Newsletter
Email:
Poll: Fjala e Lire
Si ndiheni tek Fjala e Lire?
Home | TEMA | Ai, përkthyesi i fjalës si klithme shpirti, Qazim Shemaj

Ai, përkthyesi i fjalës si klithme shpirti, Qazim Shemaj

Font size: Decrease font Enlarge font
image Faruk Myrtaj

Faruk Myrtaj

Ai, perkthyesi i fjales si klithme shpirti, Qazim Shemaj, ne emailin On Saturday, November 5, 2016 4:53 PM, me shkroi: 

Po te dergoj ciklin nga Pushkini, vetem kater poezi jane te njohura qe nga 1964:
- A.P. Kernit
- Bukuroshja
- E bukur moj, mos m'i kendo
- Rrusallka - perkth I. Kadare...

Ja tri prej tyre...
 
QAZIM SHEMAJ
  
Dorida   

Më joshin buklet e saj të arta,
Fytyra e qetë, retinat e kaltra.
Dje mbrëma miqtë i lashë në pije,
Në krahët e saj u deha dashurie;
Stuhi pasionesh të reja, të vjetra,
Sa shuhej një dëshirë, sakaq ndizej tjetra;

U shkriva, po ja, mes territ të pabesë,
Të tjera hullira m’u shfaqën n’atë mes:
Ca  brenga  t’ fshehta  zemrën  ma mundojnë
Dhe buzët  emra  të tjerë murmurojnë


   *   *   *

Më  rrallë po rravgojnë retë mërgimtare
Dhe yjtë e mbremjes- të lëmekur fare,
Gjysmëhëna përhën rrafshinën e venitur,
Gjirin e detit dhe shkëmbenjtë e përhitur,
E dua këtë dritë të zbehtë hënore,
Se kjo më përhumb në vise përrallore,
Më kujton argjendin e hënës së plotë
Mbi vendlindjen e paqtë pikuar si lot,
Ku plepat sogjetojnë luginës së lire,
Ku ka korije e qiparisa erëmirë,
Ku ëmbël deti valëzon në mesditë.
Dikur atje pashë së pari bukuritë:

Mbi det kam soditur, më lëshonte ai
Kur ulej hije e mbremjes plot fshehtësi
Dhe vasha e re n’errësirë më kërkonte,
Duke thirrur shoqet, gjasë t’i takonte.

  Muza  

 Më ka dashur herët, që në fëmijëri,
Më besoi këngën, harpën plot magji;
Me përkushtim, me buzëqeshje të ëmbël,
Më nxiste të shkruaja ç’kisha në zemër.
Ende njomëzak, si në lojë, çdo ditë,
Nisa himnet për bukuritë e hyjnitë,
Idilet nga jeta baritore nisa,
Nga agu në mbremje shtegoja nëpër lisa.
Për vajzat, me zell i mësoja të fshehtat,
Me ëndë i prisja shpërblimet, të shkretat.
Me krelat e lira e ballin e menduar,
Vetë muza ma hiqte harpën nga duart.
Ajo, me frymën e saj si hyjni,
Ma mbushte shpirtin plot hir e shenjtëri. 


Pak rreshta proze pertej poezive

Petrit Ruka dhe Ilirian Zhupa natyrisht ishin miqte e tij me afatgjate. Ca te tjere si puna ime erdhen vone ne kete shoqeri, si per te deshmuar se mund te jesh ne nje miqesi te tille pothuaj te perjetshme, packa se dallimet ekzistojne deri ne ate fare feje sa dukesh i tjetert me ta!
Ilirian Zhupa i ishte miku redaktor i permbledhjes se mbrame poetike -se ndonje tjeter mbase do ja plotesojme te gjithe bashke, edhe duke qene larg e larg!-, teksa shenimi Lamtumire per Qazim Shemajn, shkruar prej Petrit Rukes sikur edhe e vetmja shenje te shokerie krijuesish te se njetes Zone Operative!te ishte, do te qe mjaft...

Per te shtuar dicka ne klimen rreth Qazim Shemajt, do ja lejoja vetes te ofroja mesazhin e mbrame qe nisa ne adresen email te Qazim Shemajt pas Ikjes Per Andej, pergjigjen per te cilen e mora prej Ditos, gruas ne prani te se ciles ai mbylli syte...

...
 U larguam shume,
 Qazim i dashur...ti qendrove aty...
Se kush shpeton, hajde merre vesh kete jallane...

Por secili ka udhen e vete...
Ti pate fat, tere jeten mbete mes njerezish qe te deshen dhe te sherbyen me shpirt e perkushtim...

Edhe se fundi, kete gje lexova ne mesazhet e Ditos...

Dritani e Vellezerit e tu te deshen, ne merak te bukur, do te thosha po te kishim qene bashke ne oren e fundit, vella i respektuar...

E vuaje fjalen, per poezine tende, por edhe "Driten" gazeten e braktisur pothuaj prej te gjitheve, si pronen belike prej nga ku shkrimtaret e poetet gjithnje jetim ne ate truall, u perzune me lejen absurde se ishin te lire te shkonin per gjithkund tjeter...!

U larguam shume...
Ja, edhe lajmin e me ne fundme, e mora vesh on line...

Sigurisht, pac Udhe te lehte, Qazim, 
se udheve jemi...te gjithe!

faruk myrtaj
Mergimtar i Larget

ps. Vito, te rroni vete, 
nderuar qofsh qe iu gjende Qazimit tone 
ne menyren me fisnike qe ai meritonte dhe ti nuk ia kurseve, 
prano edhe ngushellimet tona, si pjese te nje familje, pjeserisht te merguar...
Te lutem, percillja keto ngushellime edhe Dritanit dhe Vellezerve te Qazimit, qe do te na mungoj shume...

faruku

Comments (2 posted):

AL on 10/08/2017 23:35:09
avatar
Faruk i dashur,
Qazimin nuk e kam njohur por dhimbjen qe la pas e te ka prekur, po, tregojne se cfare shoku ke humbur, ke patur.
Ngushellimet e mija.
Astrit Lulushi
Lame Fandi on 14/08/2017 10:01:36
avatar
Nuk ka patur poezi te shkruar nga Qazim Shemaj, qe te me leshonte pa me bere pjese te saj. Une nuk jam takuar me te, po e kerkoja gjithnje kenaqesine, sapo i shihja emrin neper faqet e shtypit letrar. Dhe gjithnje e kam gjetur.I pabujshem, por bindes me fjalen e tij "njomezake" poetike. Kam parafytyruar peizazhe terheqese me fuqi magjike sa here e kam lexuar Qazimin.Vazhdoja qe, pavaresisht nga mosha dhe distancat gjeografike qe na ndanin, nje dite do ta takoja dhe do ta beja shok. Nuk me shkoi mendja se e kishim humbur kur nisa te lexoj kete shkrim te ndjere thelle prej Farukut, po duke lexuar poezite e perkthyera prej tij, qe po me jepnin nje Pushkin me te madh nga sa e kisha njohur, hodha paksa i trembur per nje çast veshtrimin nga fundi dhe mora goditjen e lajmit te hidhur. Por, nuk lexova gjithçka. U ktheva perseri atje ku kisha mbetur, te poezia, ku Qazimi vazhdonte te ishte gjalle, madje te mbante gjalle edhe Pushkinin me fjalen qe ishte pa asnje dyshim e te dyve.

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1