Newsletter
Email:
Poll: Fjala e Lire
Si ndiheni tek Fjala e Lire?
Home | TEMA | Do grimasa « pa lidhje »

Do grimasa « pa lidhje »

Font size: Decrease font Enlarge font
image Reis Mirdita

Do grimasa « pa lidhje »

Reis Mirdita

Shqiptarët nuk janë komunistë?!!! S'e kanë dashur kurrë komunizmin!!!

Por kush më shumë se shqiptarët i këndoi lavdi komunizmit?

Kush më shumë i këndoi Enver Hoxhës?

Po Josip Broz-it?

E Mao-s?

Leninit e Stalinit? Dëndënja e madhe!

Ah po edhe Fidelit!

Proletariatit...!

Nuk jemi komunistë joooooo, veç kemi këndua e shkrua për qejf! Po ashtu kemi bë vizatime e buste, filma e drama, ashtu për qejf!

Rrofshin komunistët, ashtu për qejf! (ende i kemi në sortën e liderëve! Rrofshin! (Bërtitini me të madhe se vet votën ua jepni edhe sot)

Por shqiptarët nuk janë mur e s’lëvizin. Kur u siguruan se ky lloj sundimi në anët tona vdiq, iu vërsulën Egropës dërmokratike! Eu dahi bre emra Klinton, Bernard, Fukston ... për djem e për vajza preferohen: Karin, Capërin, Baltin, besa edhe Ovomaltin. Këngë, buste, portrete; adalete për europianë e demokraci mos pyet.

Ev(g)ropë se jo mahi.
Harrova..., me lajmëruan ca të njohur se në Zvicër gjen djem tash më të rritur që quhen Migros. Nuk më thanë se a ka ndonjë vajzë që quhet Coop-e, në mos për tjetër, për nostalgji ndaj kooperativës somuniste.

Nuk ishim komunistë por eu(g)ropianë jemi, ashtu sa për modë e për të zgjatur dorë!

Rrofshin emrat e ri që nuk kanë asgjë me shqiptari!

Rroftë ideologjia që s’ka hiç gjë me shqiptari!

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1