Newsletter
Email:
Poll: Fjala e Lire
Si ndiheni tek Fjala e Lire?
Home | TEMA | Letër falenderimi dhe mirënjohjeje Z. “Guri i Naimit” ose z.Dashamirës!

Letër falenderimi dhe mirënjohjeje Z. “Guri i Naimit” ose z.Dashamirës!

Font size: Decrease font Enlarge font

Vilhelme Vrana  Haxhiraj

Letër falenderimi dhe mirënjohjeje Z. “Guri i Naimit” ose z.Dashamirës!

 

   I nderuar Zoti Dashamirës!

  Ju kam shprehur mirënjohjen time , duke iu drejtuar një personi enigmatik për mua, por gjithmonë jo mjaftueshëm. M’u desh shumë kohë që të gjeja identitetin tuaj, i respektuar mësues, drejtor shkolle, që keni edukuar me dije shkencore  mbi 40 breza,shqiptari i madh, Dhimitër Xhoga!

  I nderaur mik!

  Jam e lumtur që së fundmi njoha identitetin tuaj si model i qytetarit, si një personalitet i kulturës dhe arsimit shqiptar, si studiues shkencor në fushën e mësimdhënies!

I nderuar Profesor Xhoga, Ju përshëndes nga Vlora!

Ju falenderoj nga zemra për gjithë vlerësimet që keni bërë në adresë të krijimtarisë sime të vonuar, deri tek ky i fundit për shenjtërimin e Nënë Terezës.

Miku im, do të isha vërtetë një pasuese e Nënë Terezës, nëse do të më kishin kthyer pronat, si trashëgimi nga Gjyshi, të cilën me të padrejtë na i rrëmbeu kolera komuniste, që e zhveshi shqiptarin nga pronësia, duke i mohuar identitetin kombëtar dhe fatkeqësisht u anashkalua i vetmi besim i shqiptarit, që ishte shqiptarizmi. Kjo e varfëroi kombin tim, sepse i mohoi trurin dhe palcën që mannë këmb dhe të patundur shtetet , shtresa e mesme dhe inteligjenca e arsimuar në Perëndim. Shqiptari jo vetëm u varfërua materialisht por edhe shpirtërisht e mendërisht. Si pasojë regjimi i paprovuar më parë, vrau ndërgjegjen kombëtare në tërësi.

Kurse Nënë Terezës atje ku zgjodhi të jetonte e të punonte, nuk ia mohoi askush lirinë vetjake. Moslejimi i ardhjes së saj në Atdhe si e padëshiruar për regjimin komunist,mohimi i një personaliteti , një prej Elitës kombëtare,  nga politika e njëanshme shtetit shqiptar, madje as për t’i dhënë lamtumirën e fundit nënës dhe motrës, ishte një akt mizor e i pafalshmëm i sistemit.

     Sot e vetmja gjë që unë kam në dorë është që mendimin tim të lirë të shprehur nëpër libra, pjesën më të madhe të cilave i dhuroj. Mundësia e vetme e imja, është të dhuroj letërsinë time falas. Do ta shpërndaja kudo në botë ku jetojnë e punojnë shqiptar, nëse dikush merr përsipër transportin. Këtë gjë do ta bëja me kënaqësi, sepse libri prandaj botohet që të lexohet dhe jo të qëndroj i pluhurosur në raftet e bibliotekave .

I nderuar z. Dhimitër , Ju uroj gjithë të mirat e kësaj bote, mik i krijuesve letrar  e dashamirës i atdheut dhe i shqiptarëve që u dhemb për këtë komb të drobitur nga shekujt  dhe plagët e kohërave! Është nder, detyrë dhe përgjegjësi morale e çdo qytetari që punon për çështjen kombëtare!

Ju lutem më shkruani në këtë adresë.: E-Mail...haxhirajvilhelme@gmail.com

 Me konsideratë për qytetarin dhe shqiptarin e mirë, Dhimitër Xhoga!

