Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | STUDIME | P E L L A Z G Ë T, GJURMËT E TYRE NË GJUHËN SHQIPE

P E L L A Z G Ë T, GJURMËT E TYRE NË GJUHËN SHQIPE

Font size: Decrease font Enlarge font
image Prof. Dr. Vedat Shehu

 

P E L L A Z G Ë T, GJURMËT E TYRE NË GJUHËN SHQIPE

(REFERUAR  NË SIMPOZIUMI I 5të “LASHTËSIA E SHQIPTAREVE DHE E GJUHËS SHQIPE”)-VLORË 19-20 TETOR 2018/

Shkruan: Prof. Dr.  Vedat Shehu*/                                                                                                            

A B S T R A K T  

Dihet, shqiptarë, e quajtën veten ata Ballkanas të epokës së Rilindjes, të cilët ishin quajtur Ilirë në Lashtësi dhe gadishulli, si truall që mbizotërohej prej tyre, u quajt Ilirikum (Iliria) si një nga provincat e Perandorisë Romake. Në gjeografinë e atëhershme të Ptolemeut, krahas emrave gjeografik të disa territoreve dhe kryeqendrave Ilire, jepet edhe territori i quajtur Albani (Arbëri)  me kryeqendër Qytetin Alban (përkatësisht, Albanoi dhe Albanopolis, greqisht). Ky term (me rrotacionin n-r, l-r, a-ë dhe oi=oj; oj=aj) dëfton demonstrativisht rrënjët e gjuhës shqipe në Albanaj dhe më tej të banorit alban, arbër, arbëresh, arnaut, arvanit, Albanez, si dhe të territorit të tij Principata e Arbrit. Fshati Arbana pranë Tiranës është gjurmë treguese e vijueshmërisë.Kjo qartësi i shemb e i bënë pluhur e hi kundërshtimet apo hezitimet e disa autorëve për të pohuar të vërtetën kokëfortë “Ilirët janë shqiptarë të lashtë”.

I njëjti interpretim bëhet edhe për popullin e Ballkanit dhe Mesdheut Lindor plotë ishuj të epokës së Antikitetit para-Homerik dhe Homerik me emrin Pellazgët si para-ardhës të Ilirëve të dokumentuar tamam nga një sërë historianësh dhe mohuar nga disa pseudo historianë. [Nuk ka ndonjë rëndësi etimologjia, por ja nga unë: Pellgas = detarë (d.m.th. njerëz të pellgut); nga pellgas = pellgësa = pellgsa; kur Pellazgët shqiptonin “jemi pellgësa (=detarë)” te huajt e riprodhonin “janë pellasga => pellazgë)].

Rrjedhimisht, duke u nisur nga fakti që Helenët, sipas Homerit dhe Herododit, kanë qenë vendosur po në ato territore dhe ishuj, ku kishin gjetur qytetërimin Pellazgjik dhe patën jetuar së bashku me Pellazgët dhe Ilirët, del vetiu konkluzioni që “Ilir” është sinonim i emirit “Pellazg”, siç është sinonim “Ilir” me “Arbër”, ndërsa termi bashkëkohor  “Shqiptar”; është evolucion që shpreh tamam vitalitetin e ballkanasve dhe mesdhetarëve të lashtësisë së hershme që flisnin shqipen e lashtë midis tyre. Natyrisht, Pellazgjishtia, si gjuhë e lashtë Europiano-mesdhetare, ka evoluar në ndërveprim me gjuhët e tjera indoeuropiane.

LEXO KETU: 

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1