Navigate archive
first first July, 2019 first first
Su Mo Tu We Th Fr Sa
1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31
Newsletter
Email:
Home | STUDIME | Rreth ‘hiç’-it dhe ‘asgjë’-së në ditët e sotme

Rreth ‘hiç’-it dhe ‘asgjë’-së në ditët e sotme

image Fatmir Terziu

Rreth ‘hiç’-it dhe ‘asgjë’-së në ditët e sotme

(Fenomeni i tundjes së derës, jo thjesht një urtësi popullore, por një akt i qartë)

Fatmir Terziu

 

Kur është fjala për ‘hiç’-in ose edhe për ‘asgjë’-në, në filozofi, është e natyrshme që të mendojmë për punën e Martin Heidegger “Të qënit dhe Koha”, apo edhe të mbështetemi tek puna e Sartrit “Të qënit dhe Asgjëja”. Ajo që Heidegger e thotë, dhe ajo që kuptohet nga Sartri, është thjesht një arsye më shumë në pyetjen: “a janë apo jo njerëzit në gjendje të mendojnë, apo të bëjnë ndonjë gjë prej vetë asgjësë?”.

Ashtu si të gjithë njerëzit, unë pretendoj se njerëzit natyrshëm ekzistojnë të jenë në gjendje të mendojnë nga fakti i ‘asgjë’-së dhe të krijojnë prej “asgjë”-së. Faktet aprirori janë shumë, por këtu është fjala tek filozofia e nocionit të “Asgjë”-së në lidhje me vetë diskursin e pashpjeguar të saj. . Të jem specifik, kur një njeri pyetet nga domethënia e tij rreth Tjetrit “çfarë jeni duke menduar?”, atëherë rasti i mirë është se ai do të përgjigjet duke thënë as më pak e as më shumë si ftillesë e fjalës “asgjë”, pra do të duket se thotë “nuk jam duke menduar!”. Kjo është, sigurisht, joshëse. Është disi “njerëzore”, e thjeshtë, jo infiltruese, jo përfshirëse në punën e Tjetrit e mjaft të tjera, por të konkludosh se një njeri thotë “jo”, ose më saktë “asgjë”, për shkak se ai është i vetëdijshëm, se duke thënë se ajo që ai ishte me të vërtetë duke menduar do të rezultojë në një vështrim problematike me Tjetrin, urrejtjeje, neverie, një shuplakë, ose të gjitha në një, duket se vetë njeriu bëhet indiferent, shkon më lehtë tek “Asgjë”-ja,  pra bëhet vetvetiu një hiç në asgjënë e jetës dhe asgjë në shërbimin e tij ndaj vlerës së tij. Nëpërmjet idesë sime unë dua pikërisht, të argumentojë, këtë ‘hiç’ filozofik që vjen nga ‘asgjë’-ja e determinuar edhe në kushtet e sotme, edhe në kushtet e shkrimit, edhe në kushtet e asaj që ka lënë letrat shqipe pa u kuptuar tek asgjëja shumëkuptimëshe, filozofike.

Le të shkojmë pas. Që në bangat e shkollës kur na mësohej (sugjerohej, ose diktohej), jashtë kapakëve nga “Edukata Morale dhe Politike”, rrjedhimisht në formën e edukatës së diktuar na thuhej “pashë, s’pashë, dëgjova, s’dëgjova”, apo “edhe muret e gurët kanë veshë” e mjaft të tjera si këto, duke na privuar kështu nga e vërteta, nga realiteti, nga gjëja e ndodhur, dhe detyrimi i detyruar tek asgjë-ja e dislokuar në mendjen racionale të edukatës “morale dhe qytetare” nga “frika dhe nocioni i frikës”. Pse? Për tërë strukturën e moralit, për tërë kolonën e rrugëtimit të “Njeriut të ri” asgjë-ja ishte dhe një mur i padukshëm, ku strukej realiteti. Pra ky “Njeri i ri” ishte më mirë të ishte një “Asgjë” në realitet, në letra, në shkrime, në fryrje muskujsh (sidomos gratë montatore të lartësive, vdekjet me fjalët absurde në gojë, një bie e të gjithë ngrihen, një kokërr gruri, një plumb për armikun, etj ... etj). Dhe më tej duhej të bënte edhe rolin e të bërit “Asgjë”: “Ne bëjmë sikur punojmë, ata bëjnë sikur na paguajnë”.

