Navigate archive
first first April, 2014 first first
Su Mo Tu We Th Fr Sa
1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30
Newsletter
Email:
Home | TEMA | Mbresa dhe shënime rreth Simpoziumit Shkencor “Letërsia dhe Roli i saj në Diasporë"

Mbresa dhe shënime rreth Simpoziumit Shkencor “Letërsia dhe Roli i saj në Diasporë"

image Shoqata




Shkruan: Raimonda MOISIU/
Nën kujdesin e Kryesisë së Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë dhe në bashkëpunim me prof. Haxhi Berisha dhe ndihmesën e poetit e aktivistit Dedë Elezaj, në mjediset e  Monro College, Bronx, Neë York, dt. 22 Dhjetor 2013 u bë e mundur mbajtja e Simpoziumit Shkencor me temë:”Letërsia Shqipe dhe Roli i saj në Diasporë”. Morën pjesë  një numur i konsiderueshëm shkrimtarë, poetë, autorë që janë anëtarë të Shoqatës,  por edhe jashtë saj, publicistë, historianë, studiuesë, piktorë, aktorë gazetarë, intelektualë, dashamirës e adhuruesë  të artit e letërsisë e kulturës shqiptaro-amerikane. Përvec pjesëmarrësve ishin ftuar mendimtarë e intelektualë të shquar të cështjes kombëtare figura të spikatura publike në fusha të ndryshme të jetës sociale e kulturore të Diasporës, si nga Federata Pan Shqiptare Vatra, Akademia e Shkencave shqiptaro-Amerikane dhe jeta social- ekonomike-politike e kulturore në diasporë! Na ndodh shpesh që evenimente apo aktivitete të tilla për artin e letërsinë  të na lënë mbresa të veçanta dhe përjetime të këndshme, që shërbejnë si një kumt për të shpalosur idetë,  përshkrimin  e një realiteti plot jetë. Realitetin mbresëlënës që mbart në vetvete magjinë e ndryshimit e të shpresës, surprizën e këndshme në kërkimet origjinale për t’i mëkuar ëndrrat me art, që gjithsecili nga ne dëshiron të arrijë në rrugën e krijimtarisë e të prurjeve të reja në letërsinë shqiptare. Sigurisht bëhet fjalë për realitet brenda librave dhe detyrimin që gjithsecili nga ne ka ndaj audencës së lexuesve. Dhe jo vetë kaq! Në vështrimin e përgjithshëm evidenton zërin e shpirtit qytetar,  intektual e krijues,vetëdijen e cilësive shpirtërore të shkrimtarëve, poetëve, gazetarëve  e publicistë, me vizionin, pozitën dhe historinë e identitetit e kulturës shqiptaro-amerikane. Gjejnë vend e hapësirë personazhet, jeta jonë në  artin e të përditshmes e të bukurës njerëzore,  në një status të barabartë me botën e qytetëruar amerikane.Evidenton  vazhdimësinë  e përjetësimit të traditës, kulturës, gjuhës shqipe, historisë, letrave shqipe, ashtu sikundër kanë bërë paraardhësit, në ecje me kohën e kanë dëshmuar potencialin e tyre intelektual, dijet, aftësitë krijuese, talentin e mrekullueshëm, vlerat dhe virtytet e tyre. Kësaj here Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë vuri rolin e kontributin e saj letraro-artistik-intelektual e qytetar, detyrimin e misionin e saj fisnik ndaj komunitetit në Diasporë, promovimin e vlerave në kompromis me idenë e një Simpoziumi Shkeëncor, risi krejt e re dhe për herë të parë  pikërisht në zemër të Neë Yorku-t, të artit, dijes, kulturës e traditës e vlerave kombëtare mes gamës së  gjerë të kulturave dhe komuniteteve të ndryshme në shoqërinë demokratike amerikane -multikulturore. Është koha që  njerëzit e letrave shqipe, intelektualët e  komunitet shqiptaro-amerikan në Diasporë dhe në egzil kudo që ndodhen të pohojnë  rolin e tyre  pro-aktiv në shoqëri, të përhapin mesazhin e dashurisë e të bashkëjetësës jo vetëm në mbarë botën shqiptare por edhe në marrëdhëniet me kulturat e tjera. Ky Simpozium Shkencor për letërsinë ishte më i vecanti nga aktivitetet e tjera të kësaj natyre, ngaqë në atë sallë u deklamuan jo vetëm veprat e shkrimtarëve shqiptaro-amerikanë dhe të autorëve që jetojnë e krijojnë në egzil,  por kishim  bashkë tërë Diasporën-Kosovën,  Camërinë e tërë Shqipërinë etnike. Deklamuan bashkë vlerat kombëtare  dhe