Newsletter
Email:
Poll: Fjala e Lire
Si ndiheni tek Fjala e Lire?
Home | TEMA | Endërr

Endërr

Font size: Decrease font Enlarge font
image Astrit Lulushi

Endërr

Astrit Lulushi

Që nga kohërat më të largta, ndoshta që kur Përëndia dënoi Abelin për vrasjen e vëllait të tij, individit gjithmonë  i është dashur të luftojë me njerëzit përreth a më tej. Dhe si mjet për të mbijetuar ai zgjodhi privatsinë a kujdesin për vete. Të bëhesh vetja është punë shumë e vështirë, sepse shpesh ndjehesh i vetmuar, dhe ndonjëherë i frikësuar. Por asnjë çmim, thotë Rudyard Kipling (..v1936), nuk është shumë i lartë të paguash për privilegjin e zotërimit të vetes. 

Dhe liria e vetme që meriton të quhet e tillë, është ajo e ndjekjes së të mirës për vete, sipas mënyrës tënde, për sa kohë që nuk përpiqesh të privosh tjetrin nga mënyra që ka zgjedhur, apo të pengosh përpjekjet e tij për të fituar po të mirën për vete. Dhe këtu vijmë tek Aristoteli (..v322 pes), i cili thotë se shumë  njerëz, në mos të gjithë,  i kushtojnë më shumë vemendje gjërave që kanë vetë në zotërim, sesa atyre që kanë kolektivisht me të tjerët.

Cdo njeri është kujdestar i shëndetit të  vet, qoftë trupor, mendor e shpirtëror. Por njeriut i duket se përfiton më shumë për vete duke i shkaktuar vuajtje tjetrit, i cili pastaj hidhet në luftë për të mbijetuar a jetuar siç i duket atij mirë për vete, sesa të jetojë siç është mirë për të tjetrin. Kjo duket se është zanafilla e të gjitha konflikteve dhe luftrave në botë. Ka nga ata që thonë se çlirimi i njerëzimit - liria fizike, mendore e shpirtërore - nuk është gjë tjetër veçse ëndërr, dhe kanë të drejtë, shkruan poeti  Archibald MacLeish (..v1982), sepse ajo është Ëndrra Amerikane.


Comments (1 posted):

Faruk Myrtaj on 14/07/2017 23:03:58
avatar
Sapo lexuam nje poeme.
Ishte edhe essay, e ngjeshur,
nje Himn i Fjales se muzikuar
ku Mendimi gjemon rende-rende
teksa derdhen shekuj dije prej shekujve historike..

dhe, pasi ke mberritur diku prane Statujes se Lirise,

kujtohesh: eshte Astrit Lulushi
keshtu e ka gdhendur Kalendarin e Botes ne shqipen e bekuar prej bukuruesve te Saj...

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
3.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1