Newsletter
Email:
Poll: Fjala e Lire
Si ndiheni tek Fjala e Lire?
Home | TEMA | Gagareli i përparimit

Gagareli i përparimit

Font size: Decrease font Enlarge font

 

 

Gagareli më i madh i shqiptarëve është Edi Rama. Nga një province e Vlorës, bën humor me ndjekësit duke i konsideruar popull. Kur ata janë anëtarë, që, ca me hir e ca me pahir i janë mbledhur qark. Për të dëgjuar broçkullat e radhës. Sidomos sentencën prej floriri, fajin e ka Saliu. Pasi ai e di mire se, socialistët ngordhin pa të drejtat e tyre..., punë jo e jo njëherë se është kërkesë si ato që quheshin dikur shfaqe të huaja. Ngordhin e bar hanë veç Saliun të pështyhet. Ngordhin pa asgjë. Ama veç Saliun ta shajë. Të rri në pushtet kështu sa të dojë. Sa të dojë vende pune të hapi për lësistat. Le të bëjnë edhe ata çfarë të duan. Si tu dojë qejfi. Veç saliun. Se ata do bëjnë si do bëjnë deri tek lumturimi nën bredhat atje në periferi. Nga Vlora, gjenia e tij...Ku here me ca foto kaubojsash, ndokësh, që sot i ka kundër, me ca pamje nga lart për gjoja arritjen e tij, lungo maren. Apo Rion de Janeron e shqiptarëve. Pa u dertur aspak se Vlora e sodës, apo Vlora brenda lagjeve, eshte një geto po tamam si rrethinat e Rios së Brazilit të largët. Dhe pyetjes së një qytetari se nuk gjeta vend me ulur. Ai i përgjigjet se i sheh nga lart. Në fakt nga lart i poston ai. Ashtu si po bëjnë sot gjithë webet nën hyqymetin Rama, me protestat e opozitës. Gati të shpërthejnë sapo të dëgjojnë një ofshamë dikund, se, në Tiranë sot ... prej opozitës u vranë kaq, u dogj kjo e ajo...u mor pushteti me dhunë etj. Dhe ta dini, nuk është e rastësishme vajtja në Selenicë e Vlore. Eshtë kujdesi i djallit për kokën e vet. 

Kaq e shaj Berishën. Se pushteti vjen vet. Po Berisha ama eshtë kryekrimineli. Kryefjala magjike e dehjes. 

Megjithëse në këto katër vite sukseset e tij. Dhe reformat e mëdha të tija janë disa nga faktet që do përmendim më poshtë. Dhe me që ai merret me ''shqiptarët'' duke u treguar Ndokën e kaubojsin. I vetmi politikan normal shqiptar, që mund të kuotohet me portretin e një politikani perëndimor. Të paktën nga aktivitetet sociale e bamirëse etj. Po I sjellim po përmes fotove ..., prirjet fantastike të kryedemagogut shqiptar nga 2013-ta e këtej. 

Ilir Beqa Ilir Beqja... ish deputet i shkarkuar me vendim te Gjykatës Kushtetuese me qershor te 2011. Pas 6 muajve seanca gjyqësore... duke konsideruar të drejtë me kerkese të një grupi të deputetëve demokratë në vjeshtën e vitit 2010, Me akuzën për përfitimin në tendera nga fondet publike. 

Megjithakëtë, shenjtëria e tij e bën minister të shëndetësisë në 2013-tën. 

Shqiptarët vazhdojnë fajin e ka Saliu. 

Elvis Rroshi , krytar bashkie Kavajë. 

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve e shkarkoi kryebashkiakun Roshi më 29 dhjetor 2016. Ai akuzohet se ka fshehur të shkuarën e tij kriminale në formularin e vetëdeklarimit, siç e parashikon ligji i dekriminalizimit. Sipas hetimeve në atë kohë, të Prokurorisë. Elvis Rroshi rezulton i dënuar në Itali për veprën penale të përdhunimit në grup, trafik droge dhe pastrim parash. Shkarkohet me vendim të Gjykatës Kushtetuese në mars të vitit 2017... Vendimi gjykatës i hap rrugë organizimit të zgjedhjeve të reja vendore në Kavajë. Zgjedhje që nuk u bën. 

Fajin e ka opozita. Do bënte namin... 

Armando Prenga ose pyka në një bastion të partisë demokratike. Rrethinat e Laçit. Mburrja e Edi Ramës që e ktheu majtas. Madje duke i marrë bashkinë në kulmin e pushtetit, në vitin 2011. Armando Prenga edhe pse në xhep mbante diplomë juristi, u shqua në kuvend për grushta. Godet deputetët e opozitës holleve dhe në sallë. Edhe pse në të njëjtën kohë është anëtar i Komisionit për sigurinë kombëtare. 

Nga karriera e tij politike, rezultoi ... një komisioner socialist i vrarë..., dy fise sot në hasmëri, shërre në grup. Dhe përfundimisht dalja me pranga nga parlamenti. 

Shkarkimi më pastaj. Socialistët vazhdojnë, fajin e ka Saliu. 

Shukri Xhelili kryetar i Bashkisë Dibër shkarkohet nga Gjykata Kushtetuese në nëtor 2016. Pas video-skandali i bërë publik në televizion pak kohë më parë çoi në pranga. Ai u denoncua nga një vajzë e re (20 vjeçe... ai vet 56) për ngacmim seksual. Edhe ky krenaria e rilindjes. Benjamini i parelliut Sadri, atij qe artikulonte me xheste Hitlerin. 

Më pas Dibra u bë gazi i botës, me votimet për kryetarin e ri..., mund të blije vota sa të doje me 10 mijë lekë të vjetra. Dibra e traditave. nxorri sërish përmes shitjes së votave një rilindas. 

Deputeti i një partie kristiane, nga Puka. Nga aleancat e Ramës kundër Berishës. Arrestohet në prillin e 2015. Madje asaj kohe plasi përplasja e madhe Dosh, Meta etj. Ka shumë vendime gjykatash deri nga ato të huajat. Bashkë me të vëllain vrasin një komisar policie. Po I hetonte... akuzoheshin për gjithfarësoj, deri vrasje shqiptarësh në vendet e ulta... Belgjike e Hollandë. Megjithatë, fal sistemit të klabur të votes, urrejtjes ndaj Saliut zgjidhet deputet dhe Rama e bën aleat të pare. Sot në burg.. Fajin e ka Saliu. 

Ka prapë emra të tjerë... 

Të gjithë të denoncuar nga opozita. 

Ndërkohë që Shqipëria po shkon në zgjedhje moniste. Dhe shënjtëria e tij. Që u flet njerëzve për përparim. Vazhdom me akuzën që fajin e ka Saliu. Kur Saliu ka vetëm një armë, statutet e Fb. Ndërkohë shqiptarët e lungomareve, janë në një masë skandaloze papunësie e prespektive. Pjesë e mbetjeve e shqiptarëve të ikur. Brenda një depresioni social. Ku krahu i punës i këtyre viteve po shkon plotësisht si mish për top. Ndërkohë gagareli i përparimit u flet të vobektëve, duke fërkuar hobin e tij gomerët, për një faj, fajin e ka Saliu. 


Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1