arritjet letrare të tyre që sikur po bashkojnë shpatullat e ndrydhura të Atdheut tonë të copëtuar padrejtësisht për shekuj  me rradhë. Ky Simpozium Shkencor ishte  reflektimi dhe studimi që lidh pazgjidhshmërisht letrat shqipe këtej e përtej Atlantikut me historinë, kulturën, traditat, jetën e përditëshme dhe shkrirjen e tyre në art e kujtesë historike në letërsi. Me një program të mirëpergatitur interesant e mbresëlënës nga Kryesia e Shoqatës, në përzgjedhjen e temave në të  gjinitë;poezi, prozë, publicistikë  e kritikë letrare që do të diskutoheshin e debatoheshin në Simpozium. Eksperiencë kjo  për të zgjeruar njohuritë e tyre dhe padyshim  për të qenë  ura lidhëse midis kulturës popullore dhe artit, konceptit intelektual, qytetar dhe mençurisë për të bërë grintën e fuqishme shpirtërore. Sigurisht gjetjet inteligjente dhe idetë origjinale, në përafrimin e tematikës së Simpoziumit  e bëjnë më të lehtë për të qenë më pranë, mes realistes e pragmatistes, shpërfaqën jo vetëm finesën letrare të thesarit shpirtëror të krijuesve por edhe fuqinë shprehëse por edhe frymën e kritikës letrare. Simpoziumi u moderua me profesionalizëm  e inteligjencë nga i kudondodhuri në evente të tilla në Diasporë, krijuesi, dashamirësi i artit e letërsisë,  intelektuali Shkumbin Tetaj i cili që në fillim u shpreh posacërisht: “Ndjehem shumë i nderuar, i vlerësuar dhe kam privilegjin, të moderoj Simpoziumin shkencor; “Letërsia dhe Roli i saj në Diasporë”, Falenderoj dhe shpreh mirënjohjen e thellë për besimin e Kryesisë  së Shoqatës së Shkrimtarëve. “Në mendjet dhe zemrat e kombit shqiptar, të njerëzve të penës e dijes, që me punën e tyre , nënkuptojnë të vërtetën e madhe, se brenda forcës së krahëve e duarve, mendjes dhe dijes ka shpresë, dashuri, dhimbje, mall, përjetësi, muzikë, gjeografi, histori, ka vizion, shprehi të një humanizmi thelbësor të ndërsjelltë multikulturor. –Mireseerdhet  dhe Suksese në këtë Simpozium shkencor letrar e historic-do të deklamonte moderator Shkumbin Tetaj. E kërkonte natyra e këtij Simpoziumi shkencor letrar dhe historik,  që të fillohej me disa të dhëna, nga këndvështrimi biografik krijues, që kanë të bëjnë me jetën dhe aktivitetin e cdo referuesi, të cilët do të prezantonin kumtesat e tyre sipas temave që ata vetë kishin përzgjedhur. Z.Tetaj pasi recitoi vargje nga poezia “Deti” e Adnan Mehmetit kushtuar poetit Zef Serembe, si edhe e shoqëroi me një bio të shkurtër të poetit e publicistit preshevar, mes të tjerave tha: “Poeti dhe publicist Adnan Mehmeti, konceptin filozofik për jetën,  e ka kthyer në parim jetësor e krijues. Ai mendon se nuk  mjafton vetëm të jetosh dhe se jeta matet me vepra. Lum ata që bëjnë vepra. Puna e shkrimtarit është e lidhur me librat,-thotë Mehmeti,-kështu do e përfundonte fjalën e tij moderatori dhe më pas ia jep fjalën z.Adnan  Mehmeti. Nga temat që kishte përzgjedhur Presidenti i SHSHSHA-ë,- ai   prezantoi  kumtesën përshëndetëse me temë;  “Potenciali intelektual e krijues, kontribut i cmuar për cështjen kombëtare dhe identitetin shqiptar në tokë të huaj”. Ja si u shpreh z.Mehmeti: “Mirësevini në Simpoziumin shkencor ”Letërsia shqipe dhe roli i saj në Diasporë”  që organizohet për herë të parë nga Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë,  ku do të trajtohen disa aspekte të letërsisë shqipe në Diasporë, përkatësisht në Amerikë, këtu ku letërsia shqipe për më shumë se 100 vjet krijohet. Krijimtaria është synimi ynë, është misioni ynë që vazhdon e do të vazhdojë. Ky takim i sotëm synon të shpalos vlerat e veprave të autorëve tanë. Njohjen nëpërmjet një bashkëbisedimi të mirë dhe të drejtpërdrejtë. Ky shkëmbim i përvojës dhe i vlerave mes krijuesve është frymëzim i nismës sonë që vazhdon e nuk ndalet. Një shkrimtar apo artist është dëshmitar për kohën e tij, dhe letërsia përbën një