Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | STUDIME | ROLI I ARTISTIT KRIJUES NË SHQIPËRINË BASHKËKOHORE

ROLI I ARTISTIT KRIJUES NË SHQIPËRINË BASHKËKOHORE

Font size: Decrease font Enlarge font
image Dr Fatmir Terziu

 

ROLI I ARTISTIT KRIJUES NË SHQIPËRINË BASHKËKOHORE

Dr Fatmir Terziu

 

Vetë fakti se ne jemi shqiptarë nuk është garanci se ne jemi autoritative për gjërat shqiptare. Njohuria për shqiptarinë duhet të merret vetëm si njohje e çdo gjëje, nëpërmjet studimit të thellë me vullnet e pasion, me rrënjë e baza të mirëfillta shkencore. Dhe madje edhe atëherë dikush mund të fitojë njohuri më të thellë vetëm për disa aspekte të veçanta të Shqipërisë (shqiptarisë). E tëra mbetet e panjohur, një enigmë. Mund të ndiejmë se personalitetet tona shqiptare po “vlojnë” brenda simboleve tona dhe të shqiponjës, ne mund të dimë që po ecim në demokracinë shqiptare të brishtë në sajë të lindjes sonë të vonuar demokratike, por këto nuk janë kërkesa për deklarata që supozohet të jenë shkencore dhe të vërteta.

Praktikisht, gjithçka që është thënë për Shqipërinë (shqiptarinë) ka nevojë për ri-testim, rishikim, rivlerësim. Në aspektet kulturore, të huajt që kanë shkruar për Shqipërinë, duket tashmë qartë se ishin të përgatitur keq për detyrën që ata vendosën të bënin: ishin aq etnocentrik saqë kur ata merreshin me kulturat e tjera, përfshirë dhe Shqipërinë, ata ishin vetëm për t’i tallur ata dhe për të rivendosur superioritetin e tyre. Ata nuk ishin të interesuar ta studionin kulturën tonë si një gjë në vetvete, një entitet. Burimet në të cilat ata u frymëzuan dhe bazuan supozimet e tyre ishin të diskutueshme ose krejtësisht mitike, të ndërtuara mbi bazën e pushtuesve shekullorë dhe interesave të tyre.

Nëpër pragjet e historisë së krijimtarisë shqiptare, të ndërtuar në trojet etnike, apo dhe atje ku ata ishin vendosur, të detyruar apo me vullnetin e tyre, veprat e shqiptarëve shfaqin një qasje të paragjykuar në mënyrë të barabartë, plus vetë-vetëdijen agresive që është shenjë dalluese e njerëzve të pasigurtë, që sapo dalin nga robëria fizike dhe mendore dhe degradimi që i bëjnë ata të pohojnë, të ekzagjerojnë dhe të bëjnë kërkesa të paarsyeshme, më shumë për hir të informimit të shkallës së argumentit në favor të tyre, sesa gjetjes së pozicionit të tyre të vërtetë.

Për shkak se ata nuk e njohin natyrën njerëzore në përgjithësi, njerëzit krijues (edhe ata dhe mjaft me prejardhje shqiptare) nuk e kuptojnë natyrën njerëzore siç tregohet nga shqiptarët dhe realiteti i shqiptarëve. Në krijime të shumta, të vështira dhe të turpshme, sidoqoftë, Shqipëria dhe shqiptarët shfaqen nën-normalë, duke qenë të jo-civilizuar, kështu që nuk pritej të funksiononte normalisht dhe të funksionojë krejt qartë kjo ecuri që mbetet ende në dyzimet e arkivave e në mendjet e të huajve për ne shqiptarët. Shqipëria dhe shqiptarët në shkrimet, mitet dhe arsyetimet e tyre nuk ishte vetëm gjëja dhe “prezenca e ndryshme”, por edhe inferiore, ose më keq, nën-njerëzore.

