Newsletter
Email:
Poll: Fjala e Lire
Si ndiheni tek Fjala e Lire?
Home | TEMA | Duhet thënë ndal shovinizmit në Ballkan, që të mos përsëriten më tragjeditë!

Duhet thënë ndal shovinizmit në Ballkan, që të mos përsëriten më tragjeditë!

Font size: Decrease font Enlarge font
image Vilhelme Vranari Haxhiraj

Vilhelme Vranari Haxhiraj

 

Duhet thënë ndal shovinizmit në Ballkan, që të mos përsëriten më tragjeditë!

 

Përshëndetje!

Ju përgëzoj që mbështesni dhe i bëni jehonë thirrjes së Prof.Dr.Eshref Ymerit për një Shqipëri Natyrale(Etnike)!

Nuk kam qenë në shtëpi ditët fundit dhe tani që sapo hapa postën elektronike më ra në sy te "Fjala e Lirë" shkrimi i Prof.Dr. Eshref Ymerit, i shqiptarit të vërtetë, i nacionalistit që është ndër të paktët atdhetarë me kurajo qytetare dhe morale, që shkruan të vërtetën,mbështetur në fakte historiko-reale. Gjithashtu më kishte ardhur edhe thirrja juaj në adresën time...Ju faleminderit!

 Ata që e quajnë veten shqiptarë, kurrë nuk duhet të harrojnë se të drejtën legjitime si banorët më të hershëm të gadishullit të Europës jugëlindore dhe autokton në këto troje, kanë qenë, janë dhe do të mbeten Pellazgo-ilirët. Kjo trashëgimi është e drejta e shqiptarëve, si pasaardhës direkt të banorëve të parë të Ballkanit,-pellazgo-ilirë. Ardhacakët e gadishullit Ballkan, fiset semite që në shek 17 par.Kr, u vendosën në ishujt jonian, me të vetmin synim për të pushtuar Trojën dhe të gjenin një vendbanim të ri në Evropë. Pasi u bashkuan fiset e ardhura nga Afrika dhe Azia, nën siglën"Grek" u përgatitën për gati 5 shekuj dhe pastaj nisi lufta e famshme  e Trojës në shek-XIII_XII par. Kr… Vetëm pas 5 shekujsh të tjerë, në shek VIII- VII-par.Kr, pushtuan gadishulin ballkanik, ku gjetën një rend social-ekonomik të zhvilluar dhe mbi kulturën e tyre ngritën një kulturë të re, së cilës i dhanë emrin " kultura helene". Këtë e arritën duke shvendosur vendin e Perëndive nga Dodona Thesprote në nalin e Olimpit, jo vetëm për ta tjetërsuar , por  edhe për ta legjitimuar lashtësinë e tyre farse në Ballkan. Lidhur me faktin e autencitetit pallazgo-ilir, po citoj dy paragrafe:

1-"Këtu tragjedia e një populli që i ka dhënë elementët më të mirë të tij, ushtarë, filosof, burrat e shtetit , të shenjtët, të gjithë pushtueseve të tij, sllavë e latin, grekë dhe turq, dhe që më në fund thërret bijët e tij, të varfër e të keqtrajtuar për ti edukuar në gjirin e tij ; që mundohet të rindërtoj me vështirësi të mbëdha një koshiencë kombëtare. Dhe kjo dëshirë kolektive ka pasur për një kohë të gjatë një sintom të vetëm por të fuqishme: ruajtjen dhe unitetin e gjuhës kombëtare."
Eugenio Vaina De Pava , "Albania che Nasce" , Catania , 1914
2"-Shqiptarëtë flasinë një nga më të vjetërat e më të bukurat gjuhë të dheut. Gjuhëratë që kanë qënë shoqet dhe motërat e shqipes, kanë mijëra vjet që kanë humbur e s'fliten në nonjë vënt të dheut. Shqipja është shoqe e ngushtë me greqishten e vjetër, me Llatinishten, me Sanskrishten, gjuhënë e Indisë së vjetër,me Zendishten, gjuhënë Persisë së vjetër, me Keltishten me Teutonishten. Këto quhenë gjuhëra të vdekura, e shqipja, gjuha jonë, q'është m'ë e vjetërë nga ato, ësht'e gjallë e flitetë edhe sot si në kohën e Pelasgvet."
(Sami Frasheri "Shqipëria ç'ka qënë, ç'është e ç'do të bëhet" Bukuresht 1899)