dëshmi të gjallë për njerëzimin. Shkrimtari, artisti e poeti e di se letërsia, vargjet poetike, peneli i piktorit janë më reale se historia, dhe pena e peneli i botës së artit bën kompromis vetëm me idealin e lirisë, patriotizmit e dashurisë njerëzore. Një falenderim të vecantë kam për kryesinë e Shoqatës, në krye me kryetaren e sapozgjedhur Raimonda Moisiu që janë edhe ideatorë  të këtij Simpoziumi shkencor për letërsinë dhe rolin e saj, duke angazhuar të gjithë njerëzit e letrave shqipe, për një qasje sa më serioze dhe shkencore, për një nxitje të re të letërsisë, për një interesim të vazhdueshem të autorëve në fushën e kritikës, por edhe aspekteve të gjinive tjera,” -përfundoi fjalën e tij, z.Mehmeti duke deklaruar njëkohësisht  edhe hapjen e Simpoziumit.  Në fjalën e saj kumtuese shkrimtarja dhe publicistja Raimonda Moisiu-aktualisht Kryetare e SHSHSHA-ë, prezantoi kumtesën me titull : ““ SHSHSHA-e – Roli e kontributi i saj në Diasporë”. Zonja Moisiu pasi bëri një këndvështrim kultural e historik të  Shoqatës që prej Themelimit të saj e deri më sot,  e vlerësoi atë  për   rolin edhe kontributin  të një kronike të gjallë të letrave shqipe në të dyja kahjet e Atlantikut dhe në  komunitetin shqiptaro-amerikan. SHSHSHA-ë është shëndrruar  në një zëdhënëse  e jetës në Diasporë, po aq në atë të bashkimit të urave midis Diasporës dhe Atdheut, në rolin e bashkëbisedimit atdhetar, të shpalimit të pasioneve, dashurive njerëzore, të atdhedashurisë e patriotizmit, të krenarisë së të qenit shqiptar, të shtegtimeve magjike nëpër të fshehtat e muzës krijuese e të laboratorit krijues, të jetës midis vargjeve  e vatrave të kulturës, midis diplomacisë botërore e mbi të gjitha, midis vatrave  të çështjes shqiptare”.Dhe jo vetëm kaq! Por edhe domethënies kulturore nga koha në kohë dhe ndryshimin brenda konteksteve social-ekonomike-kulturore për të qenë të  barabartë mes të barabartëve, për të arritur qëllimin e përbashkët, – dinjitet e mundësi të barabarta me diversitetin e pasur multikulturor në Amerikë. Më pas Kryetarja e SHSHSHA-se znj. Moisiu do të vlerësonte opusin letrar të  Shoqatës të Shkrimtarëve, poetëve,  gazetarëve dhe publicistëve, që janë heronjtë  e heshtur me penë, që pavarësisht mundësive që ofron Amerika, ata përballen me vështirësitë që hasen në emigracion dhe  kontributi i tyre është më tepër angazhim vullnetar ekstra prej punës e obligimive të ndryshme familjare e ekonomike. Ata i shërbejnë, jo vetëm pretendimit legjitim për dinjitet e mundësi të barabarta mes kulturave të tjera në tokën amerikane, në Diasporë, por edhe atdheut tonë e gjithë trevave shqiptare të Shqipërisë etnike, -kombit shqiptar. Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë lindi në sajë të  devotshmërisë, forcës qytetare e intelektuale, kurajos e përkushtimit   të ritregojë  dhe njohë historinë- ngjarjet themelore të saj,  sepse duke i njohur ato-  u japim rëndësinë e vërtetë  marrëdhënieve universale, instikteve të tyre- mbështetur në idealet patriotike dhe atdhetare, vlerat kombëtare, kulturën, traditën e gjuhën,   -dëshmi këto e trashëgimisë së kozmopolitizmit që forcon shpirtin dhe sikush kultivon në vetvete atributet për të njehsuar pikën e origjinës të  identitetit kombëtar të  kombit nga vjen, në afinitet me kulturat e tjera në Amerikën multinacionale. Shumica e shkrimtarëve shqiptaro-amerikanë i përkasin Letërsisë Postkomuniste të Diasporës,  ata ndajnë e tregojnë historinë nën efektin e karizmës dhe aureolës të rrënjëve historike dhe kulturës shqiptaro-amerikane, pohojnë të kaluarën e pararendësve, -elitës së shquar  të Rilindjes Kombëtare në tokën amerikane, që nga Fan Noli e Faik Konica, Arshi Pipa, Bilal Xhaferi dhe Prof.Isuf Luzaj, Zef Oroshi, Qerim Panariti, Sotir Peci e Peter Prifti, etj.etj.-do të shprehte mes të tjerave znj.Moisiu.
