Newsletter
Email:
Poll: Fjala e Lire
Si ndiheni tek Fjala e Lire?
Home | TEMA | Shumë pyetje kemi për vetveten

Shumë pyetje kemi për vetveten

Font size: Decrease font Enlarge font
image Vasil Vasili

Në Çeki sa shekuj kishte që ishin ngritur universitetet? Shekulli njëzetë e gjeti Çekinë me industri makinash.
Shqipëria u fut në një sistem të ri pa universitet. Ç'gjë e dhimbshme!
Reformën agrare në Perëndim e kishte bërë kapitalizmi.
Dhimbjet që ishin fashitur prej kohësh, shkallëshkalshëm, në vendet e tjera, e zunë Shqipërinë pas 44-trës.
Reformat te ne s'ishin socialiste, ishin sociale.
Ai sistem kishte shumë pamje për t'a neveritur, por le ti themi pamjet e neveritshme me realizëm Prallëzat ishin të domozdoshme në vitet nëntëdhjetë për të ngritur një mit të ri. Sot...sot miti është ngritur. Dhe ne flasim për mitin e ri me kushtet sociale të së kaluarës, stigmatizojmë baballarët dhe heshtim për mitin që e ndërtuam ne bijtë e tyre. Ku shkojmë? 
Pa mite kombet s'mund të qëndrojnë. Veçse mitet duhet të ndërtohen që të çlirojnë energji pozitive.
Në letërsi nuk bëhesh mit me dekrete, duhet të jesh i lindur. Të lindurit të mëdhenj duhet të nderohen si të mëdhenj.
Sot janë bër me dekrete dhe për interesa klanore mite të rinj letrarë. A nuk po jetojmë me mitet e rinj? A nuk i përgëzojmë mitet e rij? Megjithatë ne na shtyp e kaluara jo e sotmja. Mos kemi psikikë të deformuar? Energjitë ndërtuese çlirohen nga e sotmja, ne jemi kirurgët e së kaluarës, por që s'operojmë dot të sotmen. Gjithëçka e filojmë me na ishte një herë... dhe do shkojmë drejt fundit të prallës që e kemi stisur vetë.
Në artin ushtarak ka një parim: Zotëro lartësitë, por jo majat. Në jetë, natyrshëm dikush del në majë. Duhet ta asgjesojmë?
Sapo kishte nisur fragmentizimi, që nuk ka mbaruar, as sot e kësaj dite... thua. Për mua është një shikim i thellë. Por vetëm kaq. Fragmentizimi bëhet për një unifikim të ri. A nuk është unifikuar shoqëria sipas skurpujsh të rinj? Mos janë më të mirë sunduesit e rinj nga të vjetrit?
Pa një kulturë dhe pa një mirëqënie që ta çimentojë kulturën, s'mund të flitet as për fragmentizimin e domozdoshëm dhe as për unifikimin e domozdoshëm. Brenda fragmentiziit dhe unifikimit është edhe smundja. Sistemet rrojnë bashkë me smundjet e tyre si edhe njeriu. 
Një gjë është e dhimbëshme dhe e përsëritur. Ne jemi gjithnjë të vonuar. Te ne dominon karakteri sanguin. Ai është refleksiv. Por përsëri ne jemi të vonuar, edhe në mendim. Mos psikika jonë priret nga e kaluara dhe nuk e ndjen të sotmen? Mos interesat e disave kërkojnë që ne të ndërrojmë pamjen e të sotmes me të kaluarën? Mos ne jemi të përpunueshëm për gjëra të vogla? Mos ka ndodhur gjithnjë kështu? Deri kur? Kur do ta daravitim kaosin tonë të brendshëm? Po a jemi të lirë për të menduar si të lirë? Shumë pyetje kemi për vetveten. Por kush do t'u japë përgjigje atyre? Kush?

Comments (1 posted):

viron kona on 07/08/2017 12:03:29
avatar
I nderuar Vasil Vasili!
Kemi vertet shume pyetje per vetveten sepse jemi edhe kerkues, shtrojme alternativa,tani qe u hapem me shume me boten edhe zgjidhjet jane me te medha, me te llojllojshme, e mbi te gjitha ne ato qendron njeriu i mire dhe i vendosur per ta mbeshtetur dhe per ta ndihmuar me sa mund shoqerine qe ajo te ec me shpejt dhe me mire perpara.
Mendoj se vet shkrimi juaj z.Vasili eshte nje pergjigje alternative, eshte nje mendim i lire dhe perfaqesues, ka liri dhe sinqeritet ne kete artikull dhe kjo nuk eshte pak.
Mendoj se tek ne ka nje te keqe, se thuajse te gjithe ata qe vijne ne krye mendojne se jane ata te paret qe e filluan jeten, u duket vetja se jane Adami dhe Eva, u duket vetja se jane ata Arkimedi qe me leven e tij levizi Token dhe ajo vijon te rrotullohet e rrotullohet,e pastaj u duket se jane Atlasi qe e mbante Token mbi shpine...
Gjithsesi, mendoj se ke te drejte ne ato qe shkruan.
Te paret tane thoshin: Ah, s`te pelqen kjo shtepi qe kam bere une, beje ti nje tjeter me te mire, por beje ama dhe, mos shaj kete qe kam bere une, mos e prish, sepse, - thoshin ata, - nuk e dime qe edhe per juve te rinjte se cfare do te thone ata qe vijne me pas, neser, se, eshte e sigurte qe ata do te vijne...
Pergjigjet i dashur mik do t`i japim ne me modestine tone, por me shume se ne do t`i japin brezat qe do te vijne, ashtu sic dhe ka ndodhur gjithnje, edhe ne jemi pjese e se teres dhe do t`i nenshtrohemi gjykimit dhe vleresimit te shekujve...Mund te ndodh qe nje individ apo nje shoqeri te perjashtoj vetveten nga e tera, por ne te vertet nuk eshte e perjashtuar sepse ajo, do apo nuk do, eshte pjese e se teres.
Urime Vasil Vasili per kete artikull te menduar qe zgjon mendime!
Ju gjithnje zgjoni mendime, ju falenderoj.

Me konsiderate per artikujt tuaj dhe kete qe sillni sot,
Miqesisht,
Viron Kona

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1