Newsletter
Email:
Poll: Fjala e Lire
Si ndiheni tek Fjala e Lire?
Home | TEMA | Z. EDVIN: “NUK DO TË BËHESH KRYEMINISTËR!!!”, “MOS VOTONI RAMEN PER KRYEMINISTER!!!”

Z. EDVIN: “NUK DO TË BËHESH KRYEMINISTËR!!!”, “MOS VOTONI RAMEN PER KRYEMINISTER!!!”

Font size: Decrease font Enlarge font
image Safet N Ramolli

Z. EDVIN: “NUK DO TË BËHESH KRYEMINISTËR!!!”, “MOS VOTONI RAMEN PER KRYEMINISTER!!!”

   Kështu kanë thënë një gazetar dhe një opinioniste më 13 qershor 2013, por nuk ishte i të njëjtit mendim kolegu potent nga Kosova. I të njëjtit mendim me dy të parët, ndoshta edhe më i papërmbajtur, shfaqej një gazetar nga Kosova, 3-4 ditë përpara datës së zgjedhjeve në qershor 2017. Personalisht do të gjykoja se parashtrime të tilla duhet të jenë të papranueshme për etikën gazetareske, sidomos në kohën kur qytetarët kanë detyrimin të paraqiten në qëndrat e votimit për të shprehur lirisht qëndrimin e tyre politik. Gazetarët dhe ata që marrin përsipër të bëjnë opinionistin mund të bëjnë analizën e problemit, por s’duhet të bëjnë apel apo thirrje që qytetarët të zgjedhin atë apo këtë politikan. Ja afërsisht si u zhvillua “debati”në emisionin e datës 13 qershor 2013, të cilin po e risjell pa asnjë ndryshim përjashtuar emrat e pjesëmarrësve për efekt etik.

 

   Në emisionin e radhës ishin përballë (me aqë sa mund të seleksionojë një vëzhgues i rëndomtë), në njërin krah, (kuptohet si zakonisht “prosaliist”) gazetaridhe opinionistja (me titull shkencor “Doktore”), dhe në krahun tjetër gazetari nga Kosova. Që në fillim të emisionit, nën okelion “Rrotacion apo vazhdimësi?”, binte në sy, se ish fiksuar nga kordinatori i emisionit se, duhej “debatuar” dhe dhënë versioni: “vazhdimësi”. Dhe ja pse: ai u jepte hapësirë të pafund kohore krahut të dy të mësipërmve, të cilët ashpërisht dhe me zëplot pohonin se, z. Edi Rama nuk është ana më e mirë e medaljes së z. Sali Berisha.

   Për të mos e harruar (jo për të anashkaluar), dëshiroj t’i kujtoj gazetarit në fjalë se kohë më parë, nuk e di për çfarë debati, artikulohej shprehimisht: Keni ndonjë problem për të zgjidhur me z. Berisha, drejtohuni tek z. ....., dhe do ta zgjidhni hallin. Më vonë në kohë po ai, në sajë të refleksionit (i cili është fenomen dhe proces i pranueshëm nga kushdo), e ka braktisur këtë slogan, sepse është ripunësuar në një televizion, dhe dihet që, “qeni leh aty ku ha”, thotë popullisepse në të kundërtën, kafshata e gojës, të hiqet nga goja.

   Nuk pata durimin e domosdoshëm të dëgjoja emisionin, sepse ndërsa gazetari ishte i ekzaltuar, opinionistja ishte e detyruar, ndoshta edhe e imponuar, të argumentonte se rrotacioni, si parim mund të bëhet , por jo të kalojë autorësia nga z. Berisha, (njeri vizionar, me përvojë etj, sipas saj), tek z. Rama, i cili ka reflektuar hoshilacione në qëndrueshmërinë morale, dhe të tjera si këto. Sipas “doktores së shkencave” (nuk e di për çfarë dege të shkencave është fjala) z. Berisha është e keqja më e vogël, me të cilën jemi mësuar, ndërsa z. Rama është e keqja më e madhe, edhe pse me të nuk jemi përballur, prandaj të vijojmë të stërprovojmë të keqen më të vogël në pafundësi. Janë disa emisione televizive, të cilët i ndjek (jo me detyrim) ku është i pranishëm gazetari në fjalë, dhe në të gjitha këto, artikulohet kundër kryetarit të opozitës duke e fyer me fjalë pejorative nga më të rëndomtat. Ai nuk ka mirësinë, që për etikë profesionale (jo funksionale), e cila është e detyrueshme për çdo njeri që ka pranuar të bëjë punonjësin e medias, gati shprehet: “Edi, ai i Gjati! E ke fjalën për atë të Gjatin? Këtë apo ato (“gjithë të këqia”) i bën Ai i Gjati; etj. etj.” Edhe pse me këto epitetime mundohet me dashakeqësi të shkurtojë shtatin e Z. “Edvin Kristaq Rama”, në të vërtetë ajo është e shëndetshme dhe vitale.

