Newsletter
Email:
Poll: Fjala e Lire
Si ndiheni tek Fjala e Lire?
Home | TEMA | Ismail Kadare- një evropian i llojit të posaçëm

Ismail Kadare- një evropian i llojit të posaçëm

Font size: Decrease font Enlarge font
image Fahri Xharra

Ismail Kadare- një evropian i llojit të posaçëm

Nga Fahri Xharra

Ishte kjo nata kur ismail Kadaresë iu nda çmimi anëtar i përjetshëm i Akademisë së Shkencave politike dhe morale (Académie des Sciences morales et politiques, Paris, Francë).

“Urdhëroni, Zotëri, e zëni vend në mesin tonë, sepse duke ju zgjedhur juve, ne jemi përcaktuar për një evropian të vërtetë, por një evropian të llojit të posaçëm, një ballkanas i cili, edhe më shumë se kjo, është edhe një shqiptar, përfaqësuesin eminent të një kombi dhe një kulture më autentike të Ballkanit“. Fjalë të zgjedhura të njeriut të madh, dalë nga një popull i madh!

Kadareja duhet ditur të lexohet!

Përderisa japonezët e lexojnë “Prillin e thyer“, norvegjezet e lexojnë “Kush e solli Doruntinën?” , derisa baskët e lexojnë në gjuhën e tyre “Urën me tri harqe” , të gjithë në një çast flasin shqip, dhe mundohen ta kuptojnë dhe përjetojnë jetën politike shqiptare.

Ky Ballkan, d.m.th. malet e thyera; gadishulli, morfollogjia e të cilit është e një origjinaliteti shqetsues, tokë e udhëve kaluese të hapura dhe e klimës së tepruar dhe erërave të egra, e kryqëzuar nga stepat e vrazhdë me butësinë e brigjeve të lumenjëve, udhëkryqi i qytetërimeve. Shpërnguljet dhe pushtimet janë munduar të lëne shtresat etnike, të përziera nga fiziku njerëzor, i komplikuar nga karakteri njerëzor dhe social. Pellazgët, ilirët, grekët dorik, romakët, gotët, bizanti, hunët, bullgarët dhe turqit aty janë takuar dhe kanë luftuar. Të gjthë i kanë lënë gjurmët, por askush nuk ka mundur ta bashkojë Ballkanin. Por gjuha, fenomen natyror, në një shtrirje të madhe shqiptare, ka dhënë shembull.

Por të gjitha këto i mësuam nga Kadareja, të cilin e kemi në mesin tonë, u tha në natën e të Hënës së fundit të Tetorit 1995, në Paris. E madhe ajo natë! (por pa kryetarin e shtetit shqiptar?).

Ju, Zotëri, e keni treguar se sa e fuqishme është etika dhe politika nga mesazhi letrar, i cili pushon në guximin dhe talentin tuaj. Vendi juaj është në mesin tonë – u tha atë mbrëmje.

Por kë po e pranojmë sonte në mesin tonë?- M. ALAIN PLANTEY (Président de l’Institut, Président de l’Académie). Romansierin më të madh të kohës sonë, që do të ulet në mesin e bashkëpunëtorëve të jashtëm të Akademisë sonë. Zotëriu Plantej (Plantey). Pastaj e vazhdoi. Në vitin 1989 Ismail Kadare ishte zgjedhur anëtar me korrespondencë në sektorin e historisë dhe gjeografisë të Akademisë sonë. Një njeri i romaneve në sektorin e gjeografisë dhe historisë? Po, ishim plotësisht të bindur që puna juaj ishte e pandarë nga gjeografia e një vendi që Ptolomeu i pari e quajti Albanoi, një fjalë që ai mendonte vendin me male të cilat zinin dy të tretat e territorit, atu ku u fshehën jo vetëm të gjitha rezistencat kundër pushtuesve, por fshihej dhe ruhej vallja, zakonet dhe muzika, dhe më thelbësorja, gjuha shqipe.

Ju, Zotëri, jeni i tokës së shqipeve! Ju i lëvizni shekujt duke e shkruar DAULLET E SHIUT, dhe e shihni Gjergj Kastriotin i quajtur Skënderbe, princin e Shqipërisë dhe të Epirit në fikjen morale dhe ushtarake të dy sulltanëve.

Kadare: ”Jam i sigurt që kur flisni për Shqipërinë, keni gjithmonë parasysh anijet e mbushura me varfanjakë duke kërkuar ikje. Por ju që e keni pasur lirinë, ju e keni pranuar pa ngurrim të uleni rreth tavolinës sonë të varfër për të shijuar ushqimin shpirtëror që e kishte parë dritën në skllavëri. “Shqipëtarët, bashkatdhetarët e mi, e kishin humbur Evropën në dy raste tragjike, në shek e 15-të , sikur edhe të tjerët në Ballkan që ranë ndër okupimin otoman, dhe së dyti pas Luftës së Dytë Botërore, në kthetrat e komunizmit”.

Comments (1 posted):

Golik Kokojka on 08/08/2017 19:38:34
avatar
Jo! konkluzionit tuaj z.Fazlli Xharra!

Ti qofsh o Fahri Xharra, me kete permbyllie te ketij shkrimi,qe pa to, do kishte vlerat e merituara te atij shkrimtari te madh.
Nuk di cdo te thote MENDIMI vertete i lexuesit SHQIPTAR?!
Per TE, po citoj keto radhe...

Golik Kokojka D

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1