Vilhelme Vrana Haxhiraj

Vlorë-14-9-2016

 

 

Ps: një koment të tillë e keni pas urimit tuaj tek shkrimi i Nënë Terezës. Por duke menduar se nuk besoj ta lexoni, u detyrova t’ju dërgoja këtë letër mirënjohjeje. Gjithmonë nëse “Fjala e Lirë”do të ketë mirësinë  ta botojë në faqet e saj.vivra

Comments (7 posted):

Përparim Hysi on 14/09/2016 12:38:24
avatar
Zonja Vilhelme! Je e nderuar dhe pa prona. Pronat i morën ata që nuk kanë patur prona. Për pronat u "kujdes" pushteti demokratik dhe duhet kënduar ajo kënga e ALI PASHAIT: " Harro mushkë palarenë/se ALI PASHANË e prenë. Të uroj gjithë të mirat!
kadri Tarelli on 14/09/2016 20:30:09
avatar
Urime znjonjë e nderuar për këtë shkrim ku shprehni fisnikërinë tuaj!
Më vijnë ndërmend fjalët e shkrimtarit të njohur Kamy: "kush shkruan jeton dy herë". Nd%rsa ju do të jetoni disa herë, pasi kini bërë disa vepra letrare dhe kini fituar disa çmime, kështu ju nderoheni sot dhe do të kujtoheni në përjetësi. Më thuaj cilit pasunar i kutohetë emri? Askujt.
Me respekt e mirënjohje!
Kadri Tarelli
Durrës
Guri Naimit D.(Dh.Xhoga) on 14/09/2016 21:43:09
avatar
Ju jeni "TRINITRINA"si 80 vjrcar; i detyruar emigrantZ Vlheme Vronari..

E nderuare Vilhelme Vronari Haxhira.
Kam vite sa rene ne kontakt me krijimtarine tuaj e,t'u them te drejtem ,me impononi tiu rrespektoj,sa per krijimtarine tuaj, prejardhien,(jemi opozitare po vellezer te dy,po opozitare si duhet te jete opozita,jo si kemi perjetuar e perjetojme deri ditet qe po kalojme.
Po kjo ne nuk na ndan perkundrazi, na bashkon. Pa pozite dhe opozite nuk ka demokraci,apo jo. Une primare kam te diskutoj me nje OPOZITAR,qe te gjejme mbrodhesine qe ideojme.Fatkeqesisht kete se kemi.(E kam fjalen per kokat..)
Per sa thoni ju qe nuk keni marre pronat e families suaj, me vjen keq. Gjithnje sipas ligjeve.Po do te thoja, nuk eshte kjo kryesoria,ne opozicionin mare. Koha evolon e do shkojme pas saj.
Une s'kam trashegimi te madhe prone, po dhe ate qe brezat vene me "buke e kripe",ai ligji i famshem 7501 a sa eshte,nuk ma jep(jo vetem mua).Vrasie eshte te humbases Qofte dhe nje pellembe toke,ne Dangelline Time apo kudo.
Ashtu si per pronat tuaja,them se duhet te caktohet maria e tyre,me ligj pa tjeter.
Le te shpresojme se Demokracia do behet DEMOKRACI,si e njeh bota sot.
Une jam me devizen:"OPOZITARE po VEllEZER".
Ju si te rinj qe jeni,(se une i kam kaluar te 80 vite),besoj se do ia arrini."Roj me gaz e rroj me shprese".. thone te moshuarit..
Kete dua ti them dhe une e nderuare cupa VILHELME,(si vlonjate me impenjon dy here pos te tjerave).
Aty kam femijte e Xhaxhai Andrea Xhoga,ish emigrant nje jete ne France e kthyr sikthyer shume pas clirimit(1947) shpresonin te realizonin enderrat e tyre.U vendos ne Skele sa punonte per Minieren e Selenices...ardhur nga minierate Lionit.Ka lene tre vajza e dy djem qe besoj duhesh ti njohes. E mira cupe Poleta,mesuese sa martuar me nje Vlonjat(ish oficer Pilot, ajo ndare nga jeta ne lindien e pare...na ka lene nje plage.E motra Marta po mesuese, martuar me Gjonin,kuader i larte,aktualisht ne Tirane. Sa Vellai Zhani, inxh gjeollog nafte,sot pesionist po ashtu ne Tirane. Aty ne Vlore ke Marien,pensioniste ekonomiste,nje jete ani se me shkolle te mesme,sot pesioniste atty me te vellane Lonin,Idraulik nje jete.. Femijet e tyre dale ne jete...
Po dobesi juve ju kam; dhe per shume Vlonjate kuadro univeristare mosha ime(70-80)qe disa ndiese pacin dhe jane ndare nga jeta> Mes tyre,kam patur te mirin Skender Halilin Ixh.Elektrik..me ato femijse engjej( Vajzen ne Tirane ekonomiste sa di). Ai ndiese pate ndare nga jeta ca si para kohe,ne krenoheshim me te si sportist klasi.
Paca fatin,te vij tiu takoj.E kam dobesi Vloren sa Vlonjatwt.
Me fal se nuk perdor mire kompjuterin ,me vajzen( djalin ne "Doktorature pianist specializuar, vajze ekonomiste ne perfundim te fakultetit ketu ne Toronto." (Do ju shkruaj ne adresen tuaj(IMELL))
Me shume Konsiderate'
Guri Naimit D
Dhimiter M Xhoga.
V0. Nipi me ka marre emrin dhe une; gjeta kete variant qe me ngushellonte. Falie kerkuar te gjitheve,se e di:
Nuk jam as sa "Guri Gaimit"...

