Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | STUDIME | LETËRSIA NË NDËRMJETËSIM

LETËRSIA NË NDËRMJETËSIM

Font size: Decrease font Enlarge font
image LETËRSIA NË NDËRMJETËSIM

LETËRSIA NË NDËRMJETËSIM

Dr Fatmir Terziu 

 

Për shekullin e njëzetë, kalavitja letrare shqiptare, përfundoi në vitin 1990-të me rrëzimin e sistemit totalitar socialist. Shekulli tjetër, i njëzetë e njëti filloi pikërisht në një kalendar metaforik me botën e lirë, por jo me të njëjtin hap me të, më 11 shtator 2001 me sulmet terroriste në Nju Jork dhe Uashington. Për të tjerët, për ata që u pushkatuan për një poezi, për ata që u varën në litar, për ata që u mbyllën në qeli, për mjaft të tjerë të lirë me pranga në duar e në gojë, për shkak të fjalës së lirë, ndoshta jo edhe për vetë shekullin e 20-të, kjo kalavitje ka mbaruar, as nuk ka filluar shekulli si eveniment i shekullit të 21-të. Megjithatë, kjo është një nga tundimet karakteristike të vetëdijes moderne historike shqiptare në të gjitha trojet e veta etnike. Kjo vetëm se në kohë ndryshohet shpesh për format, fillimet dhe fundet, për të shpallur periudha të reja dhe varrosjen e vjetër të së vjetrës së destinuar si e tillë. Por, kjo është teori, thurrje fjalësh, mendim i lirë në kushtet e sotme,… thjesht një kalendar metaforik. Por përkundër përpjekjeve metaforike në kalendar, fundi i literaturës shqiptare të shekullit të njëzetë ka jetuar në kufijtë e rreptë të shkatërrimit të saj të fundit, jo më pak, as më pak në tërësinë e shkatërrimit real mes metaforës shkatërruese.

Në dhjetëvjeçarin e daljes nga koha e murrëzuar, pas shembjes së Murit të Berlinit, sidomos midis viteve 1990-të dhe 2000 përfundimisht përfundoi shekulli XX letrar i shkrimtarëve shqiptarë. Post-realizmi socialist tipologjik alla-shqiptar, modernizmi i vonuar, neo-lëvizjet e ricikluara dhe të përziera me modele të së shkuarës me të tashmen e lirë të shprehisë, arti socialist, Postmodernizmi, aventurizmi i ri, letërsia internetike dhe për këtë arsye, trendet dhe të mbushurat me njerëz “poetikë’, me përvojë dhe fillesë në këtë risi nisi të sillte në skenë një të padukshme, që ftillohej dhe zgjedhohej pa gramatikë me “shpërbëj”, duke lënë të shkuarën dhe duke molepsur, trazuar dhe nakatosur në atë që kishte ardhur një prurje masive, të ndjeshme, të mistershme, të dalë nga mijëra pore zemërimi, indinjimi, shqetësimi, përkushtimi, por fare pak, mjaft pak letërsi.

Por çfarë pritej që të vijë? Ndoshta letërsia nuk është një pyetje e kotë, sepse ajo që pritej të vijë nuk ishte parashikuar, ose nuk parashikohet, se nuk është shikimi i mistershëm fallxhor në plasën e një filxhani kafeje, por thjesht një qashtërsi që duket dhe vjen me stilin, shkrimin, formatin, arsyen, tematikën, aftësinë që vjen në fare pak raste tek shkrimrtari, ai i thjeshti, i urti, talenti i lindur për shkrimin dhe letërsinë. Megjithatë, pas “përfundimit intensiv” të letërsisë të shekullit XX, mjaft dukuri, faktorë, probleme, stile apo dhe mjaft e mjaft gjëra të tjera, duken qartë se ishin, janë dhe mbeten fakte që nuk mund të ndihmojnë, por vetëm të shikojnë me një sy të hapur në njërin drejtim, e një të gatshëm në anën tjetër, me një ose mjaft pritje të paqarta, jo vetëm për letërsinë shqiptare, por për të gjithë atë që kishte të njëjtin fat në monizëm. Pra kjo lloj letërsie mbeti në stacion. Në një stacion të panjohur? Është kjo gjendje e paqartë e tipit “pritje” të letërsisë pas përfundimit të thirrjes enigmatike të letërsisë në lkërkim të letërsisë. Kjo natyrshëm ka prurë një situatë të shtyrjes së përhershme të frymës mesazhiere, para fillimit të ardhshëm, dhe në fakt e mbirë si një hezitim që tregon qartë se synon thjesht të vonojë fillimin e ri. Fillimi i ri? Pse po vonohet? A ekziston vërtet një fillim i ri? 

