Newsletter
Email:
Poll: Fjala e Lire
Si ndiheni tek Fjala e Lire?
Home | TEMA | Prof. Dr.Isuf Luzaj,Filozofi shqiptar me përmasa botërore, merr titullin “Nder i Kombit”

Prof. Dr.Isuf Luzaj,Filozofi shqiptar me përmasa botërore, merr titullin “Nder i Kombit”

Font size: Decrease font Enlarge font
image Prof. Dr.Isuf Luzaj,Filozofi shqiptar me përmasa botërore, merr titullin “Nder i Kombit”

"Dje qeshë dikushi që erdha nga boshësia,

 nesër do të jem askushi në vendin tim….”

I.Luzi                    

   Kur mësova se në datën 19 qershor 2017 Presidenti Nishani do të vlerësojë Prof.Dr.Isuf Luzin me titullin e lartë “Nder i Kombit”, u gëzova sepse kam qenë inisiatore qysh në vitin 2011, për dhënien e këtij çmimi gjeniut të mohuar. Njëkohësisht u dëshpërova jashtë mase, sepse ky emër i madh i filozofisë botërore, ky kolos i mendimit përparimtar shqiptar, ky linguist e historiograf i shquar, kjo elitë e harruar dhe e mohuar, po të ishte gjallë, a do ta pranonte vallë këtë vlerësim që i ka takuar me kohë, që emri i tij gjenial të shfrytëzohej për fushatë elektorale?! Jam mëse e bindur që nuk do ta kishte pranuar kurrë... Pse?- do të pyesë ndokush.

Së pari: Sepse gjatë studimit të veprave të tij, që e kam gati për botim me titull”Rrugëtimi filozofik i Prof.Dr.Isuf Luzit”, më ra në sy më shumë se njëherë ai adhuron mikun etij Pol Sartri, që nuk pranoi medaljen që i akordoi Bashkimi Sovjetik.

Së dyti: Nëse do të lexojmë 3-4 citate të Profesor Luzit që i kam paraqitur në këtë shkrim, nuk ka nevojë të pyesim se ç’formim ideor ka pasur Personaliteti Botëror, Isuf Luzaj. Unë përgëzoj dhe falenderoj Klubin “Petro Marko”, që e pranoi kërkesën time. Shpreh respektin tim që nuk e shfrytëzoi emrin e tij, por duke thyer akullin që e kishte rrethuar dhe e kishte ngrirë personalitetin e filozofit me përmasa botërore, i dha atë që meritonte, titullin “Nder i Klubit ‘Petro Marko” . Gjithashtu kërkesa ime që i nisa Presidentit dhe Kryeministrit Berisha në 19 korrik 2011, me mbështetjen e 156 intelektualëve nga e gjithë bota dhe me mbështetjen e tubimit që u bë në Vlorë më 8 korrik 2011, organizuar nga Klubi Petro Marko, u muar parasysh nga Presidenti Topi, i cili me fastin 100 vjetorit të Pavarësisë , i dha titullin “Mjeshtër i Madh”. E falenderoj Prof.Dr.Bamir Topi që e dha vlerësimin në kohën e duhur dhe nuk u përdor emri i tij.Nuk di se cila forcë politike poe shfrytëzon këtë emër të madh? Cilido qoftë individi që poe përdor këtë emër për fushatë, duhet të di se nuk është meritë e tij, por u takon atyre intelektualëve , pjesëmarrësve të tubimit, Shoqatës Atdhetare Kulturore” Kanina”,  Shoqatës“Ali Asllani” , Klubit Petro Marko”, Sh.të të përndhjekurve antikomunistë dhe Shoqtës “Kosova” që e mbështetën kërkesën time për vlerësimin e këtij Personaliteti Botëror.

  Ky njeri që e do lirinë,  që është kundër çdo dhune dhe shfrytëzimi, që na e jep në tabaka të argjendtë formimin e personalitetit dhe individualitetit,   njeriu  që studioi filozofinë botërore dhe e aplikoi në 120 veprat që ka lënë,  për mbarëvajtjen dhe zhvillimin e kombit të tij të vuajtur, nuk mund të pranononte që emri i tij të përdorej në mënyrë kaq të ulët. Shumë mirë mund ta merrte këtë titull në një përvjetor. Nuk ia dhanë për 100 vjetorin e lindjes, le t’ia akordonin titullin e lartë për 105 vjetorin e lindjes. Gjithsesi Isuf Luzaj,titullin “ Nder i Kombit” e ka merituar me kohë; sepse është një figurë poliedrike e papërsëritshme në gjenialitetin e tij.

 

             “…dëmet që u sjell popujve komunizmi, nuk janë vetëm krimet, terrori, genocidi, verbimi nga deklaratat ateiste, tradhtia ndaj historisë së imponuar nga të huajt, por shkatërrimi që sjell komunizmi, është demoralizimi, degjenerimi, pluhurizmi dhe çoroditja në tru dhe në nerva të individit dhe gjithë shoqërisë, duke sjellë një seri brezash me vlera morale të vdekura…komunizmi nuk është filozofi, por ideologji anti-natyrale, kundër ligjeve të natyrës, e destinuar të falimentojë sepse mbartet  prej imagjinatës së sëmurë…”

                                                                                                                           I. Luzi

*I frymëzuar nga Rilindasit tanë, Isuf Luzaj  e çoi më tej veprën e tyre. Shpesh herë, si një shqiptar i madh, citonte Abdyl Frashërin: “Sa jemi shqiptarë, jemi gjithë një farë, kemi gjithë një besë, s’kemi kurrë të ndarë!”

*I. Luzi gjithë jetës ka pasur parimin: “pavarësisht se cila qeveri drejton, shtetasit apo qytetarët duhet të respektojnë dhe zbatojnë ligjet, dhe jo ta shohin bardhë e zi, siç ndodh rëndomë sot…”  Prej këtij mesazhi mëson cilido.

 *Në vitin 1997 I. Luzi dërgon një letër të hapur gazetës “Koha jonë” dhe “Kombi”,  ku u bënë apel shqiptarëve:”Bëni kujdes me pushtetarët e sotëm, se nuk do të mjaftojnë litarët për të varur komunistët…”- kjo ishte thirrja e një anti komunisti

 VAZHDIMI LEXO KETU 

Comments (1 posted):

kadri Tarelli on 18/06/2017 22:32:29
avatar
E nderuar znj. Vivra!
Të përshëndes për këtë shkrim kaq të bukur dhe të arirë artistikisht dhe shkencërisht, mbështetur në dolumente historike.
jam i lumtur që edhe unë jam një ndër firmëtarët që kërkuam vlerësimin e figurës së prof. Isuf Luzaj, nga presidenti i Republikës. Lajmi i dekorimit të tij më gëzoi pamasë. Pa dyshim, një meritë për këtë kini dhe ju, pasi publikuat shkrime që e bënë të njohur këtë figurë madhore me përmasa universale,i cili nderon kombin dhe shqiptarinë.
Miqësisht!
Kadri Tarelli
Durrës

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1