Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | STUDIME | “Ura e Fshajt” ose “Ura e Shenjtë”

“Ura e Fshajt” ose “Ura e Shenjtë”

Font size: Decrease font Enlarge font
image Timo Mërkuri

“Ura e Fshajt” ose “Ura e Shenjtë”

…Fragment studimi….

 

Nga Timo Mërkuri

 

 

“Ura e Fshajt” e vjetër.

 

 

 

        “Ura e Fshajt” ose “Ura e Shenjtë[1]” është një urë guri e shekullit të 18-të me një hark mbi kani-onin e Drinit të Bardhë, pranë fshatit Dol,  rreth 19 km larg nga qyteti i Gjakovës, në rrugën nga Gjakova në Prizren. Ura ishte e gjatë 70 metra dhe 7 metra e gjërë. E ndërtuar me gurë gëlqerorë, me arkitekturë osmane.  Gjatë Luftës së Parë Botërore ajo u shkatërrua plotësisht, por në vitin 1942 ajo u rindërtua përsëringa Simonseni i Italisë. Gjatë luftës së Kosovës në vitin 1999 ajo u dëmtua, por u rindërtua nga forca italiane e Kosovës (KFOR). Madje duke mbajtur lartë-sinë e harkut në nivelin e 30 metrave nga shtrati i lumit, por në nivel horizontal me nivelin e pjesëve të tjera. Ndërsa ura e vjetër[2]kishte hark nga poshte dhe nga sipër si dhe nga një kamare mbi çdo  këmbë të urës.. 

        Në grykën e lumin  gjenden dy shkëmbinjë të njohur nën emrin “Shkëmbi i Skënderbeut” dhe “Shkëmbi i Shqiponjës”. Kanë marë këtë emërtim për arsye se  kanë të gdhendur figurat përkatëse.. Figura e Skenderbeut është vizatuar në shkëmbë në vitin 1968 me rastin e 500 vjetorit të vdekjes së Heroit. Po kështu, shkëmbi më i lartë  quhet “Shkëmbi i Talionit” duke marë emrin e sportistit që bëri hedhjen e parë sportive nga “Ura e Fshajtë” në lumë në vitin 1954. Ura shërben edhe  si resurs sportiv dhe turistik, veç funksionit si nyje për transportin  rrugor që lidh  Gjakovën dhe Prizrenin.

Ura përmëndet me disa emërtime.  a- Së pari quhet “Ura e Shënjtë[3]” (“Ura e Shejtit”) sepsë tre 

vëllezërve hasjanë që e ndërtonin urën u doli përpara një plak i shenjtë  dhe u tregoi sekretin e 

qëndrimit të urës në këmbë, e cila tre vëllezërve u rrëzohej çdo natë.        

      b- Quhet “Ura e Fshajtë” sepse gjatë murimit, si nga gruaja ashtu dhe nga tre vëllezërit, janë 

lëshuar shumë  ofshama, dënesje për faktin se po murosej gruaja për së gjalli. Po kështu nusja e 

re e murosur ofshante, rrënkonte edhe gjatë kohës që ishte e gjallë në mur, deri sa dha frymën e fundit. Me sa duket, në këtë vend, në momente të caktuara, akustika e terrenit krijon tinguj të ngjashëm me ofshamat e njeriut.   

     c-Ura quhet edhe  “Ura e Rozafës”, për arsye se, sipas variantit vendas, nusja e re që u muros quhej Rozafa, emër i huazuar nga Kështjella e Shkodrës. Është i vetmi rast  që ura mer emrin Rozafa, emër që tradicionalisht i përket kalasë së Shkodrës. 

       Citojmë dhe faktin se  mbi lumin Drin, tej katundit Rogovë  ka egzistuar edhe një tjetër “Urë e Shënjtë”, Sakarnica[4], emër që buron nga latinishtja (sacrum) dhe që përkthehet  “e shenjtë”. Ky emërtim  e ka origjinën nga një flijim i një nuseje të re,  bërë në ndërtimin e saj, identik me bala-dën  e murimit. Madje  pëshpëritet (dhe duhet të besohet për vetë kohën e ndërtimit) se balada e murimit i takon Urës Sakarnica, por kur u ndërtua “Ura e Fshajt” e bartën baladën te kjo urë. Kjo urë, Sakarnica,ka qënë një nga urat më të mëdha në ballkan dhe ka funksionuar nga antikiteti gjer në fillimet e pushtimit turk.



[1]Në disa raste quhet “Ura e Shejtit”, dmth “Ura e Shënjtit”

[2]“Ura e Fshajt” e vjetër.

 

[3]Në afërsi të kësaj ure, pranë fshatit Gexhe ka egzistuar një kështjellë ilire a një qytezë, në shërbim të së 

   cilës ishte ura.   Po ashtu , në afërsi të kësaj ure, gërmimet kanë nxjerrë rrënojat e një ure të herëshme, të 

   kohës ilire. 

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1