Newsletter
Email:
Poll: Fjala e Lire
Si ndiheni tek Fjala e Lire?
Home | TEMA | Ndihmoni familjen e vetme shqiptare të Grenfell Tower

Ndihmoni familjen e vetme shqiptare të Grenfell Tower

Font size: Decrease font Enlarge font
image Lirim Grejçevci

Sot e vizitova familjen Haxhisefa, Avniun (babai), Adrianën (nëna) dhe fëmijët Alkin (17 vjeç) dhe Altin (10 vjeç), familjen e vetme kosovare banorë të Grenfell Tower, e cila, për fat të mirë, i shpëtoi më të keqes në zjarrin tragjik, i cili e kaploi ndërtesën e tyre, në natën e 14 qershorit. Së bashku me familjen Haxhisefa, si dhe me zyrtaren konsullore të ambasadës, Vjollca Halimi, e vizituam vendin e ngjarjes, ku kjo familje, përveç që humbi tërësisht banesën, e cila ishte shëndërruar në votër të tyre familjare për pesëmbëdhjetë vite, së bashku me të gjitha gjësendet familjare, ata humbën edhe një pjesë të kujtimeve të çmuara familjare të cilat i kishin mbledhur përgjatë viteve aty. Fatin e familjes Haxhisefa, të cilët falë ndihmës së fqinjve dhe zhdërvjelltësisë së tyre i shpëtuan më të keqes, mjerisht nuk e patën edhe me dhjetëra familje të tjera të cilat u kapërdisën nga flakët e zjarrit kobzi. Është kjo një tragjedi e rëndë njerëzore e cila ka tronditur mbarë opinionin britanik, por edhe atë kosovar. 

Prandaj, ju bëj thirrje të gjithë komunitetit tonë në Britani të Madhe, që t'i hapin zemrat e tyre dhe ta ndihmojnë familjen Haxhisefa, për t’ia dalë mbanë kësaj tragjedie e cila i ka rënduar. Edhe pse shteti britanik po iu del në ndihmë gjithnjë e më shumë, ata, por edhe familjet e tjera të prekura nga kjo fatkeqësi, kanë nevojë për ndihmën dhe kujdesin tonë. Duke njohur shpirtin solidar të komunitetit tonë, kam besim të plotë që familja Haxhisefa do ta ndiejë kujdesin dhe mbështetjen tonë në këto ditë të vështira për ta. Për këtë qëllim, unë e kam lutur avokatin dhe aktivistin e dalluar të komunitetit shqiptar në Londër, z. Artan Llabjani, që ta hap një llogari në internet ku komuniteti ynë mund të japë donacione financiare. Gjithashtu, të gjithë ata që dëshirojnë të dhurojnë gjësende të tjera, si rroba, ushqim dhe materiale të tjera, këtë mund ta bëjnë duke i sjellë ato në ambientet e Ambasadës së Kosovës në Londër (8 John Street, WC1N 2EB), të cilat pastaj do t’iu dorëzohen familjes Haxhisefa dhe familjeve të tjera të prekura nga kjo tragjedi. 

 

Linku për donacione: https://www.gofundme.com/support-family-affected-by-the-gree

 

Ju faleminderit për ndihmën dhe kujdesin tuaj!

 

___________________________________________________

 

Today I visited the Haxhisefa family, Avni (father), Adriana (mother) and their children Alk (17) and Alt (10), the only Kosovar family, who, fortunately, escaped the worst in the tragic fire which engulfed the Grenfell Tower in London on the night of June 14th. Together with the Haxhisefa family, we visited the scene of the fire, where this family, apart from completely losing the apartment that had been their family home for fifteen years, along with all family belongings, lost a part of their precious family memories they had accumulated over the years there. Luckily, Haxhisefa family, thanks to their neighbours and their resourcefulness managed to escape the worst, but dozens of other families did not. This is a serious human tragedy that has shaken the entire British society, including the Kosovan public.

Therefore, I appeal to all of our community in the UK to open their hearts and help the Haxhisefa family to overcome this tragedy that has burdened them. Even though the British government is getting in more and more help, they, and other families affected by this disaster, need our help and care. Recognising the solidarity of our community, I am fully confident that the Haxhisefa family will feel our care and support in these difficult days for them. To this end, I have asked the distinguished lawyer and activist of the Albanian community in London, Artan Llabjani, to open an online account where our community can offer financial donations. Also, anyone who wants to donate other things, such as clothes, food and other materials, can do so by bringing them to the premises of the Kosovo Embassy in London (8 John Street, WC1N 2EB), which will then be handed over to the Haxhisefa family and other families affected by this tragedy.

 

You can donate at the following link: https://www.gofundme.com/support-family-affected-by-the-gree

 

Thank you for your help and care!

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1