| Su | Mo | Tu | We | Th | Fr | Sa |
| 1 | 2 | 3 | 4 | |||
| 5 | 6 | 7 | 8 | 9 | 10 | 11 |
| 12 | 13 | 14 | 15 | 16 | 17 | 18 |
| 19 | 20 | 21 | 22 | 23 | 24 | 25 |
| 26 | 27 | 28 | 29 | 30 | 31 |
HEROIZMI I FAMILJES JASHARI
Kronikat e luftërave dhe dëshmitë mbi heroizmat e ndodhura gjatë zhvillimit të tyre janë të shumta dhe të ndryshme,ashtu siç ndryshojnë popujt dhe historitë e çlirimit të tyre kombëtar. Por, deri më tani ,nuk na ka rënë të lexojmë ndokund apo edhe dëgjojmë nga dikush,të ketë pasur edhe një rast të tillë apo të ngjashëm, që një familje të jetë bërë kaq e njohur në kronikat e kohërave nga cilado luftë qoftë, të zhvilluara për çlirime vendesh dhe liri popujsh edhe tek kombet më të mëdhenj,siç është rasti i veçantë i sakrificës së pashembullt dhe vetëflijimit heroik të tërë Familjes Jashari nga Prekazi i Drenicës,për lirinë e Kosovës.
Nuk ka edhe një familja tjetër e cila të ketë bërë një shembull kaq sublim heroizmi dhe një akt të tillë të papërsëritshëm vetëflijimi kolektiv, ku do të binte komplet një familje e tërë,me të rritur, pleq, gra dhe fëmijë, të cilët do të shkriheshin që të gjithë për një herë dhe në një betejë të vetme për mbrojtjen e nderit familjar, ndërgjegjes kombëtare,lirisë së vendit dhe të shqiptarëve në përgjithësi, siç ishte rasti me familjen heroike Jashari.
Flijimi i tyre është vepër e shenjtë e pashembullt dhe e papërsëritur, e cila kalon të gjitha përmasat e një vetëflijimi të rëndomtë, të njohur nga e kaluara e afërt dhe ajo e largët, jo vetëm në historinë e kombit tonë, por edhe te kombet e tjera më të mëdha, duke u kthyer në mit për të gjitha kohët si dhe në të gjithë hapësirën kombëtare shqiptare dhe më tej.
Kjo rrënjë e burimit shpirtëror të atdhetarizmit vetëflijues kombëtar, me bëmat e saj mbinjerëzore dhe kolektive familjare, ia ktheu nderin e humbur popullit të robëruar shqiptar për afro një shekull nga sllavët, duke u dëshmuar me heroizma të përmasave historike në çastet më vendimtare me luftën e saj të paepur deri në vdekje për çlirim dhe bashkim kombëtar.
Sakrificat e pashembullta familjare në luftën për liri dhe heroizmat e flijimi të këtyre përmasave të papara deri më atëherë, stimuluan një solidaritet të madh gjithëshqiptar dhe përfituan mbështetjen e shtetit amë, Shqipërisë si dhe përkrahjen ndërkombëtare për çlirim nga Serbia. Këto sakrifica ndryshuan për të mirë kahen e historisë sonë më të re,ngase flaka e zjarrit të luftës së kësaj familje dhe bashkimi i forcave kombëtare, e vunë çështjen tonë madhore në ecje më të shpejt dhe të drejtpërdrejt në rrugën e cila çonte kah liria e shumëpritur.







del.icio.us
Digg
Comments (0 posted):
Post your comment