   Sipas gazetarit në fjalë, njeriu që e meriton të dëgjohet, natyrisht edhe të simpatizohet, është vetëm z. Berisha, të cilit ai i jep përmasat e mitit. Gati sistematikisht, ai shprehet se z. Sali Berisha (njeriu i bëmave të 26 majit 1996 dhe i ngjarjeve në vitin 1997; i zhvillimeve më 14 shtatori 1998; i bëmave të hidhura në ekonomi; i njeriut që u sfidua në mënyrën më spektakolare në privatizimin e ARMO-s, CEZ-it, ALBPETROL-it, hotel DAJTI-it; HEC-eve si pasuri kombëtare etj; i njeriut që urdhëroi shitjen e territoreve shqiptare 1 euro dhe që me forcën e kartonit dhuroi mijëra kilometra katrorë territor në det; i drejtuesit të shtetit kur humbën jetën 26 shqiptarë të pafajshëm në Gërdec dhe 4 të tjerë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”; i njeriut që dhuron prona publike, sikur t’i kishte trashëguar; e njeriut që di të artikulojë vetëm “rrugë-rrugica-autostradë” etj. pa menduar se duhet ndërtuar një çerdhe, një kopësht a një shkollë ku kalojnë 1/3 e ditës të miturit që e meritojnë mirëkujdesjen me përparësi etj.etj.

   Për habinë e çertifikuar të çdo njeriu normal, gazetari, i përkrahur dhe nga opinionistja, pranuan se  vrasjet e 4 qytetarëve të pafajshëm me duar në xhepa më 21 janar 2011 në bulevard përballë selisë së kryeministrisë, ishin pjesë organike e sistemit antidemokratik, sepse ata “sulmuan” (me duar në xhepa dhe farëza luledielli) selinë e kryeministrisë, ku ndodhej z. Berisha me dy gishtat lart, nën shoqërinë e z. Lulzim Basha, atëmot ministër i brendshëm, i cili pikërisht për këtë meritë u celebrua kryetar i Bashkisë së Tiranës në zgjedhjet e 9 qershorit 2011 etj. etj.

   Opinionistja, në zbatim të njohurive për “doktoraturë”, me këmbëngulje kërkonte të artikulohej raporti midis shkakut dhe pasojës për ngjarjen e 21 janarit. Edhe pse gazetari shqiptar nga Kosova, këmbëngulte se, atje ku vriten nga shteti njerëz të pafajshëm, nuk ka demokraci, për më tepër, s’mund të bëhet fjalë për demokraci funksionale, dy të tjerët pranuan se, 4 të ekzekutuarit janë viktima, pra edhe të pafajshëm, por, ata ngulnin këmbë se duhej parandaluar shkaku, (d.m.th. të ndëshkohet z. Edi Rama, që i çoi aty, ndërsa ekzekutorët, (vrasësit e tyre gjeneral N. P. dhe major A. Ll.) vranë me gjakftohtësi në emër të detyrës, “mbrojtjes së institucioneve të shtetit, të cilat janë të shenjta”.

   Meqenëse debati degjeneroi në një pikë segmenti, në të cilin diskutohej nëse shteti ka detyrim të mbrojë shtetasit, për rrjedhojë të përdorë dhunën apo forcën në proporcion me rrezikshmërinë që paraqitet, apo që të  vriten njerës që “prishin” qetësinë e kryeministrit në krye të detyrës, i shoqëruar nga ministri i brendshëm (atëmot z. Lulzim Basha), ndërsa në taracën e godinës së së kryeminstrisë ndiqte situatën (nuk e kuptoj se përse) drejtori i Policisë së Shtetit, dhe në prani të tyre, komandanti i Gardës së Republikës, gjenerali në fjalë, qëlloi në turmë me municion luftarak 11 herë, dhe për çudi edhe të Albert Ajnshtajnit (po të ishte gjallë) 4 demonstruesit u vranë nga plumba, që vinin pas një rikoshetimi në material drusor. Meqënëse është rasti, po e ripërsëris se, plumbi nuk bën rikoshetë pas një përballje me drurin e njomë, por që specialisti i përzgjedhur “argumentoi” të kundërtën, dhe për shpërblim një e afërme e tij me të njëjtin mbiemër “fitoi” konkurimin për një vend pune në Ministrinë e Mbrojtjes me drejtues z. Arben Imami, ish gjenerali “pa shajak” në trazirat e vitit 1997.

   Në këtë debat, mendimi i gazetarit ishte i prerë dhe me zë të lartë, bile të fortë: z. Edi Rama (“ai i gjati”, siç shprehet ai në vijimësi), nuk mund të bëhej kryeministër, dhe se shqiptarët do të bënin gabim të rëndë në se do të votonin “Mavinë”. Prandaj, edhe unë “bashkohem” me zotninë e tij, që z. Edi Rama të mos pranojë të bëhet kryeministër, por t’ja delegojë këtë detyrë dhe përgjegjësi njeriut “me vlera, me përvojë” e të tjera “me”, z. Sali Berisha. Zot, Ju lutem, mos i merr të mirëqëna këto që po mbroçkollitim! Zot, Ti e ke parë vetë mënxyrrën që i ka shkaktuar në më shumë se njëzet vjet, njeriu me emrin S. Berisha!

   VO. Shkrimi është përpiluar në qershor 2013, disa ditë para datës së votimit.

   Por meqënëse gazetari nga Kosova, pas katër vjetësh, shprehej me të njëjtën gjuhë dhe patetizëm, duke bërë thirrje të drejtpërdrejtë që shqiptarët të mos votojnë z. Edvin Rama, unë personalisht nuk do të jap ndonjë këshillë për vendimin që duhet të marrë z. E. Rama, të pranojë ose jo përgjegjësinë e kryetarit të Qeverisë Shqiptare. Zgjedhësit (nuk më pëlqen të artikuloj termin “Sovrani”, sepse me këtë nocion është abuzuar në mënyrën më të keqe të mundëshme) e thanë (besoj nuk e shitën), fjalën mjaft qartë më 25 qershor 2017.

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1