Newsletter
Email:
Poll: Fjala e Lire
Si ndiheni tek Fjala e Lire?
Home | TEMA | HKRIMTARJA FLUTURA (!) SHET MËND NGA…HOLLANDA.

HKRIMTARJA FLUTURA (!) SHET MËND NGA…HOLLANDA.

Font size: Decrease font Enlarge font
image KRISTO ZHARKALLIU

SHKRIMTARJA FLUTURA (!) SHET MËND NGA…HOLLANDA.  

                                    NGA KRISTO ZHARKALLIU.

        Eshtë bërë zakon që ne të mërguarit të bëjmë kritikë për jetën dhe rrethanat jetësore të Shqipërisë dhe më e zakonëshmja të bëjmë krahasime me vendet ku jemi degdisur e jetojmë. Sigurisht krahasime ngahera janë në favor të vendeve ku jetojmë-në Europë, Amerikë, Australi akoma dhe në Afrikë ose Amerikën latine.  Në të shumtat e rasteve kritikojmë akoma dhe shajmë nga larg megjithëse nuk e njohim realitetin shqiptar (Por edhe kur e njohim mirë)thua se nxjerrim dufin kundër Atdheut të cilën braktisëm me hir ose me pahir. Nuk ka gjë më të lehtë-por dhe më të shëmtuar- të akuzosh ose të nënvleftësosh dike që nuk e ke njohur nga afër duke mos qënë mëpjestar i shoqërisë  së tij  dhe duke e ditur se nuk ka mundësi as të të përgjigjet as të të faktojë të kundërtën. Ashtu si është e njohur se shumë nga ne emigrantët e herëshëm dhe të viteve të fundit shesim mënd për “mrekullinë” e vendeve ku jetojmë duke mos harruar kurrë që aty këtu t’u qajmë hallin gjoja “vëllezërve”tanë që kanë mbetur në “mjerimin që quhet Shqipëri. Madje arrijmë deri në ofendime dhe përbuzje që po t’i bënte ndonjë i huaj ose “armik” do ta kundërshtonim ose do ta akuzonim për shovinizëm dhe racizëm. Me kujtohet se si shumë vite më pare-kur në Shqipër kishte diktaturë- edhe vetë ne emigrantët që ishim shpërndarë në katër anët e horizontit, duke dashur të “shisnim mënd, fshihnim realitetin tone  jo vetëm nga shqiptarët e Shqipërisë por edhe nga emigrantët që kishin mbetur prapa-sidomos në Europë dhe kryesisht në Greqi. Të vinte tjetri nga Kanadaja, ose Amerika ku ishte degdisur dhe me disa jes e disa nou të tregonte se sa më mirë ishte  andej përtej Atllantikut nga ne të mjerët që ishim të detyruar të qëndronim në Greqi..Vetëmse se, të gjithë e denim, (shumica prej nesh të paktën) se në përgjithësi ata që kalonin Atllantikun ose lanin pjata me orë të tëra, ose  fshinin rrugët e qyteteve të mëdha amerikane. Sigurisht kishte dhe nga ata që ja arrinin të dalloheshin, të shkolloheshin akoma dhe të pasuroheshin. Por këta ishin kaq të pakët sa numëroheshin me gishtat e një dore.

  Kjo dukuri nuk ishte vetëm tek shqiptarët por edhe në popujt e tjere ballkanikë,kryesisht tek grekët-ndonse  shqiptarët sikur e tepronin më shumë me “sukseset” e tyre në Amerikë dhe më vonë-pas shëmbjes së diktaturës- dhe në Europë. Më kujtohet një djalosh që ishte arratisur nga  Shqipëria aty nga vitete shtatë dhjetë duke i vënë vetes qëllim jetësor të shkonte në Amerikë. Ky,kur e pa pisk se nuk i jipnin vizë amerikanët ose organet greke- u ngjit në Akropol dhe nisi të bërtiset se në se nuk ijipnin vizë për në Amerikë do të hidhej nga shkëmbi historike dhe do të  vriste veten. Që të shmangin skandalin dhe ndotjen e shkëmbit nga ku miku im Glezoja kishte hequr flamurin nazist, si grekët dhe amerikanët idhanë vizë. Kaluan disa vite pa asnjë lajm prej tij kur një mbasdite u shfaq në dyqanin tone një burrë topolak krejt tullac. Unë nuk do ta njihja kurrsesi por vëllai im që kishte një kujtesë të pashëmbëllt e njohu dhe thirri: “ Ti Kiço je a?” (mjerisht quhej dhe ai…Kristo dhe ne i flisnim Kiço!) “Unë unë!-thirri ai-  Sapo kam ardhur nga Amerika dhe erdha t’ju takoj…” Unë qesha dhe e ngacmova: “Po si u bëre kështu? Vajte në Amerikë me balluke dhe na u ktheve tullac? Atje i le leshrat e kokës?!” Dhe ai u mburr: “Lashë leshrat e kokës por u ktheva me xhepat plot dollarë!” (Si u vertetua më vonë nuk kishte mbushur kaq shumë xhepat!) 