Por ajo ç’ka shqetëson sot letërsinë shqiptare është mungesa e theksuar e shkrimeve të kritikës letrare, për të njohur vlerat e vërteta të shkrimtarëve të vjetër e të rinj, të përfshira në gamën e gjerë në të treja gjinitë; prozë, poezi dhe publicistikë. Nga më të admiruarit, i vlerësuar e nderuar mes shkrimtarëve modernë e bashkëkohorë, me një kontribut të jashtëzakonshëm në letrat shqipe dhe bashkëthemelues i SHSHSHA-së  është edhe prozatori Ramiz Gjini. Në më shumë se një dekadë ai botoi gjashtë përmbledhje me tregime dhe dy romane, rikrijoi kohën këtej e përtej Atlantikut, përpjekjet e njerëzve të zakonshëm që u është kërkuar të sakrifikojnë rehatinë dhe çrrënjosin jetën e tyre, përpjekjet autentike në domethënien e natyrës njerëzore.Në këtë Simpozium ai prezantoi  kumtesën, që u prit me mjaft interes: “Punëtori i thjeshtë i shkrimtarisë ose Letërsia mes   meje dhe teje.* të ndarë në  6 nëntituj,-ku që në hyrje të saj  shkrimtari Ramiz Gjini, një figurë dominuese tashmë e letrave shqipe në Diasporë e tokën mëmë,  mes të tjerave nënvizoi: “Ndryshe nga socrrealizmi, që solli para lexuesit letërsinë e përcudnuar të marrëveshjes solide mes   pushtetit dhe shkrimtarit, pasnëntëdhjeta, krahas disa vlerave të lëna në hije, shfaqi edhe një dukuri masive negative, kryesisht në gjininë e prozës dhe poezisë. Mendoj, se lipset të merremi më shumë me të si dukuri, se sa duke e analizuar si produkt letrar me minivlerat dhe antivlerat e saj.Fjala është për një të ashtuquajtur letërsi të tipit hidh e prit me njëri-tjetrin, ose e thënë më troc, një letërsi mes   meje dhe teje.Kjo   lloj letërsie ka gjetur një shtrat vegjetimi sidomos në internet, në faqet e mediave të shkruara dhe në emisionet mbi   artin dhe  kulturën të mediave vizive në vendin amë, por edhe në diasporë, në vendet e Europës dhe Amerikës.Këta shkrues, mund te klasifikohen si punëtorë të thjeshtë të brigades së madhe të shkrimtarisë.
1. Punëtori i thjeshtë i shkrimtarisë-kështu nëntitullohej nëntema e parë e kumtesës, ku mes të tjerave z.Gjini tha: “E ashtuquajtura letërsi e realizmit socialist, që lakohet rëndom edhe sot me këtë term, nëfakt, nuk   ishte, dhe nuk duhet quajtur e tillë. Ajo letërsi, vetëm realizëm nuk kishte. Ajo qe një product propogandistik letrash i brigadës  së thjeshtë të shkrimtarisë, e cila bëri cfarë deshi kupola e pushtetit. Nëse ka ndonjë meritë, ajo qëndron në faktin, që një pakicë e bëri mirë, kurse shumica e bëri keq.Për shkak të rrethanave në të cilën u shkruajt kjo letërsi, pjesa më e  madhe  e  saj, sot është harruar  duke  mbetur  ato vepra, heronjtë e të cilave, nuk   mbartinin karakteristikat e njeriut të ri socialist,  por mbartin njeriun e vërtetë me problemet dhe hallet e tij të përditëshme. Ndryshimi mes   dy   kohërave qëndron, sepse në atë kohë, autorët shkruanin pak prej qejfit dhe shumë prej hallit, sot këto punëtorë të thjeshtë shkrimtarie, e bëjnë sepse thjeshtë, u pëlqen   të jenë shkrimtarë.”