Historia parahelene dhe parailire, flet me gjuhën e së vërtetës, se pallazgo-ilirët ishin banorët e parë dhe shumë më të hershëm se këto fise. Për këtë dëshmon kultura materiale arkeologjike që gjendet në gjithë tokën e Greqisë së sotme, duke nisur që nga fillimet e rrënojave të Akropolit e më gjerë... Por ,duke u vendosur në gadishullin ballkanik, nisën të kërkojnë toka të reja më në veri. Duke u vendosur në qytezat ilire si në Butrint, Delvin, Himarë, Orikum, Apolloni , Durrës etje, kriuan kolonitë e tyre. Por kjo nuk do të thotë se grekët janë themeluesit e këtyre qyteteve-shtete. Ata mbi kulturën vendase vendosën kulturën e tyre duke lënë gjurmë deri në ditët tona. Por ishin ilirët të parët që hodhën themelet e këtyre qyteteve. Si dëshmi e gjallë është Butrinti si qendër e banuar parahelene ka qenë qysh nga shek XII par.Kr.  E njëjta gjë  u përsërit 15 shekuj pas ardhjes së grekëve në gadishull, me sllavët që duke u vendosur në jugë të Evropës, u quajtën Jugosllavë(sllavët e jugut) . Këto fise pa origjinë përdorën të gjitha mënyrat dhe mjetet për të zgjeruar sferat e influencës në Evropën jugëlindore. Si shovinistë që janë,metoda më e mirë e tyre ishte"Përça e sundo"! Nga që u shkon për shtat ligësia ndaj fqinjit, përdorën rrjetin e agjenturës. Ata të jugut penetruan në emër të Kishës helene, kurse të veriut në emër të "vëllazërmit të gjakut" dhe të ndijhmës recipoke., arritën që më 1945, Çamëria iu aneksua Greqisë përmes dhunës, përndjekjes  dhe çkomtarizimit. Kurse serbët me idetë marksiste -leniniste, duke e shndërruar veten në kujdestarë  dhe udhëheqës shpirtëror të PKSh-ës, futën vëllavrasjen mes shqiptarëve. Shovinizmi si metodë përdori shterpësinë e kombit më të lashtë të Evropës. Me urdhër të tyre , por me dorën e shqiptarit vranë ajkën e Kombit, fisnikërinë që është palca e kombit dhe intelektualët me kulturë perëndimore që ishin truri i kombit. Vrasjet pa gjyq,  në grupe apo si individ, pas krahëve e shndërruan Shqipërinë në një burg dhe në një varrezë mbushur me varre pa emër...Me ndihmën e E.Hoxhës dhe agjenturës serbe në Shqipëri, pasi aneksuan Kosovën në Republikën e gjashtë të Federatës Jugosllave më 1948, synouan të krijojnë një konfederatë Ballkanike me në krye Serbinë. Kështu që Shqipëria qysh gjatë viteve 1941-1948, vitet e miqësisë së madhe, ishte gati të kalonte Republikë e shtatë e Jugosllavisë. Si duket po përsëritet historia dhe duke luajtur me Maqedoninë, duke përdorur disa bukëshkalur që e quajnë të drejtë copëzimin e Shqipërisë nga Traktati i fshehtë i Londrës, harrojnë origjinën e tyre të dyshimtë, që kanë frikë të ballafaqohen me të vërtetën lakuriqe. Por  hedhin  gurin dhe fshehin dorën...,sepse kështu u shkon për shtat.

    Po pyes ndërgjegjen e këtyre antikombëtarëve: A i do i verbri sytë? Aq shumë e dëshirojnë bashkimin e trojeve kombëtare, të trojeve me etni, me racë e me të njëjtën gjuhë gjitha ata bashkëkombas që kanë në gjak shqiptarizmin! Le të shpresojmë se do të bëhet dëshira dhe vullneti i Zotit, që të mos ketë më hendeqe mes shqiptarëve! Veçse nuk duhet të harrojmë se kjo është detyrë dhe përgjegjësi e të gjithë shqipëtarëve që duan ta ruajnë identitetin kombëtar, që të mos lejojnë që të përsëriten më tragjeditë e kombit më vital, po më të leqendisur nga hajnët e kohës së vjetër dhe të re, qofshin të huaj apo vendas.

Respekte !Vilhelme

Vlorë 15-7-2017

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1