Gradualisht, megjithatë, shqiptaria po fiton njohje si një qenie njerëzore e mjaft vlerësuar. Shumë krijues, kërkues, shkëncëtarë shqiptarë dhe miq të Shqipërisë kanë shpenzuar doza të mëdha të kalorive intelektuale për të vërtetuar faktin se shqiptarët kishin dhe kanë versionet e tyre të praktikimit të të gjitha izmave që janë mbajtur dhe praktikuar si në Lindje dhe në Perëndim. Kjo ishte menduar si një reductio ad absurdum ndaj akuzave të shpeshta se çdo gjë shqiptare ishte primitive dhe po aq edhe për të vendosur pohime për madhështinë kulturore.

Por në të dyja shënimet, gjilpëra mbetet akoma në një pikë ku këngë-tema është “ndryshesa tipologjike” shqiptare. Perëndimorët kishin përjashtuar shqiptarët nga komiteti i shoqërive njerëzore për shkak të sjelljes dhe primitivitetit të tij, për shkak se ata ndryshuan fenë dhe iu bashkuan një feje të largët me pozicionin dhe gjeografinë e tyre (ndoshta këtu kishin të drejtën e kohës). Tani shumica e shqiptarëve gjithashtu mendojnë se janë vërtet të ndryshëm, një racë e përveçme, dhe më njerëzore se kushdo tjetër. Dhe tani edhe perëndimorët po vijnë në këtë teori, në fakt ata kanë filluar ose kanë ndihmuar në ndërtimin e saj. Pse? Sepse shqiptarët u ndëshkuan nga shpata e të huajit, të fuqishmit, pushtuesit dhe kurrë nuk iu nënshtruan asaj. Edhe kur shkrimet ishin nga më të egrat kundër tyre. Kurrë nuk u asimiluam!

Kjo është ajo ku ne tani qëndrojmë. Perëndimorët kishin gjetur shqiptarë “të ndryshëm” në pikat që shqiptarët i kanë hedhur poshtë me fakte dhe arguemente masive, shqiptarët kanë gjetur arsye për ndryshueshmërinë e tyre në pika që i vendosin në një qëndrim më të lartë moral se të tjerët, perëndimorët kanë pranuar shthurjen e tyre morale dhe tani avokojnë entuziazëm që shqiptarët mbajnë humanizmin, (të cilën e ngritën në majën botërore me pritjen masive nga Lufta e Kosovës) dhe nëse është e mundur, humanizmi shqiptar të mbetet model i përhapur edhe njëherë në të gjithë djerrinën globale, lindore dhe perëndimore, të kapur me struktura çeliku dhe armë të rrezikshme lufte.

Injoranca. Biseda e ëmbël për humanizmin shqiptar, mikpritjen shqiptare, personalitetin shqiptar, dhe gjithçka që mendohet të jetë karakteristikë shqiptare bazohet në një gjë, injorancë. Injorimi i situatave historike që imponojnë kushtet që tani janë duke u folur, janë provuar se iu ishin veshur gabimisht si thelbësisht shqiptare, paaftësia për të bërë rregullimet e duhura dhe vlerësimin korrekt të vendit me trashëgimi të pastër Ilire, në zemër të Ballkanit dhe Europës, si dhe karakteristikat e tjera fizike dhe fiziologjike në veçantinë e shqiptarëve.

Kjo injorancë ka krijuar qëndrime të caktuara psikologjike në të dyja anët, edhe tek shqiptarët dhe tek jo shqiptarët. Pjesa më e madhe e studentëve të kohës, të indikuar pikërisht nga këto dhe nga “gjërat shqiptar”e, me të vërtetë po heqin dorë nga një sërë qëndrimesh psikologjike që e kuptojnë tashmë më së qarti se ishin ndërtuar që të mashtrojnë, dhe e shohin krenarë veten se po luftojnë të gjithë prapaskenat e së shkuarës, duke u ballafaquar jo vetëm vetë, pro dhe të tjerët me shqiptarët e vërtetë. Tani për tani, shumica e karakteristikave që i atribuohen post-komunizmit shqiptar janë karakteristika të përgjithshme që çdo historian mund të kontribuojë për fshatarët mesjetarë në shoqërinë e udhëhequr nga lanlordi ynë Evropë. Në të vërtetë a jemi në një periudhë mesjetare?!

