Newsletter
Email:
Poll: Fjala e Lire
Si ndiheni tek Fjala e Lire?
Home | TEMA | Histori e dhimbje, kujtime e krenari historike!

Histori e dhimbje, kujtime e krenari historike!

Font size: Decrease font Enlarge font
image Histori – Përkujtimore


Nga Xhevahir Cirongu

 

Me rastin e 628 vjetorit të  përkujtimit  të betejës së Fushë Kosovës ku mbeti i vrarë edhe Princi Teodor Muzaka, Shoqata Atdhetare ‘’Foleja Kombëtare Shqiptare’’ organizoi një veprimtari të bukur përkujtimore në Kosovë më datën 15 qërshor 2017. Kjo betejë është zhvilluar në datën 15 – 28 qërshor të vitit 1389. Nisja u bë nga Tirana e Durrësi drejt kosovës kreshnike me pjesmarjen nga gjithë trojet tona shqipfolse. Organizatorja e kësaj shoqate znj. Elida Jorgoni kishte bërë një organizim të mbrekullueshëm, e cila la shumë mbresa e kujtime të bukura historike te pjesmarrësit e më gjerë. Aktiviteti u pasqyrua edhe nga medjet e shkruara e ato vizive të kosovës.Në fshatin Mazgit të Komunës së Kastriotit, aty ku u derdh gjaku i shumë trimave shqiptarë për mbrojtjen e trojeve tona shekullore, u ngrit flamuri kombëtar dhe u vendosën kurora me lule, e u ndezën qirinjë, u kënduan edhe këngë patriotike, u recituan vargje atdhetare etj.  Aty folën shumë pjesmarrës të ativitetit e sollën faktet historike të kësaj beteje të përgjakshme. Histori e dhimbje, dhimbje e kujtime historike në Kosovën tonë që ende i kullon gjaku i Lirisë! Më pas aktiviteti merr rrugëtimin e tij atje në Prekazin e Komunës së Skënderajt, te Memoriali i Adem Jasharit. Dhimbje e lot, lule të freskta në varrezat e Jasharëve, por edhe krenari për këta trima e të tjerë të UÇK- së që vunë themelet e shtetit të ri të Kosovës së lirë!

Comments (2 posted):

vilhelme vrana haxhiraj on 17/06/2017 17:00:11
avatar
Z.Xhevahir Urime për shkrimin tuaj , ku përkujtoni një datë të shënuar mëse 6 shekuj më parë! Ngjarje të tilla që kanë në themel vlera historike, vlen të trajtohen nga studiues, shkrimtarë e publicistë, pasi pasurojnë e rrisin historinë tonë të cunguar dhe të tjetërsuar.Ju faleminderit që na e sollët të gjallë këtë ndodhi arbërore!
Respekte Vilhelme e Fitim
xhevahir cirongu on 19/06/2017 17:18:46
avatar
Faleminderit znj. Vilhelme për komentin tuaj....falemindrit Fjala e Lirë!

Miqësisht,

Xhevahiri!

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1