Letërsia shqiptare ka mbetur si gjithnjë në ndërmjetësim. Jo thjesht se është një letërsi e një populli të vogël, (se aritmetikisht nuk e saktëson terminologjinë e vogël, por gjeografikisht e shpërndarë, e troshitur, e hallakatur me halle, derte, probleme të përziera të dhimbjeve dhe dashurive të tjera nëpër gjeografi të tjera). Dua të them se ky fillim i ri i letërsisë në shikim të parë është disi i paplotë, sikur është i bllokuar, sikur ka mbetur në një pushim negativ, dhe madje për mjaft faktorë dhe shikime të tjera të ndaluara në këtë stacionim, kjo nuk është as letërsi, as, as stacion “i vjetër” ose “i ri”. Ndjenja se diçka e vjetër është larguar, dhe asgjë e re nuk u shfaq në këtë mjedis dhe ndërmjetësim strategjik kohor, duket sikur e gjithë kjo ndalesë të ishte më shumë se tragjike. Është një ndjenjë e boshllëkut epistemologjik dhe historik. 

Që herët në librin tim studimor “Kritika Ndryshe: Një vëzhgim në prozën dhe poezinë shqiptare” (Vëllimet I dhe II) kam cituar terminologjinë e përparuar të kritikës së sotme britanike, që në thelb parashtronte se kush duhej të ishte konventa letrare: “Çlirimi politik, çlirimi social, çlirimi i forcave prodhuese, çlirimi i forcave destruktive, çlirimi i grave, të fëmijëve, arsyetimi i temave të pandërgjegjshme, çlirimi i artit (...) Ne shkuam duke kapur dhe pushtuar të gjitha rrugët për prodhimin virtual dhe mbiprodhimin. Objektet, shenjat, përmbajtja, ideologjitë, kënaqësitë (...) dhe së bashku u përballëm me pyetjen: Çfarë duhet të bëjmë më pas me shkrimin “një shkrimtar i qasjes së re: Çfarë duhet të bënte pas dekadash ndarjejeje të lidhjes me botën dhe dukej i harlisur në gjuhët dhe stilet e fundit të shekullit? Cilat janë sjelljet e mundshme të letërsisë shqiptare në këtë gjendje të një stacionimi të tillë në mjaft raste pa krye?

Për këtë situatë ka një vështrim tjetër, nëse jo optimist, të paktën ngushëllues. Ndoshta vetëm letërsia e shkrimtarëve të sotëm me emër të mirë, e atyre që krijojnë dhe pëlqehen nga qindra e qindra lexues të kualifikuar, jep një shans për të hequr qafe tipologjinë e ankthit dhe sjell ngazëllim e pathos duke u dhënë fund iluzioneve dhe shkretimit të pritjes apokaliptike dhe dëshpërimit që pret për t’u ndriçuar. Përjetësimi i tillë është në fakt një ndërmjetës i vetë këtij stacioni të letërsisë, ku letërsia merr më shumë kohë, edhe pse fillimi paksa shtyhet, shekulli i ri është gati të fillojë, gjithmonë pas një kohe për ne shqiptarët, kështu le të shpresojmë me emrat e mirë të letrave të sotme shqipe, rikthimin e rishikuar vazhdimisht në kërkim të së drejtës së ndaluar padrejtësisht mes kohës së shkrimit dhe forcës së shekullit të kaluar për letërsinë shqiptare.

Cila është letërsia shqiptare midis dy shekujve?

E para: Është një literaturë pa një projekt mjaft të madh. Themi kështu, sepse, pavarësisht nga veçoritë e saj karakteristika e lëvizjes së saj përthyhet me terminologjinë dhe kuptimin e togfjalëshit “histori e madhe” dhe “projekte të mëdha”, postmodernizmi shqiptar në fund të shekullit të njëzetë ndodhi si një projekt specifik, i cili plotësisht solli në skenë me një ndërmjetësim të imponuar nga jashtë problemet që ngulfatën horizontet historike të trendeve dhe rrymave të tjera. Kryesisht postmodernizmi në fund të shekullit XX në mesin shqiptar u mbajt brenda një të fshehte moderniste, d.m.th. haptazi ose fshehurazi, ai thjesht zhvendosi format e tjera mes një prapashtese të “ism”. Por fuqia e tij mbeti shumë larg formës institucionale, si nga ana karakteristike që e shoqëronte stilistikisht të mposhtur nga ironia, parodia, rishkrimi i minuar rrënjësisht. Pas kësaj me idenë e lartë të postmodernizmit, vendi i “projektit të madh” të letërsisë shqiptare pas përfundimit të shekullit vazhdon ende të qëndrojë bosh.

E dyta:Letërsia shqiptare i ngjan një fabule të njohur të llastikut tek shitësi i kohës së monizmit, që zgjatet gati njësoj dhe përfundimi i zgjatur mbetet në fund të shekullit të njëzetë, deri tek tema e tij kryesore, kërkimet stilistike dhe debatet, si dhe në vetë mënyrën e funksionimit të teksteve letrare. Pra, letërsia në këto vite të tranzicionit ende emërohet me fjalët “midis” dhe “normalizimi”, por që mjaftohemi të themi se kjo tashmë letërsia është një lloj shprese, si një “rit i negociatave” të materialit të vjetër me të riun që del i ende i pavlerësuar në skenën letrare shqiptare.

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1