Newsletter
Email:
Poll: Fjala e Lire
Si ndiheni tek Fjala e Lire?
Home | TEMA | “Gjuha Tjetër” nuk do të thotë “Letërsi Tjetër”

“Gjuha Tjetër” nuk do të thotë “Letërsi Tjetër”

Font size: Decrease font Enlarge font
image Faruk Myrtaj

“Gjuha Tjetër” nuk do të thotë “Letërsi Tjetër”


 

 Mbase mund të shtyhemi më tej dhe të pyesim,                              

 cilët janë kriteret: Të shkruash? Të jesh i botuar? Ku je,                            

si krijues, në gjuhën shkruar apo në gjuhët përkthyer?


Faruk Myrtaj


Vangjush Ziko, ardhur pak si vonë në Kanada si poet, njohës i mirë i udhës së moçme të kulturës shqiptare, duket se e "fsheh" moshën, teksa rrëfen se ka hyrë jo veç në koridoret por edhe në kthinat e historisë jo aq të vjetër të letrave kanadeze. Ardhur si bashkim familje, vërejmë se ka hyrë në procese familiarizimi e unifikimi edhe me “familjen e letrave kanadeze”.

Letersia kanadeze-nese kemi te drejte ta ngushtojme qenien e saj, sic vetë Kanadaja, është një hapësirë e madhe, jo aq e populluar. Kjo e bën, së paku në dukje, disi të vështirë rrokjen e tërë përmasës së saj. Por, në thelb të kësaj strukture, anglishtja si gjuhë e parë dhe jo më pak frëngjishtja si mundësi, nuk e bëjnë të domosdoshme përkatesinë kanadeze të autorëve të tjetërllojtë aty. Për fat të mirë, edhe për krijuesit shqiptarë, jo aq të vështirë trokitjen, procesin e të shkruarit dhe bashkëjetesën në këtë mjedis.

Sigurisht, ngaqë letërsia në radhë të parë është gjuhë, “gjuha tjetër” është barrierë e zorshme për tu kapërcyer, qoftë edhe për një newcomer, të sapo-ardhur  zakonshëm, pa interesime të drejtëpërdrejta me fjalën si art; natyrisht, më e veshtirë për një krijues që në tjetër gjuhë fillon të ndjejë dhe në tjetër gjuhë do duhet të filloj të shkruaj…

Megjithatë, përderisa flasim për krijimtarinë si prurje thjesht e thjesht vetiake, pavarsisht ku shkon e kush e pret, pra në cilën gjuhë e vërejmë, problemi i parë është “të bëhesh, të jesh shkrimtar” jo aq se “të dukesh dhe si të vërejnë të tjerët”, pra në cilën gjuhë. 

Ciklet e Vangjush Zikos te “Fjala e Lirë”, për shembull, edhe sikur vetëm për to të flasim, pasi mund të shtojmë edhe emra të tjerë, që janë shfaqur e tërheqin vëmendje- edhe kur jo në gjuhën angleze apo frënge, në pamjen tyre më të arrirë, në emocionin që shprehin, në prurjen që shtojnë, s’ka përse të mos llogariten si përkatësi e letërsisë kanadeze, në mos botërore.

Sidomos në kulturën dhe krijimtarinë e kësaj hapësire që quhet Canada, që mbase më thekshëm se kushdo tjetër mbi-quhet Atdhe I Emigrantëve- jo thjesht për kronologji gjeografike a biografike të autorëve që shkruajnë aty-, të qenit ndryshe nuk është aksident, as mangësi, edhe pse dukja hë për hë, përkohësisht mund të jetë ndjesitjetër. 

Pothuaj tërë emrat që përmend Ziko në shkrimin e tij janë të ardhur në Canada, ndokush ardhur dhe kthyer në trojet lindur.

Mbase mund të shtyhemi më tej dhe të pyesim, cilët janë kriteret: Të shkruash? Të jesh i botuar? Ku je, si krijues, në gjuhën shkruar apo në gjuhët përkthyer? 

