Navigate archive
first first July, 2019 first first
Su Mo Tu We Th Fr Sa
1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31
Newsletter
Email:
Home | STUDIME | Vdekja letrare?

Vdekja letrare?

image Dr Fatmir Terziu

Vdekja letrare?

Dr Fatmir Terziu

 

Duke kapur një pikë mjaft të rëndësishme të lidhjes me shkrimtarin dhe lexuesin, mendova të shkojë në një qasje arkivore. Dhe në këtë pikë, më erdhi në ndihmë “Nëntori” i vitit 1982, me një reportazh të shkruar për punëtorët e oxhaqeve të larta të “Çelikut të Partisë”, në ish Kombinatin Metalurgjik të Elbasanit. Aty lexova disa fjali që tregonin leximin  e gazetës në mënyrë të organizuar gjatë pushimeve të drekës, apo dhe leximin e librave të ‘rekomanduara’ në dhe gjatë orareve kolektive. Më pas diku mes rrjeshtave shkruhej se ky lloj leximi i mbyllte gojën ‘vdekjes letrare’. Vdekja letrare

Në historinë e letërsisë shqipe, “vdekja e saj” është shpallur në mënyrë të përsëritur. Letërsia jonë kombëtare ka pikërisht këtu një enigmë të madhe historike, që nga kohët kur ‘vdekjet’ e saj ishin të lidhura me pushtuesit, me arsyet e njohura e të panjohura dhe deri vonë në monizëm me eleminime, kartonizime, apo dhe me zhdukje e djegie masive (fatura e vdekjes ideologjike). 

Dhe normalisht një letërsi e tillë e dënuar me vdekje në mjaft pika kulmore historike, ka pasur fatin e keq të humbiste dhe lexuesin

Sot ajo ka një format tjetër dhe lexuesi i saj, pikërisht i asaj letërsie, që duhet të quhet e tillë është ringjallur? Unë personalisht kam dyshime rreth tezës së shfaqur dhe të trajtuar më parë (edhe nga unë, falë fakteve të reja kërkimore dhe studimore), për punën e audiencës, për problemin e dilemës së lexuesit. Ekziston një regjionalizëm jashtëzakonisht i keq. Hapësira letrare e unifikuar shqiptare, e para vitit 1990-të është shembur dhe sot jo vetëm që ajo ka një problematikë të vetën, të cilën e kemi trajtuar më parë, por ka dhe një mori ndëridhjesh të tjera në këtë problematikë që duhet ta ritheksojmë përsëri. Ka një hapësirë të tjetërsuar për kohën, falë disa arsyeve të lidhura e të pazgjidhura në ekonominë e tregut.

Unë gjej rastin për shkak të këtyre lidhjeve dhe pazgjidhjeve të them, se lexuesit e letërsisë shqiptare deri në vitin 1990-të, përkatësisht dhe dëgjuesit që mbeteshin me sytë dhe veshët tek një këngë e kompozuar nga teksti që vinte nga poezia “e kontrolluar” ishin më së shumti në mesin e zyrave, borderove të pesëmbëdhjetëditëshit zyrtar, kur ishin dhe mbeteshin vetëm statukuoja e detyruar dhe e shijuar e zyrave dhe direktivave të zyrtarëve partiakë (kjo jo vetëm në Shqipëri, por në të gjithë ish – frontin e bllokun ideologjik të quajtur marksist-leninist). 

Koha, në fakt (zyrtarja e asaj kohe) donte të dinte diçka më shumë në lidhje me fatin shoqëror dhe dukej qartë se nuk kishte asnjë mënyrë për ta bërë atë vetëm nëpërmjet kanaleve normale. Nëpunësit me formatin direktiv, ishin ata që kërkonin, që çdo derivat politik të kalonte përmes syve, veshëve dhe hundës së tyre. Dhe ky natyrisht ishte leximi zyrtar i asaj kohe. Ndaj, leximi i shprehjes “punëtorët punojnëasgjë nuk mund ta kuptojnë”, ashtu sikurse dhe leximi i detyruar i gazetave dhe librave me fillin e kuq nëpër brigada fronti pune, mbetet mjaft domethënës në këtë pikë. Nga “fronti letrar” kurrë nuk ishte e lehtë të kuptohej, se ata që ishin aty në atë zyrë, nuk përballeshin thjesht për termin “kontrollo e beso”, por dhe për të goditur aty ku fillonte “leximi” për shkak të mendimit, që nuk shkonte përshtat, apo dhe atij që nuk miratohej nga didakti i  deleguar nga “Lart” në dyert e Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve. 

