Newsletter
Email:
Poll: Fjala e Lire
Si ndiheni tek Fjala e Lire?
Home | TEMA | 105-vjetori i lindjes së Sabiha Kasimatit

105-vjetori i lindjes së Sabiha Kasimatit

Font size: Decrease font Enlarge font
image Petro Luarasi

105-vjetori i lindjes së Sabiha Kasimatit
 
Petro Luarasi
Sabiha Kasimati. Nderim dhe brengë
Sabiha Kasimati (1912-1951) po përmendet gjithnjë e më shpesh në këto dy dekada si një  ndër  gratë e shquara shqiptare  që meriton më tepër vëmendjen e studiuesve dhe të institucioneve  për t’ia hulumtuar jetën, veprimtarinë dhe veprën si dhe për ta  vlerësuar siç e meriton.
Ndonëse për atë janë shkruar me qinda faqe nga shumë autorë,   tematika paraqitet  e varfër, përsëriten tërkuzë e perifrazohen në forma të ndryshme  faktet  dhe opinionet  e dy-tre studjuesve si dhe propagandohet kryesisht aspekti politik i fundit të saj tragjik duke përçartur edhe ndonjë hipotezë ‘’bindëse’’ mbi veprën e saj të panjohur. Shkencëtarja martire Sabiha Kasimati meriton shumë më tepër studime të thelluara dhe jo hamendje.
Familja e arsimimi
Sabiha Kasimati u lind në truall të huaj, në Edërne (Adrianopojë) të Turqisë më 15 shtator 1912, në pragun e pavarësisë së shtetit  shqiptar, por u mëkua, u rrit dhe u edukua si shqiptare e kulluar  në vatrën  e një familjeje të madhe në numër dhe vlera, me  farefis të gjerë   dhe lidhje të thella, me kontribute atdhetare, kulturore e shkencore, përpara dhe pas çlrimit të Shqipërisë. Krushk i tyre qe edhe kryeministri i zgjedhur  nga Kongresi i Lushnjës,  Sulejman Delvina,  gjak i tyre qe edhe trimi i shquar antifashist Refik Refat Kasimati me pseudonimin  "Kardiaku".

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1