2-“Miqtë” dhe  “Armiqtë” –nëntitullohej nëntema pasardhëse  e kumtesës, dhe  z.Gjini ishte thëllësisht kritik ndaj konsideratave personale të mbushura me superlativa, që miqtë  shkëmbejnë privatisht me njëri-tjetrin, dhe për të marrë vesh armiku   brenda  klasës së punëtorëve të thjeshtë të brigadës së shkrimtarisë. Brenda  këtyre dy   kategori lexuesish futen edhe lexuesit – shkrimtarë kolegë të autorit.Për vetë qëllimin, që ka lufta mes   “miqve” dhe “armiqve”, ajo gjithnjë ka atmosferë donkishoteske. Ajo   është shfaqur dhe vazhdon të shfaqet, sidomos,  në listat e internetit. Ne njohim raste kur në Tiranë,  janë botuar libra nga personalitete te  medjave dhe te politikes. Duke   qenë se kanë  patur në dorë mjetet e propogandës,  ata i kanë ngritur në qiell me bujë krijimet e tyre si vepra  me shumë vlera. Mirëpo kjo bujë, ka zgjatur, aq sa është dashur të binte libri në duartë e lexuesit, i cili,  i ka ndëshkuar me pluhurin e harresës.
3- “Të shkruarit si një zeje që mund ta bëjë gjithësecili.” –kështu nëtitullohej pika e tretë trajtuar me mjaft profesionalizëm: “Arti i të shkruarit, që normalisht  duhet  të jetë privilegj  i atyre, që talentin e kanë dhuratë prej Zotit dhe suksesin e arrijnë me punë të madhe e të palodhëshme, duket se është shndërruar në një zeje e lehtë, që pretendon ta bëjë gjithsecili. Kjo   formë arritje e punëtorit të thjeshtë në shkrimtari,  fatkeqësishtë, sot është bërë e  modës në atdhe, por jo pak edhe në diasporë.
Punëtori i thjeshtë i shkrimtarisë, bën, si të thuash, biznes  më vete: kultivon bimë shkrimtarie, frutat e të cilave, ndonëse të papjekura, memzi   pret tíia shese lexuesit  si fruta të arrira.
4- Arti letrar si perceptim,
Punëtori i thjeshtë i shkrimtarisë, e përdor shkrimtarinë për të qarë hallet e tij, duke u përpjekur të trajtojë problematika të rëndomta të jetës së përditëshme.
Kjo   ndodh  sepse perceptimet intuitive për  të rrokur tema dhe ide, aktualisht paraqiten në nivele mjaft të ulëta. Në gjithë këtë masë gjigante produkti letrar, perceptimin e gjejmë më shumë të një karakteri  bajat, të përbashkët e masiv.
 
5- Kopjimi  me përpikmëri i realitetit  dhe  imagjinata
Disa shkrues, bëjnë libra, brenda të cilëve gjejmë një  realitet të kopjuar me përpikmëri Realiteti është në pamje të pare i rëndomtë,  ndaj është gabim i madh   ta kopjosh atë me përpikmëri.Duke   i qëndruar besnik rrealitetit, një shkrimtar,  nuk   mund të bëjë kurrë  letërsi të vërtetë.Realiteti, është gjëja më e parrokshme dhe asnjëherë e përcaktuar drejtë ashtu sic duhet. Por shkrimtari mund të flasë për një vezullim, që e ka burimin tek realiteti, për  një si  shfaqje e një momenti suksesiv, gjithnjë e dyshimtë dhe kurrë e përkufizuar ashtu sic duhet. Duke   shkruar keq  gjithshka ke parë e ke dëgjuar, nuk   bëhesh kurrë shkrimtar. Por nuk bëhesh as kur e shkruan mirë, sepse nëse ndodhia  nuk thotë asgjë, edhe ai që e shkruan, domosdo,  që nuk thotë asgjë.