Në rastin e të bërit ‘asgjë’, një njeri mund të jetë duke bërë ‘asgjë’-në në kuptimin e diskursit të heshtjes, “indiferencës”, pra që një arsye mund të përzihej me tërësinë filozofike të ‘hiç’-it në asgjë. Por, kur njeriu është duke bërë “asgjë” nën diktatin e frikës së diktatit?! E thënë shkurt, më mirë të mos kem asgjë, më mirë “hiç”, se sa të më dhembin kockat. Dhe kockat dhimbnin pa e kuptuar “asgjë”-në, vetë zbrazëtinë, vetë “hiç”-in. E transferuar dhe në ditët tona: “Ju mos u grindni, pa s’ka gjë për neve, le të mos hamë, le të mos pimë... le të mos ekzisojmë...” Sigurisht, përgjigja është e qartë se ndërsa vetë arsyeja është përzierja e ‘asgjë’-së, ajo vetë si responsibilitet dhe propabilitet i ‘hiç’-it nuk është në të vërtetë duke bërë asgjë. Pas të dyjave, dhe kjo normalisht si terma filozofikë në kuptimin e tyre të Heidegger dhe Sartrit, të gjithë ata që janë duke bërë atë ‘hiç’ janë duke bërë edhe diçka. Edhe të menduarit në lidhje me ‘asgjë’-në, nuk do të thotë se s’bëjnë diçka, domethënë duke menduar për ‘asgjë’ ata bëjnë një ‘hiç’, dhe normalisht bëjnë dhe diçka.

Rreth ‘hiç’-it dhe ‘asgjë’-së në ditët e sotme varësia duket se ka vetëm perceptim ndryshe. Mes këtij perceptimi, më së shumti është zvetënimi i vetë “asgjë”-së, injorimi dhe shpërfillja, indiferenca, ftohja e njeriut për njeriun, “larg b... sime, mosdelegimi i anës më njerëzore tek arsyeja njerëzore, koncepti me të cilin funksionon tashmë lidhja me Zotin, kapërcimi i heshtjes në lutjen Hyjnore, harresa, determinimi për ta lënë Tjetrin në rrugë, në mes të një rruge që fati do ta kërkonte ta kishte pranë Njeriun. Njeriun? Rreth ‘hiç’-it dhe ‘asgjë’-së në ditët e sotme Njeriun e kërkon me qiri. Se “Njeriu” është duke bërë shumë, e shumë, por thjesht dhe shumë qartë, asgjë. Njeriu vazhdon të jetë në një sistem me asgjë-në.

Si e tillë, për aq kohë sa një njeri është duke bërë ‘asgjë’, atëherë ai do të jetë duke bërë ‘diçka’, pra të paktën ai është duke bërë një ‘hiç’ prej asgjësë, sipas teorisë në fjalë. Ajo që ai po bën, natyrisht, nuk mund të arrij në më shumë se kaq, prandaj themi kot se njeriu i ‘hiç’-it është duke bërë ‘asgjë’. Për ‘hiç’-in e ‘asgjë’-së terminologjia e fjalës filozofike e shpie tek “diçka”-ja, pra tek fjala e urtë popullore shqiptare dhe mjaft filozofike, “kur s’ka punë, ai ose ajo tundin derën”. Tundja e derës është dhe mbetet një filozofi më vete.

Kur Tjetri, i turret vetvetiu dhe pakuptuar “asgjë—së”, kur Tjetri i shtyn të Tjerët të ndjekin rrugën e asgjë-së, normalisht tundja e derës është dhe mbetet e vetmja gjë mes asgjësë. “Asgjë”-ja në grup është mjaft e rrezikshme. Dhe, pasojat thonë Heidegger dhe Sartri, nga kjo “Asgjë” e rrezikshme, nga kjo tundje dere janë jo vetëm të rrezikshme, por dhe një arsye më shumë për përplasjen e derës në fytyrë. Aksioma e përplasjes së derës në fytyrë nga Tjetri, tashmë dihet, se ku të shpie, dhe ku e ka pikën përfundimtare.  

Comments (1 posted):

Qatip Mara on 05/07/2019 22:59:39
avatar
Shkrimi me vlera të thella filozofike për ndërgjegjen individuale dhe shoqërore në konceptimin e jetës
Konceptet filozofike janë të rëndësishme në orientimin e veprimtarinë e individit e shoqërisë. Ndërgjegja shoqërore e popullit tonë është në nivelin mediokër që nuk e kuptojnë filozofinë ekzistencialiste dhe shumë lehtë mashtrohen nga politika që më militantizmin partiak i drejton ku janë interesat e politikanëve.
Ju uroj jetë të gjatë me lumturi në familje dhe suksese në krijimtari miku nderuar Fatmir Terziu
Meritoni respekte e mirënjohje për veprimtarinë Dritëdhënëse për Kombin shqiptar

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1