Newsletter
Email:
Poll: Fjala e Lire
Si ndiheni tek Fjala e Lire?
Home | TEMA | ”NJË RRUGËTIM MAGJEPS NË VERIUN E MLARGËT”

”NJË RRUGËTIM MAGJEPS NË VERIUN E MLARGËT”

Font size: Decrease font Enlarge font
image ”NJË RRUGËTIM MAGJEPS NË VERIUN E MLARGËT”

NJË SHETI NË ATDHEUN E VIKINGËVE PËRMES LIBRIT ”NJË RRUGËTIM MAGJEPS NË VERIUN E MLARGËT” TË AUTORIT SOKOL DEMKAU

 

Këto ditë doli nga shtypi libri më i ri i autorit Sokol Demaku, ”Një rrugëtim magjeps në veriun e largët” ribotim nga redaksia e revistës Dituria në Borås të Suedisë, libër me 90 faqe, një udhëpërshkrim i vendit më veiror të Europës ku sot jetojnë dhe punojnë një numër i konsideruar bashkëkombasish tanë dhe përjetojnë gjithë ato të mira që njerëzve të saj u sjellë ku vend.

Një libë që flet për bukurit natyrore, historinë e vendlindjes së vikingëve dhe i cili në vete përmban edhe të dhëna tjera mjaft me dobi për lexuesin por nese e marrim edhe për një vizitor që do bëjë një vizitë në këtë vend nordik.

Një përshkrim dhe rrëfim kronologjik i viseve, i njerëzve dhe ngjarjeve, si dhe i temave që lidhen me një rrugëtim nga jugu i Suedisë deri në veriun e largët të këtij vendi magjik, në një rrugë vizore në 1800 km. Autori është ai i cili i sjellë lexuesist një informacion të ri për këtë pjesë të botës përmes artit, peizazheve, përshkrimit të kulturave të ndryshme, karaktereve të njerëzve, por mbi të gjitha gjeografisë së këtij vendi. Përmbajtja dhe motivet që përshkruan atuori, ato janë thelbi i udhëpërshkrimit, bashkë me strukturën ndërtimore të tekstit.

Si duket autori ka mjaft njohuri për këto karakteristika qenësore të këtij vendi nordik, pasiqë ai ka punua si gazetar kohë të gjatë këtu dhe ka pasurë rastin dhe mundësin të shëtisë pothuajse në cdo cep këtë vend nordik, kështu që ka në penën e tij ate cka lexuesi kërkon të di për vendlindjen e Vikingëve, për vendlindjen e Astrid Lindgren, Ingenamr Stenmark, traditën e  mirësjelljes, rrugëtimin për një të ardhme më të mirë të suedezve në një kohë të largët, por pastaj kohën e emigrimit të të huajve në Suedi dhe mikëpritjen e tyre për ardhacakët, për shqiptarët në vendlindjen e Vikingëve, përlatë natyrore, vendet turistike me karakteristika të vencante që njeriu nuk i has në pjesë tjera të botës, e drejta për përdorimin e natyrës që janë karakteristika specifike për këtë pjesë të rruzullit tokësor.kryeqyteti një oazë turistike që lenë mbresa në cdo vizitor me jetën romantike të banorëve te tij: Pastaj veriu i largët me të gjitha karakteristikatë e një pjese të botës e cila ka vecorit saja specifike që njeriu nuk i gjenë as nuk i has në pjesë tjera të rruzullit tokësor sot, hotelin e akullt, vendi me perafësisht nëntëdhjetë mij liqene.

E lidhur më këtë autori ka përdorurë për mrekulli një thenje të poeitë dhe mendimtarit të madh shqiptar Sami Frashëri kur ai thotë:

”Dashuria për atdheun është topi që shkatërron kalatë më të forta dhe kalaja që mund t`u qëndrojë topave më të fortë”  

E sa duket kjo thënjë sikur është lexua nga suedezet dhe mendim i i Sami Frashërit ka lënë gjurmë në jetëne tyre.

Autori për mrekulli mishron në këtë libër edhe jetën e bashkëkombasëve tanë në këtë vend nordik ku zhvillimi i demokracisë ka arriturë nivelin më të lartë në ditët bashkëkohore dhe të gjithë njerzit janë të njejtë e edhe ata sot kanë arritur të jenë të integruar dhe inkuadruar thuajse ne të gjitha poret e jetës këtu.

Autori në fund bënë një pyetje sa me vend dhe mjaft intersante kur thotë se edhe ne kemi një vend të bukur, një vend që është perla e jugut të Europës, një vend që ka gjithë të mirat e botës dhe thotë ”athua ka mundësi që edhe vendlindja jonë të jetë një ditë e tillë”?

Në librin e tij më të ri ”Një rrugëtim  magjeps në veriune  largët” autori bënjë një rrugëtim nga cepi më jugor i vendit të Vikingëve deri në qyetin më verior të Suedisë Kiruna i cili tani ka fillua të shpërngulet i tëri dhe do vendoset në një lokacion të ri për shkak se trualli i nentokës është gërrye nga minera e hekurit dhe ka mundësi që qyteti shpejt brenda dy vitehs të zhduket, por kjo shpërngulje është e vencantë, eshtë shpërngulje qe njeriu nuke ka hasurë diku tjeter, të shperngulen shtëpit kjo ndohë vetëm në vendin e demokracise se lart në vendlin djen e Vikingëve pra në Suedi, që të bartën shtëpit të pa demtuara nga qyteti Kiruna në lokacionin e ri në largësi prej 14 km nga qyteti. Këtë shpërngulje ketu e kanë quajtur ”Shpërngulja demokratike” për këtë arsye.

Pra besoj se po ta keni në dorë këtë udhëpërshkrim do të ndaheni të kenaqurë me ate që do lexoni dhe mësoni për vendlindjne e Vikingëve të dikurshëm dhe suedezve të sotëm.

Comments (2 posted):

kadri Tarelli on 19/06/2017 15:21:24
avatar
Urime Sokol!
më gëzon që ke vullnet dhe dëshirë të madhe për punë dhe krijimtari shqipatrie.
Me mirënjohje!
Kadri Tarelli
Durrës
vilhelme vrana haxhiraj on 23/06/2017 17:19:00
avatar
Z.Sokol, urime për librin! Ju urojmë shëndet dhe suksese nga Vlora e dy deteve! Vilhelme dhe Fitim Haxhiraj

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1