Por kjo është simptomatike, në fakt vetëm një tjetër histori ... Një herë këta njerëz mbushnin raportet dhe shkruanin se “punëtorët” lexojnë romane me tema të mëdha sociale, sepse sipas këtyre raporteve “punëtorët duan që me çdo mënyrë për të treguar se “janë në udhën e mbarë e të mirëprojektuar nga Partia…”. Kjo vlen edhe më shumë për ata që kanë shkruajtur tekstet e mjaft këngëve, të cilat mbetën thjesht një zë që tingëllonte në hapjen e siparit me pakicë, për shumicën e deleguar mes direktivave dhe ideologjisë dhe ikën e u harruan nga veshët pa u hapur mirë. Sidoqoftë, sipas raporteve, atëherë kishte “lexues”, pra lexues nga zyra. Por kishte edhe lexues zyrtarisht të nominuar si të tillë nga statistikat, nga tirazhi i librave që botohej dhe magazinohej pa të dhëna të tjera. Këta lexues, më saktë kjo audiencë nuk është shembur. Meqenëse ai grup social nuk ekziston më, një matës i mesëm është i ushqyer për të përcaktuar fatin e librit dhe në tranzicion. Mënyra se si ata (lexuesit e statistikave dhe zyrave) vazhdojnë të mbeten si një “komunitet letrar”, mjafton të shohësh listën e botuesve të sotëm, apo dhe normën me të cilën vijojnë dhe funksionojnë lidhjet shoqërore, dhe të fshehtat e padukshme të lidhjeve mes librit dhe përtej librit, që vjen nga shkrimtarët e lidhur me politikën, ose “shkrimtarët” vetë politikanë (mos të flasim për panairet, promovimet, konkurset, apo dhe mjaft të tjera si këto). Këta janë lexues të pandashëm, apo kjo është një audiencë nostalgjike, kryesisht me një inerci nga e shkuara? Në kulturën e leximit, një përgjigje e prerë e kësaj pyetjeje është vetëm një shashkë. Duke parë këtë arsyetim mendoj se leximi, sidoqoftë i tillë, nuk ndihmon në institucionalizimin e tij, pasi sot leximi në sytë dhe në veshët e “lexuesve” vjen dhe depërton dhe mes formave dhe koordinatave të tjera, sikurse janë interneti dhe teknologjia e përparuar. E gjitha që ka mbetur problem është nga dekadat e tjera, ku “vdekja letrare” linte plagë të thella kulturore në mjedisin letrar shqiptar, të kudondodhur e të kudolëvruar.

Mund t’i shohim megjithatë dekadat e mëparshme si një lloj beteje mes kulturës së normalitetitdhe kulturës së ngazëllimit. Kultura histerike, ndodh dhe nuk e di pse ka diçka të shpejtë, prapë se prapë nuk është diçka e rëndësishme ... kohë e rrëzuar ... Brenda një vetëdije kulturore të dy paradigmat, e lartcituara, kultura e normalitetit dhe kultura e ngazëllimit (qoftë dhe ajo komuniste, dhe kjo tranzicionale) duket sikur mund të konvergojnë. Ka mjaft që sot shkruajnë në të dy paradigmat. Pikërisht, pas vitit 1990-të, kjo alternativë ndaj procesit të shkrimit u duk sikur pushoi së ekzistuari. Kjo madje u duk se ishte gjithashtu një formë e prishjes së fushës së unifikuar letrare