Tronto 14-09-2016 .G.N.D.
xhevahir cirongu on 15/09/2016 05:36:36
avatar
Zj. Haxhiraj Vilhelme Vrana!

Ju urojmë shëndet familjarisht,mendimi i shprehur në letër, kur shkruhet e lexohet nga të tjerët; kjo do të thotë Përjetësi dhe i ke shërbyer me devotshmëri atdheut, kombit e shoqërisë.
Edhe komentatorëve ju uroj shëndet e respekte miqësore!

Respekte,

Xhevahir Cirongu, Durrës, 15 shtator 2016
vilhelme vrana haxhiraj on 16/09/2016 15:00:24
avatar
Të nderuar miq, Përparim, Kadri dhe Xhevahir! Ju faleminderit!
Shkas u bë z. Dhimitër Xhoga të cilin e përshëndes me konsideratë.Z.Xhoga, i njoh njerëzit tuaj Marien dhe nusen e Lonit, Myzejenin. Madje i kam mike. Martën gjithashtu e kam pasur kolege si mësuese. Kurse me Poletën e ndjerë na ndante vetëm bulevardi Vlorë-Skelë. Përsa i përket pozitë dhe opozitë, nuk më pëlqen që letërsisë time t'i vë gardh politik. Kam dëshirë të lexohet nga të gjithë shtresat. Politikën ua kam lenë atyre që dinë ta bëjnë dhe e shfrytëzojnë për të mbushur xhepat e tyre dhe jo tanët. Ndryshe ju i dashur miku im, Prof Dhimitër nuk do të kishit emigruar nëse mirëqenia do të kishte qenë optimale në Atdhe. Nuk kam qëndruar më shumë nga dy muaj jashtë shtetit, por duke parë se me botën perëndimore jemi larg shumë, kam ndryshuar mendim. Kurse ju që ia keni parë vlerat atij sistemi, me mendje dhe ide i qëndroni besnik, se të mirat materiale po i vilni në një shtet antikomunist(imperialist). Të rrimë shtrembër e të flasim drejt, idhujt nuk janë për ata që i kanë këmbët mbi tokë dhe kokën mbi supe. Ne shqiptarët jemi të destinuar të vuajmë për drejtësi, edhe pse e dimë se cila është e drejtë dhe cila e padrejtë,e kemi të vështirë a pranojmë të vërtetën sado e hidhur qoftë, ndaj duhet të ndryshojmë.Çdo njeri duhet të kërkojë brenda vetes, t'i zbulojë anët e errëta qenies së tij dhe duhet t'i bëjë apel ndërgjegjes,sepse njeriu ëdhtë si bota që nuk është absolute, por e ndryshueshme. Duhet ta shikojmë realitetin në sy, ta analizojmë atë dhe t'i marrim atij më pozitivet. Bota nuk është bardhë e zi, por ka ngjyat e saj. Të tillë janë edhe sistemet ekonomiko-shoqërore. Ai sistem që e çon poullin e vet në grahmën e fundit ,nuk duhet të qëndrojë më në këmbë, duhet përnbysur.
Më shkruani dhe do të falsim gjatë e gjerë. Ose po erdhët në Vlorë dua të takohem me ju. Ju përshëndes si një vëlla i madh,sepse nuk jam shumë më e vogël nga ju. Pas pak mbush 72 vjeçe...E kam nipin 25 vjeç.
