Newsletter
Email:
Poll: Fjala e Lire
Si ndiheni tek Fjala e Lire?
Home | TEMA | Një studim i rëndësishem për fushën e legjislacionit detar shqiptar

Një studim i rëndësishem për fushën e legjislacionit detar shqiptar

Font size: Decrease font Enlarge font
image Qemal Biraku

Një studim i rëndësishem për fushën e legjislacionit  detar shqiptar

 Qemal Biraku

 

 

E drejta e detit në marrëdheniet ndërkombëtare, me autor  DR. ERMAL XHELILAJ, një studim i rëndësishem për fushën e legjislacionit  detar shqiptar

 

 

Studimi shkencor “E Drejta e Detit në Marrëdhëniet Ndërkombëtare” me autor Dr. Ermal Xhelilaj, pedagog dhe ish-dekan ne Universitetin “Ismail Qemali”, i diplomuar në SHBA dhe Suedi për të Drejtën Ndërkombëtare të Detit, shqyrton ne kontekstin analitik ndikimin e të drejtës së detit në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare, dhe veçanërisht në kuadër të marrëdhënieve ndërshtetërore të Shqipërisë me shtete të tjera rajonale. Ky studim mund të konsiderohet i rëndësishëm për faktin se hulumtimet e thella e gjithëpërfshirëse mbi të drejtën e detit dhe impaktin që ka ushtruar ky regjim juridik në marrëdhëniet ndërkombëtare (MND), dhe në mënyrë të veçantë në relatat e shtetit shqiptar me shtete të tjera, i kanë munguar përgjithësisht fushës studimore të së drejtës ndërkombëtare të detit dhe legjislacionit detar në Shqipëri. Pavarësisht se ka pasur përpjekje nga autorë të ndryshëm shqiptarë, për të analizuar këtë çështje themelore për fushën e MND në përgjithësi, si dhe për interesat kombëtare të Shqipërisë, përsëri ato kanë qenë relativisht të pakta e të kufizuara në thelb. Rrjedhimisht, konsiderohet e nevojshme që kjo problematikë thelbësore të trajtohet në mënyrë më të hollësishme, analitike  dhe gjithëpërfshirëse në kontekstin juridik, duke marrë në konsideratë veçanërisht rrethanat specifike që kanë karakterizuar vendin tonë lidhur me mosmarrëveshjet për kufijtë detarë me shtetet fqinje gjatë këtyre 20 viteve të fundit të tranzicionit demokratik në Shqipëri.

 Për më tepër, studime analitike të natyrës kritike mbi të drejtën ndërkombëtare të detit dhe legjislacionin e brendshëm detar dhe problematikat që kanë karakterizuar këto regjime juridike kanë qenë të pakta dhe të orientuara kryesisht në fusha të caktuara sipas rrethanave që janë paraqitur, duke krijuar një situatë juridike jo të favorshme për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve ndërshtetërore që kanë në fokus përcaktimin e zonave dhe kufijve detarë mes shteteve të ndryshme, si dhe mes Shqipërisë dhe shteteve të tjera. Një analizë kritike mbi ndikimin e të drejtës së detit në fushën e MND, si dhe një trajtim i problematikave, paqartësive, prioriteteve dhe mangësive që karakterizojnë jo vetëm legjislacionin e brendshëm detar të Shqipërisë, por edhe dispozita të caktuara ligjore të traktateve ndërkombëtare të detit lidhur me përcaktimin e kufijve detarë dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjeve ndërshtetërore të karakterit detar, mund të parandalojnë konfliktet ndërkombëtare dhe ato rajonale. Qartësimi i kësaj çështjeje ndikon edhe në mbrojtjen e interesave të Shqipërisë mbi hapësirat detare, duke e pozicionuar atë në një situatë të favorshme politike dhe ligjore për të negociuar dhe lidhur marrëveshje ndërshtetërore që forcojnë interesat kombëtare e strategjike dhe kontribuojnë në progresin e vendit.

Në këtë këndvështrim, objektivat kryesorë të këtij punimi shkencor fokusohen përgjithësisht në studimin dhe analizën e çështjeve të tilla themelore, si: konceptet themelore të së drejtës ndërkombëtare të detit, rëndësia dhe ndikimi i MND mbi çështjet themelore të karakterit ndërkombëtar detar, bashkëveprimi dhe divergjencat ndërmjet fushës së MND dhe legjislacionit ndërkombëtar detar, funksioni bazë i së drejtës ndërkombëtare së detit në kuadër të fushës së MND, roli ndikues dhe impakti që ushtron e drejta ndërkombëtare e detit në lidhje me marrëdhëniet ndërshtetërore apo problematikat e pasqyruara në MND, niveli i implikimit të regjimit ligjor ndërkombëtar në marrëveshjet mes shteteve të ndryshme dhe implikimi i legjislacionit kombëtar të detit në marrëdhëniet dypalëshe të Republikës së Shqipërisë me shtete të tjera të rajonit ballkanik dhe më gjerë.

Gjatë zhvillimit të këtij punimi janë ushtruar një numër pyetjesh nga ku është kërkuar që në kontekstin studimor të jepen edhe përgjigjet e duhura lidhur me impaktin që ushtron e drejta ndërkombëtare e detit mbi fushën e MND. Punimi shkencor fokusohet jo vetëm në parashtrimin e argumenteve analitik, por ka marrë në analizë dhe çështje të tjera të rëndësishme të periudhës bashkëkohore që i përkasin të drejtës ndërkombëtare të detit dhe që kanë ushtruar impakt themelor në drejtim të zhvillimit të MND. Disa prej këtyre çështjeve themelore pasqyrojnë studimin mbi përmbajtjen dhe implikimin që shkaktojnë marrëveshjet ndërshtetërore dhe traktatet ndërkombëtare të detit, nocionet themelore të kornizës juridike të së drejtës së detit dhe rolin e organizatave ndërkombëtare në MND. Nga ana tjeter,sipas autorit  në nivel rajonal eshte trajtuar çështja e rëndësishme lidhur me impaktin që ushtron e drejta ndërkombëtare e detit mbi marrëdhëniet dypalëshe të Shqipërisë me shtete të tjera ballkanike. Në bazë të argumenteve të parashtruara nga Dr. Xhelilaj  nga ky studim shkencor janë nxjerrë edhe konkluzionet e duhura në drejtim të implikimit dhe impaktit të drejtpërdrejtë që ushtron e drejta ndërkombëtare e detit lidhur me marrëdhëniet ndërshtetërore në sistemin ndërkombëtar, si dhe janë parashtruar disa rekomandime lidhur me të drejtën kombëtare të detit të Shqipërisë.

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1