Navigate archive
first first August, 2019 first first
Su Mo Tu We Th Fr Sa
1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31
Newsletter
Email:
Home | STUDIME | Subjektivisht, subjektivizëm … thjesht në një rreth!

Subjektivisht, subjektivizëm … thjesht në një rreth!

image Dr Fatmir Terziu

Subjektivisht, subjektivizëm … thjesht në një rreth!

Dr Fatmir Terziu

 

 

Koncepti i një ideje është një enigmë që buron brenda një kulture. Shpesh nuk është një koncept tranzitor. Mund të lidhet brenda mjedisit shoqëror. I përket realiteteve të fragmentarizmit. Në të vërtetë realitetet e fragmentimit më së shumti, ato të aspektit social, bëjnë më shumë që të gjitha idetë sikurse të gjitha konceptet e një personi, të jenë për një masë të tërë. Por kjo ka vërtetuar të jetë një fenomen universalisht i pazbatueshëm. A ka ide që buron brenda një kulture të jetë për të gjithë kulturat? A është një e tillë e zbatueshmë, edhe kur ajo detyrohet të zbatohet me dhunë, diktat, forcë dhe formate të ngjashme? Edhe diktaturat e kanë provuar ndryshe. Edhe krijimet e linduar nga ide të tilla kanë provuar se janë të përkohshme. Të paaftë për të qenë një fenomen universalisht i zbatueshëm. Asnjë doktrinë. Asnjë mendim. Madje asnjë mit, asgjë nuk mund të bëhet universale, sado që forca mund ta detyrojë të bëhet e këndit… Global! 

            Po letërsia? Krijimtaria, arti, kultura e bazuar në liri a mund të bëjë një gjë të tillë? Letërsia është shpesh një mjet i mirë. Është një mjet, që shërben, ama, për të zhvilluar një kuptim të kulturës, dhe prirjeve të autorit ndaj kulturës së tij. Në një kulturë folklorike, në një mjedis dramash dhe në një mjedis ku tërësia është ndërlidhje figurash autorët që bëjnë një përpjekje të sforcuara për të portretizuar dramat themelore të shoqërisë së tyre, përsëri dështojnë të marrin formën e fenomenit universal. Sado vepra të mëdha të jenë, sado të propagandohen si të tilla. Gjithnjë ka një hendek. Gjithnjë ka një pengesë që i ndan dhe u krijon mure, sado të vogla të jenë nga një pjesë me tjetrën. 

Mitet greke janë një shembull i gjallë për këtë. Ata janë kuptimplotë. Por në krijimtari, letrësi, e thënë qartë dhe fjalë për fjalë janë me dhe mbi me karakterizime. Në zhvillimin e tyre hyjnë e dalin turma karakteresh dhe karakterizimesh në proporcion me kulturat përkatëse. Këto turma të karaktereve krijon një endje kulturore. Kjo endje end dhe endet në një tapet të përpunuar. Ndonjëherë, dhe jo në pak herë mjaft larg nga ajo që përshkruan etikën morale greke në zhvillim. Këtu flasim për ndërlimet. Ndërlimet që vijnë nga pikërisht kulturalizmi i miteve. Ndërlikimet e tilla i shërbejnë përmbajtjes analoge. Këto forma analoge sillen në një mori formash. Një seri formash që prodhon dhe mbin emrat. Emrat që dikur ishin shumë të rëndësishëm, por që sot shërbejnë në funksion të miteve të reja. Mite të reja në politikë, sociologji, filozofi, përditësi. Letrësia dhe krijimtaria, arti dhe autorët duhet të venson talentin e tyre dhe një forcë të madhe në sqarimin e koncepteve të paraqitura. Turmat e karaktereve, vetëm kështu portretizojnë një kuptim shumëplanësh të psikikës njerëzore. Mirëpo në këtë psikikë shumëplanëshe njerëzore lind dhe banaliteti shovinistik. Banaliteti shovinistik i kulturës së tyre dhe roli i “perëndive” përshkruhet në mënyrë grafike përkundër sfondit të etikës në zhvillim. Pra këtu mbetet perceptimi. Mbetet një farë vizioni. Në këtë vizion është artisti, është shkrimtari, është … një njeri. 

Është e vështirë për një njeri, aq më shumë për një njeri modern të ndërtojë një vizion, që mbetet vizion i një personi, për një të tërë, vetëm nga një këndvështrim strikt, vetëm nga një këndvështrim antik grek. Në këtë pikë del në pah anakronizmi. Dhe vetë anakronizmi mbetet dyllojesh, i dukshëm dhe i padukshëm. Anakronizmi i dukshëm mbetet i përmbledhur dhe bën një përpjekje të tillë, që në fakt është pjesërisht qesharake. Në të kundërt, anakronizmi i paduskshëm, shkon në shërbim dhe në funskion tek pjesa më e madhe e karakterizimit. Kjo pjesë paraqet një pamje të gjallë të gjendjes sociale. Vetë gjendja sociale rreket tek zhvillimi i realiteteve. Zhvillimi i realiteteve shoqërore anon tek e paragjykuara. Kjo, pra vetë e paragjykuara bën që nuancat greke të duken anakronike. Madje në pamje të plotë edhe dekadente. Por idetë edhe pse nuk bëjnë atë që të mbetet “universalisht e zbatueshme” tentojnë të shkojnë në rrugë të reja. Këto rrugë të reja natyrisht perceptojnë drejt qartësisë. Por ky perceptim i qartësisë është edhe pragmatizëm shpërtëror. Pragmatizmi shpirtëror ndikohet jo më nga mungesa e komunikimit, por nga faktorët teknologjikë që synuan prej vitesh dhe anulluan atributet shoqërore të shumë prej këtyre ekstrapolimeve në orientim pozitiv.

