Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | STUDIME | Çfarë po ndodh me Dodonën pellazgjike?

Çfarë po ndodh me Dodonën pellazgjike?

Font size: Decrease font Enlarge font
image Nuri Dragoj

 

Mendime të kundërta, abuzime shkencore, përvetësime historike, nënvlerësim i botimeve të reja

 

Nga Nuri Dragoj

 

Çështja e tempullit të Dodonës, faltores më të lashtë të kontinentit, por edhe më gjerë, i quajtur “tempulli pellazgjik”, vazhdon të mbetet nga më të debatuarat. Madje, ndaj saj, shpeshherë, mbahet qëndrim indiferent nga institucionet shkencore. Janë publikuar shumë libra pa baza të thella shkencore, të cilët kanë bërë që lexuesi të mendojë se ajo është pronë e grekëve të vjetër. Mirëpo autorët e antikitetit provojnë të kundërtën. Herodoti lë të kuptohet që ka shkuar në Dodonë dhe e ka pyetur atë, për të cilën thotë: Mbret i pellazgëve dhe i dodonëve, o Zeus / ti që nga larg sundon edhe Dodonën.... Sipas Hammond, në periudhën e viteve 1120-800 para e.re, Dodona i përkiste një mjedisi ballkanik. Robert Bell e cilëson, një nga kështjellat pellazge. Po sipas tij, Zeusi i Dodonës ishte perëndi pellazge. Studiuesi Arsim Spahiu shkruan se Dodoni qe bir i Zeusit dhe Europës (hallë e Ilirit). Orakulli që e kishte qendrën në malin Tomor (mbase është fjala për Dodonën dimërkeqe), i jep Zeusit titullin Dodonas. Pellazgët në poemat homerike janë konsideruar hyjnorë (Iliada, 840-841). Homeri tregon se Zeusi pellazgjik adhurohet në Dodonë të Epirit. Herodoti vë në plan të parë barbarët dhe jo grekët (shek. V para e.re). Ai pohon se, personat që shërbenin pranë faltores së Dodonës, i kanë thënë se grekët, emrat e perëndive i kanë marrë nga pellazgët. (Herodoti II, 52). Pellazgët i konsideronin hyjnitë të shenjta, ndërsa grekët i deformonin.

Orakulli i Dodonës u themelua nga pellazgët, para ardhjes së grekëve. (Iliada II, 16). “O Zeus, mbret dodonas e pellazgjik, që banon larg dhe kujdesesh për Dodonën dimërkeqe, ku përreth janë sellët...”. Homeri në librin Odisea, na kujton Uliksin, që shkoi në Dodonë për t’u këshilluar me Hyjnitë dhe të dëgjonte nga lisi i gjatë fallxhor orakullin e Dodonës. (Odiesea XIX, 290). Lisat e transmetonin orakullin me fëshfërimën e gjetheve të lisit të shenjtë. Të njëjtën gjë bënin pëllumbat me anë të fluturimit, ndërsa kazani prej bakri, i jepte mesazhet nëpërmjet tingujve. Zeusi është zot i rrufesë dhe dukurive të tjera atmosferike. Orakulli i Zeusit në Dodonë njihet që në epokën e bronxit, ndërsa statuja e Zeusit në Delf, është ngritur nga grekët në vitin 430 para e. re.  

Për shkak të deformimeve historike, temulli i Dodonës herë paraqitet në Thesproti dhe herë në Molosi. Botuesit e Strabonit në gjuhën frënge, bien dakord me Suidan, të përmendur nga Straboni, si dhe në një komentar të Homerit, i cili mendon se ishte një Dodonë në Thesali dhe tjetra në Epir. Mjeku i Ali Pashë Tepelenës, Henry Holland, shkruan se ajo mund të jetë në anën lindore të Arkatit, midis këtij lumi dhe Aelout. Pra, siç shihet, mendimet janë të ndryshme. Herodot thotë se është në anën më të largët të Helopisë, të cilën e quan trevë “shumë pjellore e me luadhe të mira”. Apolodoni përshkruan moçalet që rrethonin tempullin. Holland supozon se ajo mund të ndodhet midis lumit të Artës dhe Aspropotamit, poshtë maleve të Xhumerkës. 

Natyrisht, e vërteta nuk është saktësuar ende, sepse shumica e studiuesve që japin të dhëna për vendndodhjen e saj, nuk janë të sigurt. Duke qenëse kanë kaluar mbi 3000 vjet, është e vështirë të flasësh për moçalet apo lisat gjigant. Bie fjala, thuhet se në Këlcyrë, mund të jetë një tjetër vendndodhje e Dodonës. Kemi të bëjmë me një territor që pritet nga të dy anët me lumenj, Dëshnica dhe Vjosa. Për pasojë nuk përjashtohet prania e moçaleve dhe as e lisave. Stdiuesi Kujtim Mateli, në librin e tij “Dodona ndodhet në Dëshnicë të Përmetit”, ka hedhur për diskutim një fakt të ri, i cili meriton të vlerësohet dhe të studiohet me kujdes nga institucionet e larta të Albanologjisë. Injorimi i fakteve shkencore që afron studiuesi Mateli, nuk është normal. Akademia e Shkencave të Shqipërisë nuk ka pse ta lerë në harresë punimin e tij, i cili pretendon se Dodona ndodhet në rrëzë maleve të Përmetit. Nuk është fjala për t’u pranuar medoemos teza e Matelit, por është e nevojshme të diskutohet dhe të debatohet gjatë, pasi në këtë mënyrë zhvillohet mendimi shkencor. Nëse argumentet e tij qëndrojnë, studimi i tij duhet vlerësuar. Edhe punimet e autorëve të mëparshëm, të huaj apo vendas, nuk janë të pakritikueshëm dhe të pakontrollueshëm. Mendimi shkencor evoluon. 

 

 

LEXO ME SHUME KETU

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1