Newsletter
Email:
Poll: Fjala e Lire
Si ndiheni tek Fjala e Lire?
Home | TEMA | Përvojë

Përvojë

Font size: Decrease font Enlarge font

Përvojë

Astrit Lulushi

Vuajtja është emri tjetër për përvojën - thotë Horaci - si njeriu i plakur a lëkurë e reshkur. Në këtë botë asgjë nuk është e pandryshueshme, qoftë edhe si fushat që mbillen herë me një farë e herë me tjetër. Por ndryshimi për disa (regjime) duket se merr gjithëkohën. 

Njerëzit shtypen nga të tjerë në krye me mendje në të kaluarën. Populli është karroca dhe ata hypur e ngasin atë mbrapsht; nuk kanë vuajtur, as nuk janë penduar, prandaj mbetën edhe pa përvojë. Atëherë c'kërkojnë në krye të vendit, por vetëm zullume e për të vjedhur, dhe popullin, si lypsin,  e lënë të presë në ankth - nuk luhet me ushqim me të uriturin; është njësoj si t'i mohosh dashurinë të dashuruarit

Në thelb,  Universi është i bindur, në përputhje a barazpeshë, shkruan Markus Aurelius, dhe arsyeja që menaxhon veten, nuk lë vend për të keqen. Kështu edhe njeriu pas një faji a gabimi, mendon për atë që ka bërë, reflekton,  natyrëshëm kthehet tek vetja dhe pak nga pak, ndërsa përbrenda vuan, urtësohet duke pasuruar përvojën e tij. 

 

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1