Kam pasur rastin të përkthej, mes një tufe tregimtarësh kanadezë të hershëm e të sotëm, edhe romanin “No Great Mischief” të Alistair MacLeod, një autor pothuaj klasik edhe sa ishte gjallë, së fundi. Mbase për shkak të origjinës së autorit, ndjesë pastë, në roman –në mjedise e kulturë anglo-skoceze-kanadeze, ndjehen aq shembëlluese me atë të trojeve tona sa autorin mund ta ndjesh si shqiptar! Letërsia merr me vehte tërë cfarë jetët njerëzore trashëgojnë në genin e tyre nga një gjeneratë te gjenerata tjetër. Pavarësisht prej kombeve kudo ku janë, aq më shumë kur të tërë kanë përfaqësuesit në këtë vend! Kanadaja është ilustrimi më I mrekullueshëm për këtë. 

“Virgjëreshat Shqiptare” të Alice Munro, sjellë prej kohësh në shqip nga Betim Muço, ndjese paste, është një provë më shumë se kjo botë- aq më lehtë dhe më pashmangshëm ajo letrare- merr e jep mes vetes. Migracioni I jetës, pra edhe I kulturës, është përditshmëri pa kufi.

“Gjuha Tjetër” nuk do të thotë “Letërsi Tjetër”. Duke shembëllyer shumë më muzikën, si gjuhë përmbi gjuhët, edhe letërsia vërtetë e arrirë, nuk mbetet thjesht “kombëtare”, madje as-se-si “lokale”, kur temat, motivet apo subjektet janë të Njerëzimit, të Kohës pa Kufijë. Autorësia apo cilësimi si përkatësi, nuk përcakton dot inkuadrimin në këtë apo atë letërsi.

Trishtimi apo vetmia si kulturë të jetuari për shkak të rrethanave, aq të pranishme në krijimtarinë e Zikos- dhe të tërë krijuesve ardhur sado pak me vonesë në mergim, pra jo vetëm të tij, nuk mbeten aspak thjesht “shqiptare”, nëse marrim përsipër të shprehemi kështu; përkundrazi: janë njerëzore, fenomene globale, pse jo: universale. Kur kryhen, kur seliten, kur derdhen sic jetohen në thelbin e qenies njerëzore, packa se në një gjuihë të vogël, le të themi shqipe, janë poezi,. Pak rëndësi ka nëse Vangjush Ziko shkruan në anglisht apo në shqip, madje nëse botohet apo jo në ndonjë gjuhë tjetër.

Nga ana tjetër, kur autori nuk arrin të gjej veten në gjuhë tjetër, përkthyesi, në përgjithësi, shërben në kapërcimin dhe afrimin e dallimeve midis. Kjo mund të ndodh, por në vetvete, për aktin krijues si realizim i vehtes, nuk është meritë dhe as jo-meritë e tij, kur sjellja ne gjuhe tjeter nuk ndodh dot. Ti mund ta shkruash letërsinë po aq universale sa autori vendës, dhe kjo është e tëra. 

Përkthyesi është fat, përvojat rrëfejnë se nëpërmjet përkthyesve kanë mërguar vetëm ndopak krijues ndihmuar prej pushtetesh e qeverish mecenate, që jo gjithnjë rezultojnë historikisht si fat I bukur.

Vangjush Ziko është realist, por ardhur nga një mjedis letrar pa shumë dritë të brendshme, padashur vërejmë më pak dritë se ç’është, edhe këndej. Në autoret e sotem, por me qarte akoma nga radhët e moshës së re të shqiptarëve –edhe pse prindërit e tyre nuk mërguan për letërsi, kanë nisur të shfaqen autorë që jetojnë aktivisht, ushqehen me leximet e kulturën këtu, marrin frymë këtë ajër, shkruajnë natyrshëm edhe në gjuhët këtu. 

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1