Newsletter
Email:
Poll: Fjala e Lire
Si ndiheni tek Fjala e Lire?
Home | TEMA | Këngëtari Nikollë Gjini, një jetë me këngën shqipe

Këngëtari Nikollë Gjini, një jetë me këngën shqipe

Font size: Decrease font Enlarge font
image Këngëtari Nikollë Gjini, një jetë me këngën shqipe

Këngëtari Nikollë Gjini, një jetë me këngën shqipe        

           Publiku më bënë të lumtur kur këndoj dhe harroj çdo gjë nga respekti për te para tij. Tallava, mendoj, është kanceri i muzikës popullore..

      Intervistoi: Hazir Mehmeti, Vjenë

1.     Si filluat këngën dhe kur?

    . Në radhë të parë faleminderit për intervistën. Së pari kisha dëshirë të dëgjoj e pastaj fillova të provoj të këndoj duke u frymëzuar nga këngëtarët e mëdhenj si Bajrush Doda, Augustin Ukaj. Andaj, si i vogël e fillova këngën përcjell me çifteli dhe gradualisht ta përmirësoj këndimin. Ndërsa para publikut kam filluar qysh ne moshë katërmbëdhjetëvjeçare  me këngën " Jam një djal kosovar” Me këngën time e cila u pëlqye nga dëgjuesit fillova aktivizimin në Shoqërinë e Këngëtarëve "AGIMI" e njohur në Gjakovë dhe më gjerë.

2.     Cilët  janë përkrahësit tuaj dhe nga vjen fuqia e këngës suaj?

       Të merresh me këndim kërkon edhe përkrahje nga më të afërmit tuaj, e ky ishte im at  i cili fillimisht ma bleu çiftelinë e parë të cilën nuk do ta harroj kurrë. Mbështetje  të vazhdueshme pastaj kisha dhe kam nga familja ime e ngushtë. Veçan dua ta falënderoj bashkëshorten time. Mbi të gjitha është publiku të cilit ia dedikon këngën e ai ta rikthen shumëfish me duartrokitje të zjarrta. Publiku më bënë të lumtur kur këndoj dhe harroj çdo gjë para tij nga respekti për te.

       3.Motivi i këngëve tuaja dhe ambientet e këngës suaj?

       Këngët e dëshmorëve i këndoj veçanërisht me  emocione. Nuk përjashtohen as këngët popullore, të ahengjeve e të sofrës. Aty ku dëgjuesi është për ta ndier kënaqësinë e festës seti familjare apo kombëtare, jam unë. Ndërsa sa i përket skenës ,si në koncerte festive si ne ahengje te ndryshme familjare, dasma, fejesa, ditëlindje  e ndiej vetën shumë mirë.
           4. Si e vlerësoni ju këngën tallava dhe a do duhej kënduar?

      Unë mendoje se tallava është kanceri i muzikës popullore .Fatkeqësisht në diasporë e adhurojnë Në disa raste për shkak të kërkesave jam i detyruar edhe vet të këndoj ndonjë këngë të tillë. Muzika e mirëfilltë popullore është larg më e fuqishme dhe duhet ruajtur me xhelozi.

          5. Ju keni së fundi dhe një CD të re, a mund të na thoni diç konkrete rreth përmbajtës së saj?

       CD-ja ime është e incizuar direkt, ndërsa 3 këngë nga kjo në tre studio të ndryshme në Prishtinë , Prizren dhe Shkup. Ka këngë me motive të ndryshme .Jam munduar CD-ja të  përshtatet për të gjitha moshat  dhe shijet e publikut duke filluar nga këngët patriotike ,folklorike, ritmike. Besoj se dëgjuesi do ta gjej veten, shijen e tij brenda këngëve të prezantuara tani në CD- e re.

      6. Vendlindja, sa jeni pjesë e saj dhe si shprehet ajo në krijimtarinë  tuaj?

      Marrëdhëniet  e mia me vendlindjen janë të shkëlqyera. Gjatë gjithë verës jam i angazhuar në ahengje familjare. Porosia ime për mërgimtarët është që të dëgjojnë muzikën e mirëfilltë shqipe se përndryshe kultura e vlerat tona popullore e folklorike do te harrohen shpejt. Dua të përshëndes nga zemra publikun tim gjithandej, veçan në vendlindje.

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1