Newsletter
Email:
Poll: Fjala e Lire
Si ndiheni tek Fjala e Lire?
Home | TEMA | Jozefina Topalli – siç e lexoj unë…

Jozefina Topalli – siç e lexoj unë…

Font size: Decrease font Enlarge font
image Xhahid Bushati

Jozefina Topalli – siç e lexoj unë…

Jozefinën nuk e njoh. Asnjëherë nuk e kam takuar.
Kam ndjekur me vëmendje jetën e saj politike dhe marrëdhëniet e saj me Shkodrën.
Jozefina është një parlamentare e karrierës. Me përvojë politike. Vjen nga një familje e respektueshme shkodrane. Me dinjitet. Me sharm. Me kulturë. Me qytetari.
Në gjithë karrierën e saj këto veçori ajo i ka manifestuar më së miri dhe me dinjitet. Është për t’u admiruar.
Ka pasur një marrëdhënie të admirueshme me Shkodrën. E ka dashur dhe sigurisht e do.
Mbase e kujtoni, u bë problem për njerëzit që punësoi në parlament. Nga të gjitha ngjyrat e partisë.
Mbase e kujtoni, u bë problem për fjalorin në lidhje me deputetët. Mendoj që secilit i ka dhënë hakun. Mbase e kujtoni deputetin Taulant Balla. Model prej mediokrri.
Shkodra, qyteti i saj i lindjes, është transformuar në infrakstrukturë, falë zërit dhe lobimit të saj. Shumë të mira ka përfituar Shkodra prej saj.
Një karakter i pathyeshëm dhe konsistent. Trime në të drejtë (si) dhe e lirë në mendimet e saj. Produkt i njerit të lirë demokratik. Deri në ditët e fundit te saj si deputete e përtej.
Ky njeri me përvojë dhe dinjitet, u mënjanua, u largua nga listat e PD-së. Një person që shpirtin e ka tek PD-ja, dha çdo gjë për PD-në. Paradoks. E paimagjinueshme. Nuk ka sens. Më vjen keq për Shkodrën, për PD-në. Kanë humbur një njeri të vlefshëm. 
Mbase do ta kërkojmë Jozefina Topallin me dimensione e saj demoratike dhe kulturore. Koha, mendoj, që do ta vlerësojë… Unë e vlerësoj atë… Kontribut i paçmuar i saj…
Nderim për Jozefina Topallin!

Comments (1 posted):

Bardhyl Maliqi on 23/06/2017 09:49:53
avatar
Pershendetje Xhahid, jam plotesisht dakort me shkrimin tend. Jozefina mbetet nje politikane, deputete dhe kryetare kuvendi e respektuar!f

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1