Newsletter
Email:
Poll: Fjala e Lire
Si ndiheni tek Fjala e Lire?
Home | TEMA | Opozitë mos bëj kompromis

Opozitë mos bëj kompromis

Font size: Decrease font Enlarge font
image Ilir Levonja

 

 

Janë disa arsyet që sot me të vërtetë po shoh një opozitë. Dhe që aq të domosdoshme e ka demokracia. Sidomos ajo shqiptare. Vendi ku pavarsisht të gjithave, një lloj retorike pordhësh burash shteti, që edhe u ha, edhe u djeg, edhe u krruhet. U është mbushur mendja se janë zotër të Shqipërisë. Kanë edhe gurin edhe arrën. Ndaj mund të bëjnë çfarë të duan. Si përfundim sot shpresa e shqiptarëve është tashmë si ajo puna e palmave të thara në autostradën Tiranë-Durrës.
Nga ana tjetër një kaos institucional. Aq sa grave me minifunde që u pëlqen fakti, që emri i tyre është çekur për postin e presidentit. Po kafeneve ama, jo institucioneve. Aq më keq akoma që janë konsumur edhe dy nga raundet e kllounistike të zgjedhjes së kreut të shtetit. U duket marrëzi ulja në rrugët automobilistike të njerëzve të opozitës.
U duket marrëzi ekyistenca e çadrës. Selia qëndrore e një opozite që përfaqëson gjysmën e shqiptarëve. Një force politike që ca baldosa të llumit komunist u është mbushur mendja se aty. Në dheun e shqiptarëve, opozitarizmi dhe e djathta kanë vdekur një here e përgjithmonë. U është mbushur mendja se mund të bëjnë opozitë me shushunjat e përdoruara si grupet 2K. Apo ''anarshistin'' Blushi etj. Me çamët e nevrikosur nga moslënia e një vendi në qullmatoren e Vetungut. Kësaj rakete bërthamore të tipit Korean verior,etj. Si tabela e arritjes elektorale për burgosjen e opozitës.
U është mbushur mendje se janë akoma në pranverën e 97-ës. Dhe mbetën duke i thënë popullit se ja, opozitën po e kritikon edhe bota. Se bota kështu, se bota ashtu. Se bota është me ne etj. Sa keqardhje. Të gjorët harrojnë se, bota ishte edhe me Zani Caushin. Solli Romano Prodin atëhere në Vlore. Më 1997-ën. Dhe sikur Zani Caushi të shpallej kryeministër, bota do ta njihte. E keni aty me pamje... Pamje kallashnikollësh. Pranvera kallashinikolle shqiptare. Turma me kallash. Punë shqiptarësh të nevrikosur.
Bota ishte edhe me Enver Hoxhën në 1947-ën, kur u shpall Republika që nuk njihte asnjë force tjetër politike. Republika e luftës së klasave e natyrës së Kmerit të Kamboxhias.
Bota është edhe këtë të sotshmin, jo kryeministrin. Po kryeregrestin e ekonomisë butaforike shqiptare. Zanat I tij, lyerja e fasadave. Me sejmen droge, e populista si ai mjaftisti I Tiranës. Që mbeti në televizor përditë me kënde e gjëra të tjera. Një filozofi e propogandës. Një ditë u tha shqiptarëve se kemi nevojë të bisedojmë. Harroi se vet erdhi aty nga protesta. Nga ana tjetër, bëj habi pasi kam 12 vjet që jetoj në një qytet të madh. Dhe një here nuk e pash kryebashkiakun në një përurim këndi lojrash a shkolle publike. Se ato private, jo, e jo. Megjithatë e di se ku është bashkia. Kam vajtur nja dy here dhe më ka mjaftuar patenta për të marr një vertetim. Asgjë më shumë. I hipotekova letrat e shtëpisë pa qënë fare aty. Nuk më dha kryeministri, presidenti, a kryetari bashkisë ndonjë çertifikatë pronësie. A tapi, si na pëlqen ne shqiptarëve ta themi. Jo, një nënpunës i thjesht.... Pse? Sepse janë shërbime civile. Jo propogandë. Jo material fushatash elektorale. Pa asnjë sekser, pa asnjë rryshfet.
Megjithatë më vjen mire. Dhe i bashkohem shpirtërisht.
Më vjen mire që po shoh opozitë. Pa asnjë kompromis. Dhe më vjen mire që më fund dëgjova nga foltorja e opozitarizmit edhe një nga ëndjet e mia. Presidentin nga populli.
Duhet të marrin fund këto kulisat e bisedave. Këto të drejtat e cunguara. Pasi u bënë vite tashmë që Shqipëria jonë përfaqësohet nga ekzistenca e një presidenti qesharak. Pa këllqe e koqe. Një president kukull në dorën e kryetarëve të shumicës etj. Opozita ka shumë për të bërë. Dhe është shanci i artë i saj. Jo një çadër, po qindra. Mbusheni bulevardin me të tilla. Mbushni rrugët. Balancimi i pushtetit është domosdoshmëri jetike. Vetëm sot, ta dini, Shqipëria nuk ka nevojë për kompromis.

Comments (1 posted):

Vaso Papaj on 21/04/2017 13:22:07
avatar
Nje artikulim konciz,qe as mund t'i shtohet, as mund t'i hiqet nje fjale.Pergezimet e mia!

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1