Jung predikon se njeriu ka një nevojë të lindur për të asimiluar të gjitha perceptimet e jashtme shqisore. E gjej këtë të pavërtetë. Në fakt e gjej veten të pavendosur. Qeniet njerëzore kanë një faktor kompleksiteti, që është individual dhe duhet të mbrohet nga mbingarkesa. Duhet të mbrohet edhe nga etika morale e njeriut, që është një ndjenjë e butë dhe e turbullt, pasi është e drejtuar nga ndjeshmëria. Në botën e trazuar të krijimtarisë së sotme, të pushtuar nga forca e masmedias moderne, e seleksionuar nga kjo strukturë delikate, mbetet një individualitet i tenderit. Ky faktor mund të bëhet i skarcuar nga nevoja e perceptuar, edhe pse synon për të marrë pranimin shoqëror. Nëse pranimi shoqëror nuk pranohet si qytetërim mes ideve të tilla, atëherë tenderi i individualitetit është thjesht një ide që kurë nuk do të realizojë atë që pritet dhe duhet. Ai do të mbetet tek mashtrimet. Qytetërimet e tëra janë mashtruar nga rrjedha e kompleksitetit të tyre dhe gjithnjë kanë shkuar në një mohim të plotë të etikës morale të tyre, sidomos es ideve konfuze, që gjithnjë kanë synuar një fenomen universalisht të pazbatueshëm. Kjo tashmë është një gjendje e hutuar. 

E gjej këtë gjendje të hutuar pjesërisht në të gjithë historinë shoqërore. Fëmijët sillen në nagat e shkollës, dhe në rritje e sipër vihen në detyrime për t’iu përgjigjur një sfere të gjerë ideologjish shoqërore të supozuara, dhe nuk u lejohet të nderojnë veten deri sa të krijohet një pjesë e madhe e matricës së vetëdijshme. Kjo natyrisht e bën evazionin e ideve vetë një qëllim lehtësisht të (pa)arritshëm. Ndonjëherë, edhe evazimi politikisht është qëllimi aktual. Mendja e ngopur nga kuadri social i ideuesit është mjeti ideal për një ecuri tiranike. Për mua, vlera e historisë sociale nuk qëndron në aplikimin e saj, aq sa është ndriçimi që pritet mes ideve sociale. E gjitha është strukturë e fragmentuar xhepash kulturorë. Të gjithë xhepat e fragmentuar të fenomenit njerëzor, në vend që duhet të futin një kuptim të faktorëve të mundësisë së njeriut, por bëhen një mur për këtë qëllim, pos fragmentimeve të xhepave kulturorë. Kjo forcon akoma më shumë anakronizmin. Paaftësia e njeriut për të zëvendësuar anakronizmin e tij në zhvillim mund të jetë shkaku i asgjësimit të ideve të tij, edhe vetë shkaku i asgjësimit të tij. Njeriu modern ka mësuar se si të përdorë taktikën në futjen e zakoneve të pranueshme shoqërore. Ka mësuar se si të ngrihet me fragmentarizime kulturore, ka mësuar se si të blejë një strukturë për ngritjen e vetes, ka mësuar… të bëhet “i madh’, por kur nuk ka synuar që të vëjë tërë këtë lëvizje për ta bërë idenë e tij të madhe, globale. Kjo ndoshta nuk varet vetëm prej tij, por si duhet kutuar ndryshe? 

Unë mendoj se natyra e vërtetë e një qenieje të rrumbullakët qëndron në një aftësi për të refuzuar natyrën fragmentare të këtyre indicave të futura, dhe jam për të zhvilluar një orientim social më të pranueshëm universalisht. A duhet të urdhërojë djali i një njeriu që ka ardhur në krye mes fragmentarizmit për të dhënë ide për favore të fragmentarizmit? Përgjigja e qartë është jo. Orientimi i pranueshëm socialisht është një produkt i mjedisit. Ky është kurthi i evolucionit të njeriut si një racë, që gjithnjë ishte, është dhe mbetet e fragmentuar. Këtu është pikërisht paaftësia. Paaftësia e njeriut për t’u ngritur mbi habinë e rrethinës së tij të mistershme me të gjitha kompleksitetet e saj dhe kërkesat për t’u bërë një qenie e njohur dhe empatike. Një qenie empatike? Një qenie që tretet me ide vetëm për mide? Një qenie e tillë jeton me gënjeshtër. Ka … vetëm gënjeshtër. Ka në gënjeshtër çelësat për të ardhmen e tij. Ai është një person në rreth. Dhe në këtë reth idetë e këtij njeriu janë të mbyllura. 

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1