Newsletter
Email:
Poll: Fjala e Lire
Si ndiheni tek Fjala e Lire?
Home | TEMA | SHKRIMET

SHKRIMET

Font size: Decrease font Enlarge font
image Vangjush Ziko

SHKRIMET

 

Sa lëkurë kecash janë regjur,

sa trungje drurësh

janë bluar për të shkruar

historinë njerëzore,

sa pranvera e sa vjeshta

janë djegur nga zjarret

dhe kanë plehruar mendjen tonë.

historia e planetit

është vetëm një fletore

e nxënësit të klasës së parë

që sa ka mësuar alfabetin.

Në bibliotekën e qiellit

yjet lexojnë librin e frymës

që krijon jetën dhe varros vdekjen

në gropat e zeza

nga lindin prapë yje të rinj

dhe qenie që ripopullojnë

planetët e braktisur.

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1