Newsletter
Email:
Poll: Fjala e Lire
Si ndiheni tek Fjala e Lire?
Home | TEMA | Nga Edicioni i V-të të manifestimit letrar

Nga Edicioni i V-të të manifestimit letrar

Font size: Decrease font Enlarge font
image Nga Edicioni i V-të të manifestimit letrar

Reportazh

 

Nga Edicioni  i V-të të manifestimit letrar                                                                        

 

Ndërkufitar me emrin “Muzat e Alpeve 2017”                                                                      

Gjatë bisedës që zhvilluam me shkrimtaren, aktivisten dhe organizatoren e edicionit të  V-të  të karvanit të shkrimtareve të tri shteteve Kosovës, Shqipërisë dhe Malit të Zi - Ajete Beqiraj mësuam  së gjatë tri ditëve  shkrimtaret, piktoret, studiuesit të mbarë hapësirës shqiptare dhe Mali ttë Zi - marshuta e  tyre përshkoi komunat e Istogut, Shkodrës dhe në Tuz. Në Tuz në manifestimin qendror që u mbajte  u nda edhe çmimi e përvitshëm për vepër jetësore “Teuta”, shkrimtarit dhe studiuesit  shqiptar akademik Moikom Zeqos. Çmimin ia dorëzoi doajeni i letërsisë malazeze Jevrem Berkoviq. Dita e tretë përmbyllëse e edicionit të V- të letrar tre kufitar “Muzat e Alpeve 2017” i mbajtur në Tuz  filloi me vizitë në Muzeun e Etnografik të Malësisë, në të cilin karvanin e shkrimtarëve të tre kufirit i priti ikona e trashëgimisë kulturore, Shtjefen Ivezaj, i cili  ka lëshuar shtëpinë e tij private për relikte trashëgimore, duke e shndërruar  ate ndër muzetë më të pasur, Xhubleta mijëvjeçare dhe flamuri kuq e zi, dy simbole te shenjta të trashëgimisë kombëtare shqiptare, si dhe një publik i mrekullueshëm dhe në numër  nga vendi dhe diaspora, ishin imazhi më dinjitoz me ane të cilit  karvanit  shkrimtarëve do mund t’ju ofrohej mirëseardhje në qytetin e Tuzit. Teksa ulur në karriket e radhitura nën hijet e drunjte të shtëpisë së dikurshme e luksoze të Shtjefën Ivezajt të shndërruar në muze të katërfishtë, vapën kjo përvëluese për ta shuante një erë e hollë vere përzier me freskinë e poezisë dhe këngës shqipe e cila po dëgjohet gjithnjë e më pak në këto hapësira që po shkretohen ditë pas dite. Ky hero i trashëgimisë kulturore shqiptare është një shembull i dytë në botë:“Unë jam i lumtur që keni mbërrit  në muzeun e mblesës  të na nderoni  ne dhe gjithë Malësinë dhe faleminderit për fjalët e bukura për Shtjefën Ivezaj dhe trashëgiminë tonë kulturore. Ky takim për të gjjithë ne është shumë me rëndësi, sepse na bashkoj. ”- tha Ivezaj, duke falënderuar për kontributin rreth organizimit, Gjeto Kolën Camaj dhe Nikolle Camajn.

 “Muzat e Alpeve“ na kujtohen akademitë shqiptare dhe ajo malazeze

Studiuesi I mirënjohur I Malësisë Sokol Lulgjuraj, i cili krahas dy albumeve të botuara kushtua  trashëgimisë kulturore të këtyre hapësirave dhe i treti pritet së shpejti të botohet.  Kënga e kënduar në këtë tubim letrar  me titullin “thërret Prizreni mori Shkodër”- solli  emocion të veçantë ndër të pranishmit,  ku u  tha se”jemi të nderuar për këtë muze për këta njerëz fisnik të cilët  kanë  arritur të ruajë gjithë këto artefakte që është një kapital kulturor dhe ndoshta një ditë dot ë trokasë në ndërgjegjen me të  cilën  mbrohen ato ne mënyre institucionale këta njerëz janë heronj që kane arritur tI ruajnë këto vlera”.