Janë vërtet mjaft shqiptarë të cilët kanë siguruar shërbëtorë të brendshëm për evropianët, janë vërtet mjaft shqiptarë të cilët kanë siguruar lehtësi për mjaft evropianë dhe janë mjaft punëtorë të kualifikuar e të pakualifikuar në kompanitë e tyre, po a mund të trajtohen si mesjetarë? Është akoma e drejtë, ama edhe të thuhet, se për momentin shqiptarët, nga presidentët e deri tek fshatarët e malësisë më të thellë, janë ende në një farë mënyre shërbëtorë të varur të sundimtarëve politikë evropianë, ata kanë shfaqur dhe nënshtrueshmëri ortodokse ndaj kësaj të fundit. Mjafton të shohim se si sillen ata me shqiptarët, dhe se si shqiptarët (kur u intereson dhe kur nuk u intereson se si sillen me ta). E gjitha ndoshta mbetet tek ajo shpresa intriguese dhe zhgënjyese që ende shpërthen nga ku ta di unë: “E duam Shqipërinë si e gjithë Europa?!” Ne jemi europianë dhe askush nuk e mohon dot, por a trajtohemi njëlloj si europianët edhe sot? Ajo që shqiptari ka nevojë ta tërheqë jashtë saj, është një “buldozer perëndimor”, që t’i përshtatet asaj në kulturën industriale, e cila padyshim jo më vetëm, mund të përballojë nivelin e duhur të madhësisë së problemeve të sotme. Jashtë asaj që na ka mbetur në traditë. Jashtë ‘krenarisë’ të mbetur në krijime, skicime frazeologjike e morfologjike, me një pamje e fytyrë të debatueshme.

Mençuria jonë nuk duhet të matet nga koha që ne sa i përmbahemi “traditave”. Traditat nënkuptojnë botën e ‘djeshme’, botën ‘e tyre’. Ata që janë të lidhur nga tradita jetojnë në të kaluarën: ata janë kundërshtarë të përparimit. Vetëm dinastitë e vjetra që janë në prag të shpërbërjes kapen pas traditës në përpjekje të dëshpëruara për të mbajtur së bashku një pasuri të vjetër. Por ata e lavdërojnë traditën dhe kanë të drejtë, sepse janë majmur mbi të. Nëse je një i varfër i thjeshtë si ne, e kaluara e të cilit është një rekord i shfrytëzimit, supersticionit, urisë, përulësisë, shtypjes, shfrytëzimit, nëpërkëmbjes, luftërave të pandalshme për liri e pavarësi, pyes veten se çfarë krenarie do të kishim në traditën tonë (përvetëm atyre që na janë ngjeshur si burime heroizmi dhe trimërie, si fryrje masive në tekste e mite, gojëdhëna e ngjashmëri folklorike, propagandë vetëpëlqyese)? Unë nuk mund të detyrohem me besnikëri ndaj diçkaje që nuk mund të ndihmojë më. Tradita ndoshta, atëherë kur debatohet, kur bëhet që të jetë e arsyeshme dhe e nevojshme që të na duhet. Gjithnjë me hapin dhe arsyetimin e duhur të kohës.

 

Vazhdon....

