Newsletter
Email:
Poll: Fjala e Lire
Si ndiheni tek Fjala e Lire?
Home | TEMA | Desmond Doig, “shënjestruesi” i parë i Nënë Terezës

Desmond Doig, “shënjestruesi” i parë i Nënë Terezës

Font size: Decrease font Enlarge font
image Desmond Doig, “shënjestruesi” i parë i Nënë Terezës

Desmond Doig, “shënjestruesi” i parë i Nënë Terezës

Dr Fatmir Terziu

 

Desmond Doig, redaktori, shkrimtari, piktori, projektuesi, fotografi, njeriu i ekspeditave, konservatori, njeriu i Rilindjes dhe një njeri i lirë në Katmandu, thotë Lisa Choegyal, ishte i pari që solli vëmendjen e botës për një murgeshë shqiptare me emrin Nënë Tereza, tashmë Shenjtore.  Në librin tij “Nënë Tereza: Njerëzit dhe puna e saj” (Londër: Collins, 1976) në rreth 175 faqe ai paraqet me një gjuhë të detajuar punën e deriatëhershme që përkonte me 20 vitet e fundit Nënë Tereza, vite të cilat Shenjtorja i kishte përkushtuar pa ndërprerje mes shumë të varfërve. Doig ishte ai që shkroi: “Nënë Tereza ka sjellë ngushëllim për të varfrit që po vdesin, ka pastruar plagët e lebrozëve, ka mësuar dhe ushqyer fëmijët e lagjeve të varfëra. Dhe të gjitha pa asnjë motiv të mëvonshëm, pa kërkuar, në fakt shmangie, publicitet. Puna që ajo po bën është me të vërtetë e mrekullueshme dhe ka sjellë dashuri dhe një aluzion të jetës për mijëra bashkatdhetarët tanë të pafat që janë hedhur poshtë nga shoqëria në tërësi.”

Mbi bazën e këtyre fjalëve të shkruara me zell dhe dashuri më pas Desmond Doig u bë pjesë e referencave, duke u bërë kështu një sy i madh në mesin e milionave syve që u interesuan dhe ndoqën gjatë emrin dhe veprën e Nënë Terezës. Ndaj me të drejtë Lisa Choegyal jo thjesht si një rikujtim por si një fakt për këtë emër të përkushtuar, që solli mjaft gjëra në vëmendje, shkruan: “Megjithëse emri i tij nuk mund të jetë më një fjalë familjare në Kathmandu dhe Kolkata - "Cal" siç e quajti ai - ndikimi i tij lirik dhe entuziasmi i zhurmshëm akoma ndihet. Desmond ishte një redaktor, shkrimtar, piktor, projektues, fotograf, ekspeditor dhe konservator - një njeri i Rilindjes, edhe pse më saktë një njeri i mirë në Katmandu. Pasi u pensionua këtu në fund të viteve 1970, pasioni i tij për magjinë e Luginës nuk na dëboi të na frymëzonte dhe ai kënaqej me mjeshtërinë e gjallë të tij të gjallë dhe me njerëzit - "mozaikun etnik" dhe "kryqëzimin e kulturës" për të përdorur fjalët e tij.

Por duhet shtuar se megjithë vëmendjen që ai drejtoi ndaj Nënë Terezës, Desmond Doig paraqiti dhe mendimin e tij duke cituar: “unë kam pak hezitim ta quaj Nënë Terezën një shenjtore. Një shenjtor jo në kuptimin fetar, por në një kuptim shumë njerëzor dhe njerëzor. Për fat të keq, megjithatë, Nënë Tereza e sheh veten si një katolike shumë fetare, e konsideron rendin e saj - Misionarët e Bamirësisë - si të përkushtuar ndaj kauzës së Perëndisë dhe Jezu Krishtit. Dhe kjo, unë duhet të rrëfej, godet një shënim të paqëndrueshëm për mua.”

            Arsyeja që ai bëri të njohur Nënë Terezën ishte fakti se Nënë Tereza shkoi në misionin e saj pikërisht nga Irlanda, ku ai vinte nga kjo origjinë, i lindur nga prindër anglezë-irlandezë në Indi, kishte më shumë se një arsye të fliste ndoshta i pari në atë vend. Desmond që kishte studiuar në Kurseong, shërbeu me Gurkhas në Luftën e Dytë Botërore, dhe e bëri emrin e tij si një gazetar me “The Stateman”. Shijet e tij Artistike të artistit në zë kapën dhe fiksuan ndërtesat e vjetra dhe monumentet e Kalkutës, që u zhdukën shpejt para se të zhdukeshin përgjithmonë. Sidoqoftë, përtej të gjitha fakteve, mendimeve të shprehura në librin e tij, ai me atë që thotë Lisa Choegyal, mbetet “shënjestruesi” i parë i Nënë Terezës. Për publikun shqiptar më herët është studiuar dhe referencuar në librat e tij nga studiuesi shqiptar, i mirënjohuri për studimet e tij për Nënë Terezën, Gëzim Alpion. 

Comments (2 posted):

faruk myrtaj on 03/11/2017 14:53:16
avatar
Interesant, Fatmir

kjo bote mbahet gjalle,
ne natyren e pare te saj,
ne te krijuaren njerezisht,
nga ata qe e njohin, pranojne dhe e nderojne Njeriun
ne marredhenien me Njerezit.
Eshte tjeter, pastaj, cfare raporte
apo linja komunikimi vendose ai, individi,
me pertej-njerezoren...

Desmond Doig, i nderuar qofte ne qashtersine e tij!
Lexues on 04/11/2017 14:07:55
avatar
Sa falenderime ju dedikojnë lexuesit e Fjala e Lirë me artikuj të tillë plotë interes!
Respekt!

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1