Moikom Zeqo: “shembull se si individi e bën ate çfarë nuk  e arrin shoqëria dot”

Një e papritur e bukur për dr. Moikom Zeqon iI cili ia ka kushtuar jetën studimit shtegtimit pas gjurmëve te thesarit të trashëgiminë kulturore, promovimin e të cilit shoqata “Teuta” e ka pjesë të misionit. “Befasi për mua, është  shëmbëlltyra  jonë  me  e rëndësime se sa fjalët. Pra është një unikat. Një shqiptar i cili tregon se  atë që mund ta bëj një individ i vetëm nuk mund ta bëjnë as një strukturë e tërë njerëzisht. Në fjalen e tij  pershendetese Albert Kurtulaj, përfaqësues i Ministrisë për Kulturë, Rini dhe Sport të Republikës së Kosovës në mes tjerash tha- se mbështetja e fuqishme  e isnitucioneve të Kosovës për ngjarje të tilla do të jetë gjithmonë e pranishme. “Aktivitete të tilla  janë të domosdoshme për promovimin e trashëgimisë kulturore dhe  njohjen dhe këmbimin të larta letrare që prezantoni të gjithë ju të pranishëm, njerëz të letrave

Mesazhe të fuqishme nga “Muzat e Alpeve” në Tuz

Beqiraj, para historikut të “Teutës” uroi publikun për kurëorëzimin e përpjkejve të tyrre shumëvjecare për shpalljen e Tuzit komunë  dhe në vazhdim bëri thirrje Malit të Zi që siç u  pavarëzua nga Serbia me votën e popullatës autoktone shqiptare brënda hapësirave të tij, të respektohen  e drejta popullatës shqiptare në zgjidhjen e  çështjeve të hapura. Ndarja e çmimit për vepër Jetësore të Moikom Zeqo, ishte kurora e edicionit të V-të letrar ndërkufitar, “Muzat e Alpeve 2017”.                                            Akademiku Moikom Zeqo u tha në këtë manifestim letrar me veprën e tij, iu takon  pararendësve të brezit të lindur pas Luftës së Dytë botërore, duke shprehur me një kurorë të re mendimtari dhe njeriun e shqetësuar  në kuptimësine  e njeriut të sotëm, pa pasur dro  të na japë përgjigje të pafundme  se  kt është  realiteti i  thellësirave historike që ka krijuar njeriun, apo është njeriu i pa epur për ëndërrim që krijon realitetin e një bote të përbashkët  dhe  universale”, thuhet ndër të tjera në arsyetimin e “Teutës”. Dr. Moikom Zeqo, duke marr në dorë “Teutën” e skalitur në gurë të Trepces në mes tjerash tha se:“ështe ndjenjë e veçantë për mua  të marrë  çmimin “Teuta”.  Ky sigurisht është një homazh me karakter të madh simoblik, sic është emri i Teutes. Ne ende nuk jemi te ndergjegjshem pas njëzet e katër  shekujsh se kush ishte në të vërtet “Teuta”. Nuk jemi në gjëndje ta kuptojm sepse, pavaresisht se eshte shkruar në ende mbetemi skllevër të një historiani imperliasit te kohës dhe ne nuk e kuptojmw dot domethënjen e kësaj figure. Pra Teuta është një heroinë e madhe semantike, jo thjesht një mretëreshë.  Zeqo në fjalen e ti e falenderoi shoqaten “Teuta” për ndarjen e ketij çmimi si dhe rioganizatoren Jeta Beqiraj.

 Takimin e përshëndeti edhe shkrimtari nga diaspora Fran Camaj. Tubime të tilla na tha në fund të bisedës Ajete Beqiraj  ky manifestim letrar dhe të tjerat na  ofruan dhe na bashkuan, jo vetëm ne si shqiptar, por edhe popujt tjerë me t’cilët bashkëjetojmë edhe përkundër problemave të shutma të cilat I kemi tejkaluar me mirësjellje dhe gjakftohësi për interesin tonë të përbashkët. Në Mal te Zi ka dhjetëra toponime me emrin e Teutës,si: Qyteti I Teutës, Unaza e Teutës, Rruga e Teutës, Pra, ajo është një vlerë e perebashkët e jona, që nga koha e Dukljes, kur ajo ishte mbretëresha jonë e cila tregon se edhe malazezet  kanë  gjak ilir, sikur se edhe në shqiptarët”.                                                                                           Këmbimi I ndërsjellë kulturor në një gjuhë nga dy popuj e ndryshëm si dhe vlerësimi që iu bë letërsisë shqipe nga shkrimtarët më të mirënjohur malazez, Jevrem Berkoviq, Zuvdija Hoxhiq (Berisha), Mirash Martinoviq, Dimitrov Popoviq si dhe Braho Adrociq ishte një shembull se si dy popuj , mund të çmojnë vlerat që ofron njeri tjetrit si vlera universale.  Andaj edicioni  i  V-të  “Muzave të Alpeve”u organizua në kuadër të “Ditëve të Diaporës” më mbështetjen e Ministrisë së Diaporës, Ministrisë  për Kulturë, Rini dhe Sport e Republikës së Kosovës, ku edhe  u mbajten aktivitetet. Paraqitja dinjitoze e “Muzave te Alpeve 2017” në Istog, në Shkodër dhe në Tuz,  në masë të madhe u përcolle me një interesim nga qytetaret dhe  nga mediat e të tria shteteve.

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1