Newsletter
Email:
Poll: Fjala e Lire
Si ndiheni tek Fjala e Lire?
Home | TEMA | Gëzuar ditëlindjen britanike me gjuhën e bukur shqipe, “Fjala e Lirë”.

Gëzuar ditëlindjen britanike me gjuhën e bukur shqipe, “Fjala e Lirë”.

Font size: Decrease font Enlarge font

Gëzuar ditëlindjen britanike me gjuhën e bukur shqipe, “Fjala e Lirë”. “Fjala e Lirë” është ndër mediat më të vjetëra në Britaninë e Madhe që ka folur shqip e që vazhdon të flasë shqip. Madje profesionalisht. Atë e kanë quajtur Akademi shkrimtarët... dhe sot ajo mbush 15 vjet në Britani të Madhe. U bëfsh shekujsh dhe folsh shqip!

Është pjesë e shoqatës “Albanian Creative People in Exile”, që ka promovuar dhe vazhdon të promovojë kulturën shqiptare nga të gjitha Trojet etnike në hapësirën britanike e më gjerë. Është një Akademi më vete dhe natyrisht tashmë një rrugë e re, e lirë dhe e hapur në sigurinë e fjalës. Ne vërtet nuk kemi mbushur salla, por kemi bërë që sallat të flasin bukur dhe Shqip, ne vërtet nuk kemi bërë mitingje, por kemi bërë që mitingjet të marrin frymëzimin tonë, ne vërtet nuk kemi bërë koncerte, por kemi ndezur koncertet në hapësirën tonë dhe talentet janë gjallesa jonë e magazinuar vite e vite të tëra. 

Drejtori: Dr Fatmir Terziu

Comments (14 posted):

Murat Gecaj on 06/04/2016 11:34:20
avatar
Ju pershendes perzemersisht nga Tirana, ne kete pervjetor te shenuar te "Fjales se Lire", i nderuar koleg e mik i çmuar. Dr.Fatmir Terziu. Uroj dhe jam plotesisht i bindur se edhe ne te ardhmen ju do ta vazhdoni me vendosmeri udhen e pershkuar me dinjitet deri tani dhe gjithnje lexuesit e intelektualet shqiptare, kudo ne bote, aty do te gjejne nje vater te ngrohte e miqesore, ku do te flitet vetem shqip, ku do te kendohet vetem shqip, ku do te ndajme mendimet tona, bashkerisht, vetem ne gjuhen tone te bukur shqipe, duke ndihmuar qe zeri i Shqiperise te ndihet perhere e me i qarte e i fuqishem, si ne Europe dhe kudo ne bote...Me shume respekt per ju: Prof.Murat Gecaj, publicist e studiues, Tirane, 6 prill 2016
Pellumb Kulla on 06/04/2016 11:35:55
avatar
Pershendetje, urime per mbaresi dhe faleminderit, i dashur Fatmir, per vemendjen ndaj krijimeve tona.
Xhahid Bushati on 06/04/2016 11:37:07
avatar
I dashur Fatmir, të përshëndes! E pashë me vëmendje faqen. U befasova për vlerat që shpaloseshin, vlera që i meriton. Faqja ishte dizajnuar bukur e plot etikë. Vërtet jeta, shpesh të çon dhe aty ku s'e mendon, por Ju jeni model që secili prej nesh të të marrim model. Duke të uruar gjithë të mirat, suksese në krijimtari e në studimet letrare.
Illo on 06/04/2016 11:40:37
avatar
Fjala ishte denuar me burgimin me te rende ne Shqiperine ish komuniste . Per nje fjale njerzit jane pushkatuar . Terziu e amnisoi perjetesisht , qe nga Londra . Eshte realisht e lire fjala shqiptare . I. Foto
Resmi Osmani on 06/04/2016 11:46:33
avatar
"Fjala e lire"Gezuar e pershumevjet ditlindjen. Paç gjithmone mbaresi. Je shtepia e perbashket e krijuesve mbarshqiptare, aty ne takohemi dhe kembejme mendime, takojme te njohur por bejme edhe miq te rinj. I zoti i "shtepise" z.Fatmir Terziu, gjithmone i buzeqeshur, i palodhur dhe dashamir na uron mirseardhjen.Perveç talentit te tij te spikatur, kjo eshte nje vlere e shtuar.
Edhe nje here urime!
Halil on 06/04/2016 13:19:01
avatar
Urime dhe përgëzime! I kremtofshi edhe shumë përvjetorë të jerë me plot shkrime, studime, risi e begati nga të gjithë krijuesit! Gëzuar redaksi e nderuar dhe Ju, i nderuari dhe i respktuari, Dr. Fatmir Terziu!
Halil Haxhosaj
Ismet Tahiraj on 06/04/2016 13:23:47
avatar
Fjala e Lirë është vet kombi ,ruatja e gjuhës shqipe , akademi shkencore dhe puna e juaj e kurorizuar me rezultatet qe janë djersa e juaj.Ne krenohemi me këtë organ shhtypi madhor ,posaçrisht unë qe kam te botuara poezit e mija ,ne mënyren mjaft afirmative. Pra GËZUAR 15 VJTORI I DALJËS NE DRITË -FJALA E LIRË.
Aleko Likaj on 06/04/2016 20:48:32
avatar
Perfitoj nga rasti qe te pershendes prej se largu nisiatorin, mikun e kolegun tim te hershem Fatmir Terziu, ne kete pervjetor sinjifikativ te Fjales se lire, qe lindi si nje projekt pasionant dhe me mendimin e qellimin e mire per te mbledhur rreth saj intelektualet shqiptare kudo qe ndodhen ne te kater cepat e ketij globi te vogel qe e quajme sot thjeshte bota jone.Pa dyshim nje rruge e lavdishme e "Fjales se Lire"qe rezaton sot ne inteligjencen shqiptare brenda dhe jashte kufijve te vendit tone, ne vlerat kulturore qe sjell , shfaq dhe percjelle shkrime, studime, analiza, risi, e krijimtari tek te gjithe duke e bere njekohesisht keshtu nje nga mediat elektronike me ne ze sot te gjithe hapsires shqiptare. Ndjej krenari qe kam qene pjese e stafit ne krijimin e saj. I uroj nga zemra prosperitet ne afirmitetin e misionit te saj edukues e kulturore per brezat e shqiptareve kudo qe ndodhen. Miqesisht
skender S.KAPITI on 07/04/2016 18:18:48
avatar
Gezuar dhe per shume vite "Fjala e Lire", qe e thote lirine e fjales me ate qe filozofi i madh Kant e ka qualjtur ", "Liria e Penes", pena e Juaj z. Terziu dhe e te gjithe atyre qe kjo dritare drite mundeson te shprehen, te thone, te kontribuojne por edhe te takohen, te bisedojne e te rrahim mendime , te shkembejne pervoja e te japin dije dhe leksione per edukimin me te vertetat aq shume te nevojshme sot e qe e mundeson "Fjala e Lire". I pershendes me respekt edhe ata dhe vecanerisht Ju Terziu dhe redaksine e "Fjalws sw Lire" Nga Skender S. Kapiti
A. Hysi on 08/04/2016 10:36:23
avatar
"Fjala e Lirë" është një Shqipëri e vogël, me zemër të madhe që rreh në Londër, por çon gjak tek të gjithë shqiptarët e botës.
Gëzuar përvjetorin "Fjala e Lirë"! Festofsh përherë!
Gëzuar Dr. Terziu, paçi vetëm mbarësi e shëndet!

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1