Newsletter
Email:
Poll: Fjala e Lire
Si ndiheni tek Fjala e Lire?
Home | TEMA | MJAFT NA MALLËNGJYET ME HOMOSEKSUALËT

MJAFT NA MALLËNGJYET ME HOMOSEKSUALËT

Font size: Decrease font Enlarge font
image SHPENDI TOPOLLAJ

 

E gjithë media e shkruar dhe televizive, opinionistë të njohur, psikologë, përfaqësues shoqatash të ndryshme e sidomos ata të mbrojtjes së të drejtave të Njeriut, prej kohësh po harxhojnë shumë energji dhe oratori, për të na mallëngjyer për fatin e trishtuar të homoseksualëve shqiptarë, aq sa të duket se janë ngjallur interpretuesit e lashtë të librave sibilinë, ku ruheshin sentencat e blera nga Tarkuin Krenari, pas zjarrit të vitit 84 p.e.s. që ra në tempullin e Jupiter - Kapitolit. Madje, puna paska shkuar deri aty, sa po s`u garantuan liritë e tyre, ne shqiptarët, rrezikohemi të mos na fusin në Evropë. Dhe me liritë që ata kërkojnë, ndër të tjera qenka edhe martesa mes burrave dhe mes grave.

Flamurin e nxjerrjes nga ilegaliteti të kësaj race të gjoja grumbulluar në të ashtuquajturën LGBD e mbajnë plot krenari një djalë që hiqet si vajzë dhe një vajzë që hiqet si djalë, gjithsesi simpatikë dhe të kulturuar, dhe që do të ishin një çift mjaft i zgjedhur, sikur shigjetat e Kupidit t`i kishin goditur reciprokisht zemrat e tyre. Afërmendësh, që pa pasur asnjë fakt, nuk mund as t`i gjykosh e as t`i paragjykosh ata, por duke jetuar në një realitet ku me asgjë nuk duhet çuditur, sepse të shkon mendja se daljet nëpër ekrane, faqe gazetash apo edhe parada majë biçikletave! me tundje prapanicash, të panjohura më parë, janë një mjet i sigurtë fitimi. Por sot, kështu si ka ardhur koha, kjo nuk ka asnjë lloj rëndësie, pasi ka të tjerë që duke na shitur moral, dhe mësë shumti me punë të ndyra, vënë kapitale që do t`i kishin zili edhe Mark Krasët e botës moderne.

   Atyre që deklarojnë se “edhe jemi edhe s`jemi”, media u jep hapësirë, se është në kërkim të sensacionit. Politikanët me gjysmë zëri u premtojnë të mos kenë merak se porsa të gjejnë rastin oportun do t`i legalizojnë, intelektualët heshtin se mos i konsiderojnë të prapambetur, kurse njerëzit e thjeshtë revoltohen aty ku nuk i dëgjon kush, nëpër tavolinat gjithë tym të kafeneve. Ata që çoroditen nga e gjithë kjo zhurmë, janë fëmijët.

   Ca duan të thonë se ky devijim seksual është sëmundje, ca të tjerë këmbëngulin se është ves, pra dikush e quan të lindur e dikush e quan të fituar. Ne nuk kemi përse ta vrasim dhe aq shumë mendjen për zanafillën e tij, ama nuk mund të rrimë pa kujtuar se dy tekste mjaft autoritare të psikiatrisë, ai i fakultetit juridik dhe ai i mjeksisë, japin një mori shembujsh, nga më të pabesueshmit, për të mos thënë më çnjerëzorët dhe të neveritshmit, lidhur me prirjet e njerëzve jo normalë që natyrisht janë një pakicë. Shkencëtarët përkatës i kanë klasifikuar ato dhe çfarë turpesh nuk gjen atje. Etika nuk na lejon që t`i rrëfejmë, pasi shumica dërrmuese do skuqej deri te veshët. Veç për të argumentuar mendimin që do të jap, jam i detyruar të sjell një shembull që ka ngjarë diku në rrethinat e Lionit në Francë, ku një batalion këmbësorie kishte dalë në fushim. Patrulla që kontrollonte gjatë natës se si e kryenin rojat shërbimin, kapi në flagrancë ushtarin Bernard, i cili kishte çvarrosur dhe po përdhunonte një vajzë 20 vjeçare që kishte vdekur atë ditë në qytet. E arrestojnë Bernardin dhe e shpien te komandanti i repartit, i cili me të mësuar sa kishte ngjarë, ngre nga gjumi dhe rreshton batalionin të cilit i tregon aktin e shëmtuar të ushtarit - roje. Dhe pa e zgjatur shumë, majori, para gjithë efektivit, nxjerr pistoletën dhe me dorën e tij e ekzekutoi zullumqarin. Pas kësaj ndodhie të padëgjuar, nisin hulumtimet dhe studimet dhe rezultoi se të tilla raste kishte pasur edhe në vende të tjera. Dhe për “nder” të atij ushtarit francez, kësaj sëmundjeje a vesi, ia vunë emrin bernardizëm.