 

Comments (7 posted):

Qatip Mara on 16/03/2019 00:01:13
avatar
Shumë bukur miku nderuar z. Fatmir Terziu, Studimi që paraqitet në këtë publikim është me shumë vlera njohëse. Mendimet tuaja të kthjellta të orientojnë për qëndrimet që duhet të mbajnë intelektualët shqiptarë në proçesin e jetës individuale e kolektive për njohur vetveten e të tjerët. Ju uroj shëndetë e suksese me krijimtarinë brilante që rrezaton mençuri,e kulturë të gjithanshme. Veprimtari juaj edhe me Fjalën e Lirë është shumë e dobishme për atdheun tonë të shumëvuajtur.Meritoni Respekte e mirënjohje
Prof Dhora Dhoja on 16/03/2019 09:00:37
avatar
Pershendetje! E lexova me vemendje, studim me interes per albanologjine e problematiken e saj, si per thellimin e njohjes se rrenjeve e rrugetimit me vlerat e mangesite reale shumeplaneshe,dhe per te zene vendin qe meriton npm percaktimit te nje strategjie gjithperfshirese kombetare dhe percaktimin e drejtimeve e teknikave, rrugeve te realizimit per te zene vendin qe meriton , pa paragjykime e komplekse, se pari nga vete studiuesit shqiptare, institucionet akademike- shkencore te ngrihen ne nivelin e standarderdeve qe kerkon koha... Shendet e suksese ne vijim Ju flm!
Minush Hoxha on 16/03/2019 09:01:41
avatar
,,Praktkisht, gjithecka qe eshte thene per Shqiperine /shqiptarine/, ka nevoje per ritestim, rishikim, rivleresim". Kjo fraze, z. Terziu, pa ule nivelin e seciles tjeter, me tingllon me e rendesishmja dhe me aktualja. Dhe, Ju, me vete kete e tere krijimtarine-nga cilado-jeni nje procesor i rendesishem, i mberrijtjes tek caku qe synon shkrimi. Eshte pefshires ky ese dhe me deshire e pres vazhdimin. Si perhere, shkrmi jipet prove i nje stadi te larte te krijuesit, qe palodhshem drejtvijimisht begaton artin, historine e kulturen shqiptare me perla te verteta. Respekte dhe disponime perhere te mira.
Fatmiroshe Xhemalaj on 16/03/2019 09:03:23
avatar
Z.Fatmir keni prekur nje teme te ndjeshme dhe me menyren se si e trajtoni jeni futur ne teme. Besoj se duke jetuar pergjithesisht jashte vendit keni arritur te kuptoni thelbin e temes e per kete me vjen mire. Perballja e kulturave te ndryshme, ne rastin tuaj e shqiptareve me te tjeret dhe anasjelltas, ka qene e mbetet nje teme qe duhet trajtuar gjeresisht. Sa kohe nuk trajtohet do te kete paragjykime. Shqiptaret duhet te punojne ne kete drejtim duke pare jo vetem te pragu i deres, por ne perspektive, jo me folklorizma, por me argumente te mbeshtetura ne fakte, jo me mendjemadhesi, por me thjeshtesi. Besoj se shkrimin do ta botoni ne anglisht diku, qe auditori i lexuesit te jene edhe te huajt. Respekte per punen qe beni.
Nexhi Baushi on 16/03/2019 09:04:11
avatar
Një shkrim që më tërhoqi shumë, me mjaft vlera për lexuesit. Autori ka ditur t'u vërë pikat mbi I dhe të zbërthejë kuptueshëm të gjitha çështjet dhe enigmën shqiptare. Mjaft interesante dhe ke çfar mëson. Komplimente profesor Terziu.
Erion Kristo on 16/03/2019 09:04:57
avatar
I nderuar Fatmir, mezi pres vazhdimin
Dukagjin Hata on 16/03/2019 10:29:46
avatar
Nje analize e thelluar dhe e shkruar me nje stil te zhdervjellet, qe iu qaset ne nje menyre te vecante problematikave te trashegimise historike dhe ceshtjeve te aktualitetit panshqiptar. Pergezime i nderuar Fatmir Terziu, keni nje pene te mprehte dhe nje kendveshtrim realist ne konceptimin e te vertetave tona, sidomos te atyre qe qendrojne nen uje.

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1