Suksesi i një shkrimtari, nis kur ai vendos në punë imagjinatën e tij dhe e ka të qartë cfarë don të tregojë.  Në procesin letrar, imagjinata  është më e rëndësishme se njohja. Imagination is more important than knoëledge, thone amerikanet.
6- Të shkruarit si akt krejt personal
Të shkruarit, si cdo art tjetër, është një akt krejt personal. Dhe budallallëku më i madh
është gjithashtu, kur kërkon dhe pret mirkuptimin e gjithësecilit.
Një tjetër budallallëk, është, të shkruash qëllimisht për shijet e një publiku të zakonshëm. Prandaj le të përpiqemi të shkruajmë për të mbajtur nën kontroll inteligjencën tonë dhe jo duke u përpjekur të cudisim të tjerët. Le të shkruajmë për të ndërtuar jetën tonë rreth këtij zanati e për ta bërë krijimtarinë mënyrë jetese.
Kumtesë tjetër që ngjalli interes e vëmendje të vecantë ishte edhe ajo e prezantuar nga dr.Yllka Filipi, si një zë unikal në letërsinë modern shqiptare,  me titull: “Individualizmi si dukuri atipike në letërsinë bashkëkohore shqiptare”.Mes të tjerave ajo u shpreh: “Nuk janë shkronjat që përcaktojnë letërsinë. A nuk janë dhe shkronjat, një mekanizëm rrotullues, që fshehin në vetvete pafundësinë? Po a dinë shkrimtarë të bëjnë lëvizjet e duhura?Këto fenomene të spikatura krijuese, prurjet në gjini të ndryshme letrare, turbulluan ujërat e së shkuarës e ranë në sy si individualitete artistike unikale të cilët ndryshuan pothuajse kahjet e letërsisë shqiptare, duke u bërë kështu pararoja e guximit shpirtëror poetik.Ç’është individualizmi? Sipas Louis Dumont: Ka një sërë lidhjesh të tilla që na japin të drejtën të quajmë me fjalën “individualizëm” konfiguracionin ideologjik modern.Po ti refrohemi këtij autori mbi konceptin universal të indivudualizmit do të vinim në dukje dy kuptime të fjalës individ. E para si subjekt empirik i fjalës, mendimit, vullnetit, mostër e racës njerëzore, brenda botës dhe e dyta si qenie morale, e pavaruar, autonome, jo-shoqërore, pra jashtë botës, i ikur botës, (sipas konfiguracionit modern sui generis) pikë kjo e cila na intereson më tepër, pasi ka lidhje me formimin dhe zhvillimin e individit si krijues, në rastin konkret, arratisjen e tij jashtë drejtimeve të caktuara letrare, si një endacak i lirë dhe i vetmuar.Të jetë kjo një marrëzi, një lajthitje e pavullnetshme, një lloj destruktiviteti i traditës së drejtimeve të ndryshme letrare, si një traumë post-diktatoriale në kërkim të lirisë krijuese? Erich Fromm e justifikon gjithsesi marrëzinë si “normale”. Në Etika-thotë ai,- Spinoza ka qenë i pari, besoj, që shprehu konceptin e marrëzisë,  si: “normale”. Një lloj dissidence e gjithkohshme, u ndie edhe gjatë kësaj periudhe, si jehonë  e risive poetike që sollën poetët me kokë të prerë që  guxuan të dilnin kundër normave të letërsisë së soc-realizmit, e cila zgjati jo pak, por plot gjysmë shekulli: (po të kemi parasysh faktin se si kohë fizike ajo fillon menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore e shtrihet gjerë deri në vitet’90) Ky shpërthim i dukshëm poetësh dhe shkrimtarësh ishte gati masonic. Ja si shprehet enciklopedisti Moikom Zeqo për shkrimtarët: O sfinks i pagojë, cila është sintaksa jotë?