Newsletter
Email:
Poll: Fjala e Lire
Si ndiheni tek Fjala e Lire?
Home | TEMA | NGA SHËNIMET E NJË LEXUESI

NGA SHËNIMET E NJË LEXUESI

Font size: Decrease font Enlarge font
image Alush Avduli

NGA SHËNIMET E NJË LEXUESI                                          

 

Krijuesi i natyrshëm e ka dhe një gisht cinik që na dëfton të gjitha ndotjet. P.sh. jemi të pushtuar nga ushtarët e formulave, slloganeve... Na sjellin me tepricë gardhime të rinj dhe ' ' udhë e mbarë '' nuk urohet. Pozojmë si të kryqëzuar me ringjalljen e shpikur në trekmbshin që na ofrojnë '' Gjigandët''  të përkthyer si demiurgë në kohë publike. Ç' të mirë do t'i sjellin këto sajime provincës?.. Akoma nuk është zbuluar  sperma e panjohur që do të ngjizin njerëzimin ndryshe. Atëhere pse këto mëndje të vakëta daullëzojnë se misjoni i letërsisë është rilindja dhe fisnikrimi i njeriut. Cilin njeri?!.. Luftëtarin e aspiratës, të pikëlluarin, mëkatarin, lapërdharin e lavdërimeve, shërbesën, instruktorin, militantin apo delet idiote që vlersohen në ftesa nga kompania ndërkombtare e ushqimeve.. Dhe më tej, horrat analist apo fituesit e konkurseve të rënduar nga tituj në panaire kotësish?!.. Njeriun...  mund ta bëjmë atë që është?!.. Prespektivë negative e infektuar nga mbeturinat e pa dobishme. Jemi të lumtur në Provincën e diellit. Të gjithë shkruajmë nga e majta  në të djathtë dhe anasjeltas dhe letërsia ngjason me varrezën e lumtur. Këto mund t'i thuash edhe për politikën. Guximet nuk e kapërcejnë pragun e daljes, e ruajnë akoma ' 'gjigandët'', fatkeqsisht të zbukuruar me rrëfesat e vonuara që tejet ngajnë me ato që fshehin... Përjetësia nuk ka më asnjë rrudhë për të thellur meditimin. Po letra e konsumuar hatashëm begaton realitetet dhe nihilizmi shkëlqen si qime e palarë në kokën e lypsit. Sërishmi : Amund ta fisnikërojnë njerëzimin librat e administruara nga synimet fantazma?.. Nuk artikuloj asnjë përgjigje, por di se letërsia e mrekullueshme është sa mungesë e sinqertë po kaq mosgërvishje në sipërfaqe. E zbrazët nga orientimet, letërsia e mirë është prani mohuse që pohon si gjëndje e padukshme spirituale. Po ç'mendon tipi tradicional në mburrje kur shpall ecjen mbi gjurmë. Çastet që derdhen në spektakle pa jehonë janë letrarët apo kallëpet narciste të sotshmërisë në përshtatësi. Poshtëria e shkurreve nuhat parfumin e yjeve, por ardhmëria sodit nga një qiell i largët si imagjinatë.  Këmbëngulja këlthet : Nuk mund të jeshi sjellshëm me të gjithë. Shumë herë që s'mund thua:' 'Të venë edhe të shkërdhehen të gjithë/po të shkërdhehesh edhe ti/ edhe njeriu i ndjeshëm dhe i pjekur/ një ushtar i së mirës./ Çështja është se shpejtë do të harrojnë/ dhe në se jo/ mbase kështu kanë për të bërë.''(Debora Garison). Dëgjimet refuzojnë zhurmën e kuptimmit....Dhe unë që akoma dyshoj në se jam edhe lexues.

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
3.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1