Newsletter
Email:
Poll: Fjala e Lire
Si ndiheni tek Fjala e Lire?
Home | TEMA | Gjithësesi: Big Thank You Mr Ambasador!

Gjithësesi: Big Thank You Mr Ambasador!

Font size: Decrease font Enlarge font
image Ambasadori i ShBA në Tiranë, Donald Lu,

Gjithësesi: Big Thank You Mr Ambasador!

Dr Fatmir Terziu

 

Ambasadori i ShBA në Tiranë, Donald Lu, shpalosi publikisht një deklaratë në mjedisin shqiptar se “Katër klane kryesore kontrollojnë 20 familje kriminale që menaxhojnë operacione kriminale ku përfshihet trafiku njerëzor, shantazhi, vjedhja e makinave dhe pastrimi i parave.” Jo se kjo nuk dihet. Jo. As dhe pse thuhet tani. As dhe pse ende heshtet. Të gjithë e dinë. E di politika. E dinë mediat. E dinë gazetarët. E dinë akademikët. E dinë studentët. E dinë ata që heshtin dhe ata që pëshpërisin nën zë. E di populli. E dinë të gjithë. Por të gjithë prisnin të shpërthente kryediplomati i SHBA-së. Dhe mediat thanë menjëherë se “Deklarata të forta vijnë nga ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu në 20-vjetorin e shkollës së Magjistraturës”. Kjo u duk qartë dhe thjesht se ishte sa për të shtuar laryshinë e lajmit. Për të thënë tashmë hapur atë që dihet, por që thuhet nga Tjetri, (se pa të nuk bëjmë dot ne), pra “Katër klane kryesore kontrollojnë Shqipërinë”, tha Lu, duke shtuar se “kanabisi do të kthehet prapë nëse nuk arrestohen “peshqit e mëdhenj”.

            Deklarata e z Lu shkon me një parantesë që të bën të thellohesh më tej: “Më në fund shqiptarët duhet të jenë krenar për përparimin; d.m.th. kundër kultivimit të kanabisit. Por sfida më e madhe është ende përpara Shqipërisë, lufta kundër krimit të organizuar. Derisa peshqit e mëdhenj të arrestohen e të ndiqen penalisht e të futen në burg, kanabisi do të kthehet.”

Ambasadori shkon më thellë: “Janë disa emra të famshëm kriminelësh shqiptar si trafikanti i drogës, Emiljano Shullazi për të cilin media pretendon se vazhdon të bëjë trafik nga qelia e paraburgimit, apo Lul Berisha, kreu i bandës së Durrësit që gabimisht u lirua herët nga zyrtarë të burgut, kjo çoi në arrestimin e drejtorit dhe avokatit, po në mënyrë të mistershme është i lirë. Së fundmi, Klement Balili, trafikant droge i kërkuar nga Greqia dhe DEA e SHBA, po që ka dalë t’i shpëtojë drejtësisë shqiptare për 18 muaj falë paaftësisë së prokurorëve, policisë dhe minsitrisë së Drejtësisë.” Ka dhe shumë shullazë, lul berisha dhe klement balilë të tjerë në Shqipëri”, tha ambasadori Lu. Po për ta pse heshtet? Cilët janë ata?

            Fundja dhe pse doli deklarata, dhe pse rendi me vrap Ministri i Drejtësisë, Fatmir Xhafaj, në praninë e Ambasadores së Bashkimit Evropian në Tiranë, Romana Vlahutin, ajo që pritet dihet. Pak aksion “politik” sa për të thënë se ne i marrim gjërat seriozisht dhe kaq. Megjithatë le të shpresojmë, se shpresat na kanë mbajtur gjallë, me dhe pa këto “Katër klanë kryesore kontrollojnë 20 familje kriminale që menaxhojnë operacione kriminale ku përfshihet trafiku njerëzor, shantazhi, vjedhja e makinave dhe pastrimi i parave.”  Gjithësesi Big Thank You Mr Ambasador!

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1