/ Dijeni, muzgjet e currilave janë funerali im…Në vitet 2000 e në vazhdim vijojnë shkrimtarë dhe poetë me emra krejt të rinj, me një të ardhme tepër premtuese, duke eksperimentuar drejt abstragimeve artistike, nënvetëdijes së qenies, substancialitetit ekzistencial, qerthujve të subkoshiencës poetike, ujdhesave të brendshme të shpirtit si materie e tjetërsueshme, por e pazhbëshme dot nga fatet apo politikat kolektive të globalizmit.”Kumtesën për poezinë më rrymë shqiptare do e mbante poeti dhe shkrimtari Mëhill Velaj, autor i dhjetra librave me poezi, në gjuhën shqipe, angleze, frënge e  rumune, me prozë; në gjininë e tregimit e romanit, po ashtu edhe në publicistikë.Kumtesa titullohej: Poetët shqiptarë pjesë e identitetit të artit poetik  bashkëkohor në Diasporë. Mes të tjerave z.Velaj do të theksonte: “Të dy bashkë- poeti e poezia  përcjellin  mesazhin e mirëkuptimit, bukurisë, ngrohtësisë e dashurisë. Poeti e poezia, ka në esencë, besimin, përkushtimin, për t’i dhënë kuptim jetës, dashurisë, nderimit, respektit njerëzor, vlerave të një kombi, qofshin ato historike e kombëtare. Integriteti krijues i tyre është i domosdoshëm e i nevojshëm në afirmimin e letërsisë shqipe në botë, pikërisht nëpërmjet aktiviteteve të ndryshme  ndërkombëtare –një  komponent vlerësues me konfliktin e vazhdueshëm  të perfeksionimit, për kulturat fisnike  të pazbuluara nga poezia, dhe të promovimit të vlerave të saj sipas artit poetik bashkëkohor. Duke prezantuar poetë si, Dritëro Agolli, Fatos Arapi, Lasgush Poradeci, Mitrush Kuteli, Xhevahir Spahiu, Ali Podrimja, Ali Asllani, Azem Shkreli,Tahir Desku, Din Mehmeti, Adem Gajtani, Ismail Kadare, Flutura Açka, Luljeta Leshanaku, Besnik Mustafaj, Preç Zogaj, Naim Kelmendi etj,etj,  në edicione të ndryshme apo simpoziume shkencore do të thotë të shprehësh shpirtin kozmopolitan e cila bashkon njerëzimin në kohë krizash dhe vazhdon të rrezatojë me mesazhe të reja njerëzore. Si nje dashamires i poezise si  nje krijues I saj , une e koleget e mij  ndjehemi krenar e se kur  vlerësohen emra të mëdhenj poetësh të vëndit tone  në barazim me emra poetësh të shquar  nga e gjithë bota, të cilët kane  një ndryshim, nderim e privilegj për të shkëmbyer eksperiencat e kulturave të tyre, për t’i vendosur në plejadën e poetëve të shquar. Kur vjen koha për të vazhduar traditën e bukur krijuese letrare, unë ndjehem me fat të jem mes poeteve te Diaspores, të lidhur  fort me traditën e kulturën e trevave të tjera të Shqipërisë etnike, me Kosovën time, ashtu si kanë bërë Rilindasit tanë, ashtu si kanë bërë gjeneratat e ndritura të  pararendësve  tanë.”
Poetja e studiuesja e imazhit të gruas nga mitologjia në ditët e sotme Eleonora Gjoka, do të mbante kumtesën me titull “ Motrat Qiriazi, Parashqevia e Sevastia”, duke na sjellë zërat e parë krijuesë, femërorë e intelektualë, që nga Sevastia e Parashqevi Qiriazi e deri në ditët e sotme në Diasporë. Më pas referuan poetesha dardane Rita Saliu -simbol i gruas luftëtare të rezistencës popullore për liri e pavarësi në Kosovë , poetesha e dhimbjes patriotizmit e atdhedashurisë, aktiviste e shquar e cështjes kombëtare dhe të drejtave të gruas në mbarë botën shqiptare, e cila për meritat e saj është dekoruar me urdhërin “Nënë Tereza”, nga ish-presidenti Bamir Topi, – na solli eksperiencën e saj në disa evente kombëtare e ndërkombëtare gjatë 2013-s. Përshëndetën me poezi, poetët e aktivistët e  cështjes shqiptare,  sikundër Shpend Gjocaj, Merita Shkupi, Marjana Zeneli Bulku,  Ibadete Humolli Tetaj, Ramiz Mujaj, piktori Astrit Tota, studiesi e historiani Bajram Dokaj, djali i Camërisë Sali Bollati,etj. Simpoziumi u ndoq dhe u  pasqyrua nga TV Albanian Cultural, nën kujdesin e Adem Belliut dhe fotoreporterit Aleksandër Nilaj.
Raimonda MOISIU
HARTFORD CT USA
DHJETOR 2013

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
1.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1