Sot, të gjithë shkrimtarët, krijuesit apo dhe më gjerë njerëzit e artit, përdorin gjuhën dhe qasjen letrare, për tematikën e përzgjedhur dhe për auditorin e tyre. Leximi, si i tillë, ka marrë dhe një formë të debatueshme. Librat, sigurisht ato libra që nuk lexohen në një masë të konsiderueshme, nuk kryejnë funksione të mira, edhe pse botohen (pa u përmendur tirazhin dhe format e botimit). Por, si ndërgjegje retrotropike e ndërgjegjësimit të ndryshuar strukturor të dy paradigmat vazhdojnë të ekzistojnë. Kjo është majaja ëmbël-prekëse në ekzistencën e problematikës aktuale, e cila është kthyer e përfjetur, gjysëm e djegur dhe tretur në kohën pa kohë, dhe Zoti na ruajt! Mos ndodhtë të mbetet në dilemën e ekzistencës dhe jo-ekzistencës, në sitën që e trazoi vetë situata e 1990-tës.

Në aryetimin konkret, me atë që vjen në syrin dhe ndjesinë e lexuesit, nuk ka lexim të arsyetuar, ndaj nuk ka arsye pse të kërkohet lexues i gjerë, dhe kështu nuk ka arsye dhe faktorë të qartë që të ketë reflektim të vërtetë mbi arritjet e shkrimtarit si individ, më saktë për të gjithë ata krijues, që kanë vazhduar krijimtarinë e tyre që nga viti 1990-të. Domethënë, nuk e di si mund të themi, “krijimi i suksesshëm” dhe “një shkrimtar, apo poet i suksesshëm”, ku natyrisht ka shumë emra dhe vepra të mira dhe nuk ka asnjë strukturë, që i bën këto vepra dhe këta shkrimtarë të tillë. Është gjithashtu shumë interesante, që disa nga shkrimtarët tanë që shkruan edhe para 1990-ës e lanë absurdin e real-socit të mëparshëm të zhanreve të tyre dhe që nga viti 1990-të e kanë mprehur penën për të ecur me kohën. Në këto kthinë letrare, tashmë kushdoqoftë njëri prej tyre nuk shkruan më vetëm në një zhanër, pra nuk është vetëm poet, por është edhe romancier. Ndoshta një shpresë për të mos kaluar në ndonjë fazë tjetër të vdekjes letrare shqiptare. Nëse ajo nuk u tha nga maja e oxhaqeve të larta të “Çelikut të Partisë”, nuk duhet të pritet të thuhet nga rrënojat e tyre…

Comments (8 posted):

Fatime Kulli on 01/03/2019 19:42:35
avatar
Nje kendveshtrim interesant dhe objektiv. Pergezime Fatmir Terziu!
Agron Shele on 01/03/2019 19:43:27
avatar
Te pershedes Prof Fatmiri! Analize qe hedh shume drite hije rrreth relitetit letrar shqiptar, realitet shpesh i diktuar nga kufizimet e vete izolimit te botes shqiptare! Suksese.
Ismet Aliu on 01/03/2019 19:45:35
avatar
Ecje e detyruar në rrugët pa kokë..
Hiqmet Mehmetaj on 01/03/2019 19:46:09
avatar
Eshte nje realitet i hidhur qe une fatkeqesisht e kam jetuar i pershkruar mjeshterisht nga pena juaj ,miku im ! Nje shkrim origjinal . Te falenderoj !
Muça Vladimir on 01/03/2019 19:46:47
avatar
Këndvështrim mbushamendës dhe.shumë objektiv
Qerim Skenderaj on 01/03/2019 19:47:24
avatar
E lexova me kureshti. Kenveshtrim i nevojshem per t'u orientuar ne nje kohe qe s'ka ende koke e te gjitha rruget duken pa krye. Librat e sotem, perveç nje pakice qe lexohen ne internet, shkojne si ushqim ne verrezen e harreses. Ju po kontribuoni qe kjo te mos ndodhe.
Fritz Radovani on 02/03/2019 11:22:24
avatar
Vlera qendron tek aktualiteti !
Ju falemnderes.
kadri tarelli on 04/03/2019 17:54:18
avatar
Urime! Shkrim dhe analizë mjaft e bukur dhe e prekshme, për lexuesin dhe krijuesin e ditë ve të sotme. Mendim i tjerur hollë, por që kërkon vëmendje. Po nga kush?
Faleminderit dhe miqësisht!
Kadri Tarelli
Durrës

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1