Newsletter
Email:
Poll: Fjala e Lire
Si ndiheni tek Fjala e Lire?
Home | TEMA | “Bërje shurre”?!

“Bërje shurre”?!

Font size: Decrease font Enlarge font
image “Bërje shurre”?!

“Bërje shurre”?!

 

 

 

Një kolegu im anglez, pas shumë bisedave të lira me të, sigurisht pas interesimit personal të tij për Shqipërinë dhe fjalëve superlative, këtë vit vendosi të vizitonte bashkë me të shoqen vendin e shqiponjave. Ai udhëtoi në disa qytete të Shqipërisë dhe ishte mjaft entuziast dhe mjaft i ndjeshëm me celularin e tij, duke pëlqyer, falenderuar dhe ndjerë pozitivitet për Shqipërinë me fotot që ai postonte herë pas here në Facebook. I pëlqeu ushqimi, mjaft interes kishte për njerëzit, ndjeu bujari, respekt, por nuk nguroi të më pyeste dhe për një faturë që e solli me mesazh.

            Fatura e tij kishte këtë togfjalësh: “Berje shurre” në krahun e të cilit ishte dhe pagesa 40 leke. Fatura me kete togfjalësh të bënte dhe të qeshësh, por dhe të qash në vetvete. E pashë me kujdes. E rishikova përsëri. Nuk dija si të përgjigjesha. Nuk dija vërtet. Pas disa ditësh e pashë një të ngjashme të postuar dhe nga E. Hysa në Facebook ku kishte dhe një shtesë tjetër: “Vlera pa TVSh B 20 … 33.33” dhe TVSH B 6,67” ku më pas thuhej se TOTAL Lek 40,00” dhe shkruhej se ishte paguar me “Para në dorë: 40, 00” Jepej dhe numri i rregjistrit elektronik, data dhe kuponi tatimor nr …” Kjo kishte ndodhur më 16/09/2015, pra dy vjet më parë. Dhe në këtë kupon nuk mungonte stema e RSH dhe nënshkrimi i Institucionit MF.

Comments (10 posted):

Zija Cela on 14/08/2017 07:48:59
avatar
Te perqafoj perzemersisht, i dashtuni Fatmir Terziu. T'i vesh gishtin kokes, ne kete rast mun te thuhet: Te na mbetet gozhde ne koke ky pamflet!

Zija Cela
Dhimiter Nica on 14/08/2017 07:49:42
avatar
O Zot,kjo është çmenduri...Shqipëria e arritjeve totale në demokraci...Ia kemi kaluar edhe Europës....!

Dhimiter Nica
Astrit Nurka on 14/08/2017 07:50:18
avatar
Kjo tregon qe shteti funksionon...

Astrit Nurka
Ismail Cala on 14/08/2017 07:50:59
avatar
Cpo na shohin syte e na degjojne veshet...imagjino se cfare disipline tatimore kemi!!!

Ismail Cala
Anka Cullaj Kotori on 14/08/2017 07:51:39
avatar
E di qe ata qe hedhin te dhenat e mallit ne komp.e marketit jane analfabete? E kam pare dhe ne te dhena te tjera.
Anka Cullaj Kotori
Frida Musai on 14/08/2017 07:52:21
avatar
Arritje

Frida Musai
Kadrije Gurmani on 14/08/2017 07:52:53
avatar
Turp i gjalle

Kadrije Gurmani
Anila Vorpsi on 14/08/2017 07:53:42
avatar
Sa turp

Anila Vorpsi
Valbona Faulds on 14/08/2017 07:54:20
avatar
E tmerrshme e pa falshme

Valbona Faulds
kadri Tarelli on 16/08/2017 19:59:47
avatar
E lexova shkrimin, u turbullova. I lexova komentet u trishtova. Pse do të thoni ju? Sepse të gjithë ia venë fajin analfabetit që paska shkruar shqip, të zezën mbi të bardhën. Më thoni si ta shkruante që mos na mbetej qejfi? Dikush do të thotë mos t'i merrte lek. Çudi e madhe me ne shqiptar1%t. Pse nuk themi ç'marrëzi ka bër pushteti lokal, në të gjitha qytete tona, ku u prishën të gjitha banjat publike. KY veprim nuk u bë sot, por disa vjet më parë. Unë kam parasysh Durrësin, ku në vendet me grumbullim të madh, pranë institucioneve kryesore kishte disa banja. Nuk ka asnjë të tillë. Unë pyes, pyetni edhe ju, Pse? Madje është interesant se, mbi disa prej tyre nuk janë bërë as ndërtime, që të justifikohen. Thjesht janë mbyllur.
Mos u turpëroni nga fatura, por nga veprimet e drejtuesve tanë.
Me mirëkuptim!

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1