Newsletter
Email:
Poll: Fjala e Lire
Si ndiheni tek Fjala e Lire?
Home | TEMA | PASHALLARËT E KUQ, PASHALLARËT BLU

PASHALLARËT E KUQ, PASHALLARËT BLU

Font size: Decrease font Enlarge font
image NEBI DRAGOTI

NEBI DRAGOTI

                      PASHALLARËT E KUQ, PASHALLARËT BLU

                                                   Fejton

.Kjo politika me timon, pa timon nuk e di as vetë se në ç’ djall shkon. Tregohen ciceron nëpër fushata, në protesta e demonstrate për të rrokur një karrike ministrale a deputeti që t’i shkojë jeta vaj politikanit finok, oligark e gjithë lëmshit nepotik që kërkon të ndërtojë ngrehinën piramidale qeveritare. Dhe…piramidat qeveritare qëndrojnë larg halleve të këtij populli që nuk i mbarojnë hallet.

                   O shqiptar, avash, avash…

                   “Nuk keni parë gjë akoma”…

                    Eh, tepsia shihet në plazh…

Populli ka halle, këta ëndërrojnë poste, flasin për tepsi, për timon e për motor. Emri tepsi ka marrë kuptim metaforik: tepsi e mbushur me mish sa më cilësor, pjekur në hell, shtruar për qejf në dreka e darka, ku trokasin gotat me raki ballë kazani. Sillen si pashallarët e kuq, madje,, hasël-hasëll, na kanë dalë edhe pashallarë blu konfirmuar nga sistemi demokratik. Sistemin demokratik po e fusin , si duket, në hell si mish, …ku mishi të piqet për këta politikanë e helli mos të digjet. Sa për tepsinë, (tepsi floriri) ajo mbanë gjithë të mirat për të bërë jetë mondane edhe si familje, edhe si fis.

                   Qejf, o qejf pa kokë çarje,

                   tepsi mbushen e zbrazen,

                   gjithë rreth e qark politikë

                    hedhin vickla, hedhin valle…

                     Qejfe, qejfe pa kokëçarje…

Vetëm tepsia e popullit ngeli e zbrazur, e varfër dhe askush nuk po kujtohet t’i përmirësojë ekonominë e rrënuar që shkon në krizë të tejskajshme.Thotë mazhoranca, se tspsinë do ta çojë për skrap, kur populli blen dhe  rërën e detit për të pushuar, kur nuk mundesh të pushosh në hotel, se duhet të paguash 25 euro natën, blen dhe ujin e pijshëm (se, helbete, është e “varfër Shqiperia” në burime ujore, ku edhe botës ia kalon për vendburimet që ka, ku tregu ka çmime të kripura, e , ndërkohë, populli është pa punë. Këto janë mrekullitë politike, të atyre që bërtasin për tepsi e rrahin gjoksin për rritje të nivelit të jetesës. Veç, shiko, shiko, moj politikë, të dalshin sytë! Vete pushuesi në plazh dhe shtron në rërë tepsitë mbushur me spece, patëllxhan, domate e gjizë. Ai tjetri, shtrirë në rërë, drekohet me bukë, djathë e kastraveca.Tjetri nuk ka rrobe banje, se nuk i blen dot. Tjetri llogarit, por më kot, nuk merr një akullore për fëmijën që qan… Kjo është tepsia, që duhet çuar për skrap. Apo jo, moj qeveri?!...Po kush vallë do ta realizojë këtë? Pashallarët e kuq apo pashallarët blu?...Më tej shesin thana e manaferra. sigurisht, tregtojnë për bukën e gojës, se sa për tepsi…

                     Eh, shiko, gjyko avash,avash

                     e mos qesh për tepsitë në plazh…

Pashallarët majtas, pashallarët djathtas për tepsitë e tyre grinden, grricen, çirren, kacafyten pa pikë morali duke përdorur lloj-lloj sajesa fjalësh për t’i patur plot me gjithë të mirat, mbushur tepsitë e tyre. Dhe …llafet i merr era, se veç llafe janë. Hallet i mbeten popullit për zgjidhje…Pashallarët relaksohen përrallshëm me zonjat e tyre të rënda edhe përtej deteve, sepse…tepsia është bërë edhe qilim fluturues (jo si në përrallë), por realisht, sepse është mbushur me verdhushka, (ha e hudh)…pa hesap.

   Durres, 2017.

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1