Newsletter
Email:
Poll: Fjala e Lire
Si ndiheni tek Fjala e Lire?
Home | TEMA | ROMANCIERI KRISTAQ TURTULLI ERDHI NGA KANADAJA

ROMANCIERI KRISTAQ TURTULLI ERDHI NGA KANADAJA

Font size: Decrease font Enlarge font
image Luan Çipi : ROMANCIERI KRISTAQ TURTULLI ERDHI NGA KANADAJA


Reportazh nga Luan Çipi
 
E pritëm në një takim kortezie, mikun tonë të mirë Kristaq Turtulli, në një lokal veror në qendër të Tiranës, biseduam me të gjatë me mall e dashuri dhe në shenjë miqësie, këmbyem librat, pasurinë tonë më të shtrenjtë. Ishim bashkë me shkrimtarët Murat Gecaj, Përparim Hysi dhe Ilinden Spasse.
Romancieri, tregimtari dhe poeti korçar Kristaq Turtulli, ka kryer Universitetin e Tiranës për Gjuhë-Letërsi dhe ardhur këto ditë nga Kanadaja, ku banon prej 17 vitesh, sapo i mbushi 63 vjeç. Ai, do rrijë vetëm pak ditë në Atdhe.. 
Kam obligim diç të shkruaj për të: Kristaq Turtulli ka nisur të shkruaj herët, në vitet tetëdhjetë, kur edhe ka marrë disa vlerësime nga personalitetet letrare të kohës, por vitet e fundit ka arritur kulme krijimtarie, me 30 librat e tij, ku përfshihen disa romane rresht, mandej një pjesë prej tyre edhe të përkthyera në anglisht. Mund të përmendim romanet “HANI ME DY PORTA’’, NË TRENIN E LINJËS 16”, “Hija e Ariut”, “Çështë jeta e një njeriu”, “Vetmia e Zërave”, “SYRI I RITËS”, “Puthje e pamundur”, Misteret e Parisit Shqiptar”, “Tulipanët e Koresë”;  novelat: “ZHGËNJIMI”, “Pianisti“, “Dëgjo, floriri im”, “Kujdes Vajzë”,  “Fans”, etj.
Kanë shkruar disa analistë dhe kritikë dhe e kanë vlerësuar shumë autorin, duke çmuar realizmin e tij kritik edukues, me fakte nga jeta, si dhe e kanë cilësuar mjeshtër, për gjuhën e tij të gjallë e pikante dhe leksikun e pasur, të zgjedhur dhe të derdhur bukur shpesh, në dialogun e tij karakteristik realist. Shkrimtarë e autoritete me mjaftë kompetencë si Mary- Anne Marmorak, Fatmir Terziu, Magdi Iskander, Carthy Raimond, Janaq Pani, etj. e kanë çmuar dhe përfshirë z. Kristaq Turtulli, ndër shkrimtaret bashkëkohorë më të spikatur të gjuhës shqipe. Do të citoja shkrimtarin e talentuar vlonjat Faruk Myrtaj, që ka dhënë një karakterizim të përgjithshëm duke ju referuar një romani, kur ka thënë se: “Romani Dëgjo, floriri im, i K.Turtullit, nuk të lë ta heqësh nga dora. Faqe dhe kapituj brilant. Naracioni është i njomur me musht poetik dhe rrjedh si hoje mjalti, prozë ireale dhe reale e ëndërrt, por e vërtetë. Himn për njeriun. Autori me këtë roman sjell një kontribut të vyer në letërsinë tonë të post diktaturës”. Gjithashtu shkrimtari tjetër i shquar, Petraq Zoto, ka thënë se: “Romani Dëgjo, floriri im është simfoni dashurie, serenata e serenatave të shumënjohura korçare”.
 Me këtë rast, nuk mund të rija pa përmendur një fakt të rëndësishëm, që ka lidhje me të shkuarën dhe me të ardhmen e shkrimtarit tonë të dashur: Nga shumëkush në Shqipëri, janë të njohur pararendësit familjar korçar të Kristaq Turtulli, midis tyre Mihal Turtulli dhe Thoma Turtulli, për atdhetari të shquar dhe humanizëm të theksuar. Dihet gjithashtu, që familja Turtulli e Korçës, me origjinë Vithkuqare, ka qenë në Shqipëri, nga më të pasurat dhe pjesëtarë të saj, nga më të shkolluarit. Kjo mbivendosje legjitime social ekonomike, intelektuale e atdhetare, më nxiti ta pyes mikun tonë, Kristaq Turtulli:
- E kuptoj që emigrimi, si për këdo, nuk ka për qëllim largimin përfundimtar nga Atdheu, aq më pak për ju, ish të kamur e të ditur! Kur mendoni se do ktheheni? (më shkonte mendja edhe te tre fëmijët e mi emigrant në Amerikë, Kanada e Holandë...)
-Jo, u përgjigj prerazi, shkrimtari i shquar korçar, as që do të kthehem ndonjëherë përfundimisht! Jam i zhgënjyer nga bashkatdhetarët pushtetar, që nuk na krijuan mundësi për kthimin e pronave të grabitura. Edhe të dy djemtë e mi, kanë gjetur veten në Kanada, që është vendi i punës, i lirisë, i demokracisë dhe horizonteve të hapura për këdo! Po unë edhe si shkrimtar, vegjetoj midis dy brigjeve. Sidoqoftë edhe atje në Kanada, unë në mendje rroj me mbresat, kujtimet dhe pjesën më të mirë të vendit tim dhe nuk e ndërroj me askënd dashurinë për vendlindjen dhe respektin për njerëzit e saj të mirë, miqtë dhe shokët e mi të paharruar!
 
Ndahemi nga miku ynë i mirë, që mezi pret të rikthehet shpejt te familja e tij e shtrenjtë, për të punuar, jetuar dhe krijuar në Kanada, duke i uruar me zemër shkrimtarit të dashur: krijimtari të pashtershme dhe cilësore, për të mirën e lexuesve të pasionuar shqiptar, që e ai i ka kurdoherë me vete dhe që presin nga autori i tyre i preferuar vepra të reja letrare edhe më të  bukura: romane tërheqës intrigues fantastik, tregime reale edukative e atdhetare dhe poezi shprehëse e inkurajuese shpresëdhënëse.
 
Tiranë, më 15.05.2017

Comments (1 posted):

Kristaq Turtulli on 17/05/2017 18:56:10
avatar
Te falenderoj nga zemra miku im i nderuar Luan Cipi për shkrimin dhe dashamirësinë e treguar. Krijuesit si gjithnjë janë të varfër por kanë shpirt të madh sa deti.
Respekt për ju dhe gjithë miqtë e tjerë.
Faleminderit. Ju uroj nga zemra paçi shendet dhe mbarësi në familjet tuaja.
me respekt
Kristaq Turtulli

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1