Newsletter
Email:
Poll: Fjala e Lire
Si ndiheni tek Fjala e Lire?
Home | TEMA | LIGJI PËR GJUHËN SHQIPE NA DOLI HERDHE DASHI

LIGJI PËR GJUHËN SHQIPE NA DOLI HERDHE DASHI

Font size: Decrease font Enlarge font
image KALOSH ÇELIKU

 

NGA KALOSH ÇELIKU

 

         Pejgamberi ynë, Muhamedi a. s. është Profeti i fundit sipas Kur’anit. Rrugës tij përpiqet të ecë edhe Muki me “hallall” lule, krah për krahu me “shokët” partizanë duke i vëndosur në kuadër të festës së “Ilindenit” si udhëheqës i delegacionit të LSDM –ës, nënkryetar dhe deputet i popullit “maqedonas”, në Qendrën memoriale KAÇKM –së, në Policë. Konkurencë i bën Kryeparlamentarit të Kuvendit në IRJ të Maqedonisë, Talat Xhaferit. Manifestim i “përbashkët” Historik, në të cilin nuk u dëgjua asnjë fjalë në gjuhën shqipe, e as valimi edhe i flamurit shqiptar krah për krahu me atë të “Diellit me rreze” në këtë ditë festive historike, gjoja “maqedonase” siç e lidhnin nyje gjatë protestave politike “paqësore” me vite përpara Qeverisë para se të vijnë në pushtet “vëllezërit” e Njerkës, “shqiptarët” e dalldisur gjatë ptotestave “paqësore - demokratike” me “Shpëtimtarin” në krye si “hero” politik. Edhe, atë: të përcjellur rrugëve të Shkupit me brohoritje “demokratike” si Arushën e Xhypit me dajre. Fishkëllima dhe duartrokitje frenetike partiake, pa ato thirrjet historike “vëllazëruese” të partnerit politik “strategjik” shqiptar: “Taçi vojvoda, Taçi vojvoda”...

         Megjithatë, kulminacioni i varfërisë politike shqiptare arrin me lajmin “ekskluziv” të ditës në disa mjete të informacionit: kryeparlamantari Talat Xhaferi, në prapavijë me melodi shqiptare para kamerave televizive e shpallë datën e zgjedhjeve lokale (15 tetorin 2017)?!  Edhe shqiptarët, prapë janë të pakënaqur me zyrtarizimin e gjuhës shqipe!? E ngrejnë zërin nëpër parti politike, tryeza të rrumbullakta me debate e platforma të “përbashkëta” për zyrtarizimin e gjuhës shqipe si e barabartë me atë maqedonase në shtetin e “përbashkët”. Lotët e krokodilit për gjuhë shqipe, u shkojnë rrëke faqeve. Nuk doli deri më sot asnjë burrë nane e grua shqiptare t’ua fshi me shami.

        Muki, “heroi” i sotshëm “kombëtar shqiptar” duke trashëguar emrin e Profetit Muhamed a. s. do ta tejkalojë atë në Fe Islame e politikë filozofike për “shtet Islam”. Përgjumshëm i ndjek hapat e tij historik. Pavetëdije, se: për nga aftësitë arsimore e profetike të Muhamdit a. s. i shkolluar atje në Shpellë, është larg tij me shekuj. Edhe flet jerm, se gjuhën shqipe në Qeveri: nuk e ka zyrtarizuar BDI si prti politike në pushtet, por Qeveria “maqedonase e vëllazërim-bashkimit”?! Ende turret me të katra pas herdheve të Dashit (Zaevit) mu si ajo dhelpra dinake se, një ditë do ti’i bien udhës. Bishtin mbi shpinë krenohet me të katër këmbët dhe trutë në legen, se: Ligjin për përdorimin e gjuhës shqipe e solli Qeveria, e jo BDI. O Imzot, cilin ligj?! Atë ligjin e njëjtë që e kishim deri dje në përdorim me 20 % -in nëpër komuna me shumicë shqiptare?! “Fitore” i thonë kësaj partitë politike shqiptare, pas gjithë asaj zhurme me “platformën e përbashkët” (Edi Ramës) të nënshkruar në Tiranë para zgjedhjeve parlamentare që bënë para kamerave televizive dhe syve të botës?! Plot gojën e Lapsin kryengritës e them publikisht: “arritje” politike, mu si ajo Fitorja e Pirros. Politikanët tanë, së paku ta kishin kaluar atë 20 % -in e deridjeshëm të politikës “vëllazërim-bashkimit” për 1 % -në, kur sot e di gjithë bota se, shqiptarët  në IRJ të Maqedonisë e kalojnë shifrën e 50 % -it. Gjuha Shqipe me aprovimin e këtij ligji, përsëri nuk është gjuhë e barabartë zyrtare në shtet, por do të flitet në disa komuna me 20 %  popullatë shqiptare.