   Tani kushdo ka të drejtën të pyesë: “Sipas lirive dhe të drejtave të njeriut, larg qoftë, të ngrihen të gjithë këta përdhunues kufomash dhe të kërkojnë përkrahjen e opinionit, pasi duhen respektuar në dëshirat e tyre seksuale, dhe nuk duhen përbuzur nga turma e pa emancipuar, mos vallë duhet krijuar ndonjë shoqatë jo fitimprurëse që të na parashtrojë arsyet e mosarsyes, pse edhe ata duhet të jenë të barabartë me ne?” Si do t`ua bënim edhe atyre që kanë maninë të shkojnë me statuja, me lecka, me kafshë, e me maskarallëqe të tjera? T`i lemë të shëtisin me pankarta në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe të gajasemi me ta? Proh pudor! - do thosh Ciceroni.

   Të thuash se ne duam që shoqëria të mos i diskriminojë, dhe t`i marrë në punë pa rezerva, pasi dhe ithtarët e Elton Xhonit apo ato të Safos të kohës së vjetër nga ishulli Lesbos, janë si gjithë të tjerët, ky është spekulim banal, pasi ata nuk e kanë të shkruar në ballë se ç`përfaqsojnë, sikurse nuk e kanë këtë detyrim as normalët. Pastaj, kush ua kërkon njerëzve që në Curriculum - vitae të deklarojnë dëshirat seksuale? Tek e fundit, kush do t`ua zgjidhë atyre hallin që kanë? Është e njëjta gjë, sikur heteroseksualët t`u ankohen atyre. Këto janë çështje tepër private, se po të mos qenë të tilla, ai djali që hiqet si vajzë dhe ajo vajza që hiqet si djalë, do dilnin ekraneve për intervista së bashku me partnerët e tyre.

   Në vendin tonë, ndryshimi i bërë në këtë drejtim gjatë viteve të demokracisë, është i madh. Askush nuk i fut në burg të tillët, dhe askush nuk i fyen ata. Ama, dekorata nuk kemi pse t`u japim, se nuk po bëjnë ndonjë trimëri. Por edhe ata kanë detyrimin të mos na infektojnë atë moral që sundon mes popullit tonë, dhe për të cilin, jo atyre, po as vetë Evropës, dhe as ndonjë ambasade në Tiranë, nuk kemi pse t`i marrim dorën. Ne, e kemi të shenjtë familjen natyrore dhe tradicionale dhe nuk mund të pajtohemi me disa që në vend që të heshtin për hallin që i ka zënë dhe të mos venë në pozitë veten dhe familjen e tyre, se dhe ata shqiptarë janë, duan të shtojnë radhët, duke na dhënë mend se kohët moderne, kanë moral të ri, ku droga, prostitucioni dhe dëshira e burrit për burrë dhe e gruas për grua, janë bashkëudhëtarë. Pra, u dashka të mbyllim gojën para këtyre fenomeneve që synojnë degjenerimin e vetë shoqërisë. Jo për fajin tonë, ne mund të jemi një popull i varfër, por në familjet tona, nderin e kemi mbi gjithçka. Kushdo, që për ç`do arsye qoftë, kërkon ta cënojë atë, mund të fitojë ca para të pista, por ta dijë mirë se do humbë diçka të pariparueshme, duke fituar urrejtjen dhe mallkimin tonë.

   Tempuilli ynë i Nderit që nuk u dëmtua nga rrebeshet e kohrave të vështira, nuk mund të digjet së bashku me sentencat e vyera të Kodit tonë Moral, siç ngjau para gati 2000 vjetësh në Romë. Ato, do të ruhen të pastra dhe të paprekura, ashtu siç na i lanë gjyshët e stërgjyshët tanë, pa ja ditur për sofizmat e interpretuesve të rinj.

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1