 Mund tju sjell me dhjetra shëmbuj të tillë-akoma dhe me emra,porç’rëndësi ka? Është bërë zakon që emigrantët-të ikurit nga vendlindja- të bëjnë krahasime qesharake të vendit të tyre me ato  ku janë degdisur.Dikush krahasonte hekurudhat dhe trenat elektrike(akoma dhe metro treni nëntokësor në qytetet e mëdha) të Greqisë dhe të Europës me ato të Shqipërisë duke harruar se ato ishin ndërtuar në ato vende para se  Shqipëria të shpallej vend i pavarur. Në përgjithësi këto krahasime bëhen nga njerëz me arsimim të ulët,qe të mos themi pa kulturë- dhe domosdo këtyre u falet injoranca dhe krekosja  se e kanë nga halli që ë justifikojnë dhe ikjen e tyre. Por si bëhet kur këto krahasime (duke paraqitur dhe këshillat e tyre!) bëhen nga njerëz me arsimim të lartë dhe, akoma më keq, nga shkrimtarë?

 Disa ditë më pare u perurua sheshi “Skenderbej” për të cilin kaq shumë është folur e shkrojtur qëkurse filloi punimet. Me kryebashkiakun e Tiranës mund të kesh shumë mospajtime,por duhet pranuar se në Tiranë ka bërë punë të mirë. Nga dashuria për Kryeytetin tone i kam ndjekur punimet që janë bërë nëpërmjet internetit dhe shtypit. Çuditërisht të gjithë opozitarët kanë kundërshtuar çdo punim për përmirësimin e kryeqytetit. Për sheshin Skënderbej kam lexuar shumë shkrime lavdëruese dhe një nga këto ishte e Ndriçim Kullës i cili nuk ka dhënë shënja dashamirëse ndaj pushtetarëve të sotëm. Sinqerisht ju them se më kënaqi dhe gëzoi shumë shkrimi i tij ku,për punimet e sheshit në fjalë “I nxjerr kapellon Veliajt!” duke i vënë këtë titull frëngjisht shkrimit të tij. Mirëpo nuk vonoi që një tjetër të ma prrishte krejt humorin. Dhe më e keqja? Një shkrimtare e cila sipas të thënave të saj jeton në Hollantë..(Nuk e di se ç’dreqin i lidh kaq shumë shqiptarët me Hollandën…) Kam shumë respekt për shkrimtarët-më pëlqejnë ose jo librat e tyre.  Zonjës Flutur të cilën e paraqesin si “shkrimtare e njohur” nuk i kam lexuar ndonjë libër. Ka të ngjarë të jetë shkrimtare e mirë dhe jo vetëm e njohur… Veçse dy shkrime të saj që kam lexuar më ka bërë të kem rezerva të mëdha ndaj arsyetimeve të saj objektive. Fillimisht kishte bërë krahasime ndërmjet  dy kryeministrave të saj-po po, ka dy kryeministra “të saj” njërin në Hollandë dhe tjetri (i keqi) në Shqipëri.Dhe domosdo i miri ishte ai hollandez…Atëhere pse brengoset? Le të zgjedhë kryeministrin e mirë hollandez,ç’i duhen dy? Ç’të bëjmë ne të shkretët që mbetemi vetëm me një… Por i erdhi radha dhe sheshit Skënderbej! Atje nuk ka as kanale, as ura as varka si në Hollandë…Akoma dhe parkingu i nëndheshëm nuk i duhej Tiranës…por i duhet metro si ka dhe Hollanda! Me fjalë të tjera Tirana nuk mund të krahasohet as me Amsterdamin as me Roterdamin! Zonja Flutur nuk pa asgjë të mirë në këtë shesh. Se mos ka gjë të mirë Shqipëria në përgjithësi? Kurse Hollanda…o zot çmrekulli! P.sh. (them unë) ku i ka Tirana vitrinat me gocat lakuriq si ka Hollanda? A nuk është kjo një prapambetje që i vrasin sytë zonjës Flutur që e bën kabull aty këtu ta vizitojë kryeqytetin tone?

 Është për të ardhur keq se si shumë nga të mërguarit nxijnë realitetin shqiptar-nuk thamë se është shumë i bardhë- por edhe vendet ku jetojmë kanë kaq mangësi, kaq skuta të errëta pothuajse më shumë se Shqipëria. Nuk na kushton asgjë pra të themi një fjalë të mirë për vendin ku na ka rënë koka. Sidoqoftë ne as kemi për të përfituar diçka por as të humbasim, përveç dinjitetit dhe krenarisë sonë. Për disa  nuk vlen, nuk duan të pranojnë se diçka të mirë është bërë dhe në Shqipëri,pa praninë tone. Duhet ta dime se Atdheu nuk i ka askujt borxh-të gjithe ne në një fare mënyrë i jemi borxhlinj se atje u lindëm dhe u kalitëm. Ashtu si duhet të jemi të vetëdijëshëm se njerëz mediokër si zonja në fjalë do të kemi përherë në mes tënë…

                                            KRISTO ZGARKALLI

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1