      Hë për hë, Muki më del hoxhë “hallall” katundi edhe më i madh se, Ali Ahmeti?! Kutadi unë: Muki, nesër mund të dalldiset të shkruaj edhe ndonjë Kur’an të ri, shpallë Fe të re Islame të “vëllazërim-bashkimit”, në Shkup. Vetëmse, Unë i them publikisht: sot, edhe Nesër: kurrë, me kët soj “politike madhore” nuk do ta tejkalojë sektin Bekteshian Shqiptar të Baba Tomorrit: Skënderbeu, Vaso Pashë Shkodrani e Naimi me shokë.

        Hoxha ynë me “Din e Iman” (Haxhi Muki), përpak harrova të them me këmbët dhe trutë në legen, as që e di se në atë Betejë historike për Republikën e Krushevës ka luftuar edhe Pitu Guli (Pjetër Guri), që sot nuk i përmendet as emri nga Qeveria e “vëllazërim-bashkimit”. Arsye: pse na doli se, qenka shqiptar. Edhe pse, sipas fakteve historike nuk ka qenë i vetmi shqiptar në atë Kryengritje shqiptare, këtë duhet ta dokumentojnë e shkruajnë me fakte historianët. Nuk ka faj Muki (me këmbët dhe trutë në legen), shkollimin fillor  me siguri e ka kryer tek hoxha i “mëhallës” gjysëmanalfabet, ose ndonjë shkollë nate në Shtetet Arabe. “ Haber”, nuk ka nga gjuha shqipe edhe sot e kësaj dite, historia shqiptare e as nga Politika Vizionare Shqiptare për Nesër. Përmëkeq, nuk është përkundur në Djepin e Rilindasëve Shqiptar: Djepin e Vaso Pashë Shkodranit.

      Punë tjetër është ajo se, Muki në emër të popullit shqiptar ka fituar vende pune partiake (BDI) në ALSAT –M,  e sot nga Lëvizja “BESA” (“SHENJA”), dhe honorare të majme partiake e qeveritare të “vëllazërim-bashkimit”. Që, fatkeqësisht nuk i kanë pasur shkrimtarët shqiptar në Partinë “Demokratike” (Lëvizja)  me “Besë”. Kohën e fundit me atë shkollë partiake “fetare”- politike, përçudi na doli edhe deputet i popullit “shqiptar” me këmbët dhe trutë në legen?!

       Mirë, them unë: por deputet i cilit popull është ky hoxhë me “Din e Iman”?! Ish zv/ redaktor i ALSAT – M, “Rruga drejt”, redaktor përgjegjës po me atë titull afërsisht identik mashtrues për popullin shqiptar  në TV “SHENJA”?!

      Hamdi Bajrami dihet, me votat e popullit rom, i vetmi burrë politikan deri më sot, që para kamerave televizive në mes të sheshit “Makedonija”, Branko Cërvenkovskit ia beri me dorë na, kurrë në Shutkë (lagje rome) nuk do të arrish me gishtin e madh teposhtë triumfues policor, atë që e arrite me shqiptarët në Gostivar. Por i cilit popull, deputet përsëri pyes unë për të dytën herë, është Muki?! Vetëpërgjigjem: Muki është eksponenti i fundit hoxhë “hallall” i “vëllazërim-bashkimit” jugosllav. Që, patjetër një ditë duhet ta thyej qafën nga politika “shqiptare” me këmbët dhe trutë në legen!

         Dëshmi me fakte, se: falë sojit tij si politikan me shokët paratizanë, maçorri im “Platoni” ende pa i mbushur as një vit, për shkak të “politikës tyre madhore” (urbanizimit pa plan të lagjeve shqiptare) e theu këmbën. Edhe vdiq, nga pakujdesia e shtetit “përbashkët” të Mukit. Fajtori, dihet politika teknefese maqedonase-shqiptare. Ndërtimet e egra në çdo hap, park e rrugë plot përmendore betoni e bronzi pa asnjë pëllambë gjelbërimi, janë kurthë primitive antishqiptare jo vetëm për njerëzimin, por edhe për kafshët shtëpiake. Ndoshta, nga pakujdesia e tij si kafshë shtëpiake, ose njeriut politikan (hoxhë) i etshëm për pushtet që pushton gjelbërimin duke e mbuluar me beton?! Rrezikon haptas, dhe ngulfatë jo vetëm njerëzit, por edhe kafshët e pafajshme shtëpiake.