Ju uroj shëndet dhe gjithë të mirat, jo si opozitarë por si bijë të shqipes! Vilhelme
Zeqir Lushaj on 17/09/2016 07:56:48
avatar
Bashkohem me te gjithe vleresimet e komentet per te nderuarin Guri i Naimit.
Respekte.
Guri Naimit D.(Dh.Xhoga) on 18/09/2016 01:39:42
avatar
Te nderuar miq! Me thoni:
"nga pese gishterunjte e dores nuk mud asnjete pres..."
Faleminderit per fjalet e zgjedhura per mua dhe ca superlative,se;nje nen mesataren jam( vleresues mesuesi),po zemren e kam ZEMER,shtoi asaj ATDHETARE.
Intersante eshte,po kam nxjerre nje konkuzion, vec te tjrave MERGIMI eshte shkolle e shkuar shkolles,per njohen e jetes me te tera.
E mira Vilhelme,qe nga sot po i thme MOTRA e DYTE,(82 vjecare e kam motren ne Korce,(ta thote Maria kush eshte: NJE HEROINE e kohes(jo politike)e pa vleresuar),mbetur vetem me femiet si NE.
Une ju lexoj te gjitheve,fal vajzes familiarisht,perkushtar mua si femijeve.
Me kane dhene "TRINITRINE"me arritiet e tyre. Nipcia nisi "DOKTORATUREN",muzike profili, mbesa po mbaron Univerisitetin e do te behet mesuese,si gjyshi thote. Po e vecanta eshte kjo miqte e mij.E kane arritur kete me pune te perkushtuar. Gjyshi i tyre punonte naten e vinte ne universitet diten, ato; punojne njeheres e studiojne.
Me erdhi keq,kaloi kjo vere dhe ata,(nipcia nis"Doktorature",deri diten e pare te ketij viti shkollor,punonin ku tu dilte dhe pune fizike.Me kane dhene sodikfaksion mua 80 vjecarit.
Me falni i shkruaj keto, per ata qe dhe perflasi femijet emigrante.ketu ne Toronto,s'ka student,qe te mos punoje ne pushimet e veres.
Pune dhe vullnet sekreti aritieve ketu.
Gjithe te miray Perparimi yne PERPARIM.
Xhevahir Cirongu gjithnje PENA PENE sa
Z. Xhevat Llushaj, nuk di si ta them,po e kam "keshilltar"me sa na shkruan.
Kadri Tarrellin i jam shume mirenjohes per sodikfaksinin dhene,ani se permes te vellait ketu ne Toront Ytbi, artist i artisteve. me sherojne bisedat e tij ne telefo. neser kemi nje perurim libri te nje miku shqiptar ardhur nga Italia, si ne emigrant Z.Frasheri,sjelle liber pikerisht per FRASHELLINJTE sa mesova ne telefonata miqsh.
Ketu ne Toronto ka mjaft intelektuale atdhetare te vertet sa krijues te afte.
Mua s'me ze gjumi pa komunikuar ne Telefon me te mirin Pr. Vangjush Ziko.

Miresi paci
Me ju Dhimiter Xhoga qe nipi mare emrin une shkruaj me siglen
Guri naimit D.
Toronto 18-09-2016

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1