          Edhe, atë: sot, kur bota përparimtare ka kujdes për kafshët. Dhe, nëpër qytetet e tyre nuk sheh në rrugë gjatë ditës pune njerëz, e ku më kafshë endacake. Askushi, tek ne nuk kujdeset për to si banorë të këtij shteti të “përbashkë”. Edhe pse, bota dhe personalitete të artit dhe kulturës kanë ndarë fondacione humanitare për kafshët. Im Vëlla, Ramë Çeliku që punonte me vite në Paris, herë pas here kur vinte në vendlindje për pushime shpesh thoshte, se”: më mirë e pranoj të jem mace ose qen i ndonjë gruaje françeze, sesa banor i Jugosllavisë të “vëllazërim-bashkimit”.

         Individë të papërgjegjshëm partiak me të dyja duart, por edhe këmbë i rrëmbejnë fondacionet botërore dhe bëjnë biznes në emër të kafshëve, njësoj si “maqedonasit” me shqiptarët. Përveç, rrëmbimit të fondacioneve botërore humanitare për kafshët, ato i plaçkisin edhe dashamirët e kafshëve. Miqtë e tyre besnik me të cilët, përveç shtëpisë me to e ndajnë edhe bukën e gojës. Shuma marramendëse u rrëmbejnë edhe pronarëve të kafshëve për ndonjë intervenim veterinar. Kohë kjo sot, kur shëndetësia duhet të jetë gratis për banorët e këtij shteti. Poashtu, edhe përkujdesia shëndetsore ndaj kafshëve.

         Përkundër asaj, që shtëpia ime e sotshme e banimit (e blerë me para të Babait), në Shkup, aqsa është shtëpia ime personale, është edhe e kafshëve shtëpiake. Hë për hë, e dhjetë maceve. Nesër, me siguri edhe ndonjë qeni besnik. Përpiqem të arrij, ndoshta traditën familjare brez pas brezi të Babait me “nagëntin” në brez, ‘mauzerrin” fshehur në hatullat e çatisë Shtëpisë, dhe bombat në xhapat e strukes hedhur krahëve. Kafshë shtëpiake me të cilat jemi rritur ne si fëmijë në Katund, miq besnik me të cilat edhe sot e kësaj dite bashkë jetojmë edhe në Qytetin e Qyqeve. Bashkë hamë, bashkë flejmë dhe zgjohemi në mëngjes për Ditën e Nesërme. Aqsa, kjo shëpi është e imja si pronë e Babait, poaq është edhe e maceve, që një dukuri e këtillë rrallë ndodhë me hoxhallarët “hallall” dhe “vëllezërit” e Njerkës, në shtetin e “përbashkët”.

          Përmëkeq, sot te ne ndodhë e kundërta antihumanitare njerëzore: Në këtë shtet “demokratik”, ende bëhet biznes në emër të kafshëve dhe njerëzve, njësoj si me shqiptarët etnik. Rrugëve tona mbinë si këpurdhat pas shiut vend e pa vend: ndërtesa partiake biznesi, objekte fetare, shtëpi e përmendore. Egërsisht duke shkatërruar parqe gjelbërimi e prerë drunj me sëpata politike e fatare, që mezi i mbollëm dhe i rritëm gjatë sistemit komunist jugosllav. E, sot e kemi vështirë t’i shpëtojmë nga soji këtij sistemi Neokomunist “demokratik” me sëpatën në krah.  Mendja ma thotë, se: sot, në këtë shtet “demokratik të përbashkët”, më tepër ka njerëz të vdekur mes varreve, sesa të gjallë në Katund. Varreza dhe Monumente memoriale përkujtimore historike, ku Muki me shokët e vëllazëruar partizanë, guximshëm mu si dje, edhe sot haptas na përzë përmes minareve të “hoxhallarëve” në Turqi. Edhe, kët vit jubilar para kemerave televizive me “shokët” partizan vendosi “hallall” Lule, në “Meçki Kamen” (Guri i Arushës), në Krushevë.

        Edhe, kush?! Muki (hoxha i Allahut), ish zv/ kryredaktori i Tv “ALSAT – M”, udhëheqsi  i emisionit debativ: “Rruga drejtë”?!  Publikisht, përsëri i pyes shqiptarët: Cila rrugë është e drejtë e këtij hoxhë “Allahu” me këmbët dhe trutë në legen?! Amani, mos më shtini ta përsëris aktivitetin “atdhetar” politik të Lëvizjes “Besa”?! Nuk e dini, ë?! Përsëri, ja po ua them, Unë në kët shkrim publicistik: vendin meritor sipas aftësive natyrore, fetare e politike, Hoxhë Muki nuk e ka në Kuvend, po në xhami. Politika dhe Feja, nuk rrinë bashkë nën një çati. Ose, në Turqi, mos them si haxhi në Mekë me “Din e Iman”. Shejtanin ta vrasë me gurë.

         Dhe, në fund: Ligji për Gjuhën Shqipe, na doli herdhe dashi...

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1