Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | STUDIME | HIMARIOTËT NË REGJIMENTIN MAQEDONO - ILIR TË MBRETËRISË SË NAPOLIT 1734 – 1861 (1)

HIMARIOTËT NË REGJIMENTIN MAQEDONO - ILIR TË MBRETËRISË SË NAPOLIT 1734 – 1861 (1)

Font size: Decrease font Enlarge font
image Lutfi ALIA

HIMARIOTËT NË REGJIMENTIN MAQEDONO - ILIR TË MBRETËRISË SË NAPOLIT 1734 – 1861 (1)

 

Nga Lutfi ALIA

 

Arbereshi Papàs Andrea Filia, më 12 qershor 1764, në relacionin dërguar Rev. Papàs Paolo Parrino, rektori i Seminarit Albanezo – Grek të Palermos, krahas informacioneve për gjendjen e albanezëve të përqëndruar në Kapitanata të Pulias, tregon dhe për mobilizimin e albanezëve në rradhët e Regjimentit Maqedon të Mbretërisë së Napolit. Doreshkrimi i murgut Filia, i ruajtur në arkivin e Famullisë Shën Nikolla të Mezzojusos (Cartella n III, Carpetta n° 1 - Fascicolo n° 3), është transkriptuar dhe botuar nga Giuseppina dhe Pietro Di Marco. (1)

Arbëreshi Papàs Paolo Parrino, ishte bashkëpuntori i themeluesit të seminarit P. Giorgio Guzzetta. Parrino kishte shkruar një vepër, që mbeti e pabotuar: “Di perpetua Ecclesiae Albanenses concessione cum Romanem”, e cila ndodhet e arkivuar në seminarin Albanezo – Grek të Siçilisë. Papàs Parrino vdiq me 5 maj 1765. (2)

Papàs Andrea Filia pasi kishte shërbyer prift në famullinë e Chieuti ne Kapitanata (Foxhia) dhe në famullinë Shen Pjetri dhe Pali në Napoli, deri në fund të jetës shërbeu kapelan i Regjimentit Maqedon të Mbreterisë së Napolit. Vitet në këtë regjiment i dhanë mundësinë të njihte mirë oficerat dhe ushtarët albanezë. (3, 4)

Familja e Andrea Filia ishte me origjinë nga Filati i Çamerisë, e ardhur në Itali në gjysmën e parë të shekullit XV. Disa pjestarë të familjes u vendosën në Mezzojuso të Siçilise dhe një pjesë në Pulja. Se bashku me familjen Filia, ne Pulja zbarkuan dhe shumë banorë nga Kuçi, të cilët u shpërndanë nëpër disa vendbanime të Siçilisë. Nga familja Filia dhe Kuçi, kishte shumë oficera në Regjimentin Maqedon të Mbretërisë së Napolit. (1)

Pasi përshkruan gjendjen e albanezëve, të këtyre banorëve të rinj të krishterë, të vendosur në Pulia gjatë viteve 1468 - 1495, Andrea Filia tregon se në vitin 1583, në Otranto zbarkuan disa familje himarjote mes tyre familjet e Gjergj dhe Merkur Sasso, nga fshati Sasaj afër Shën Vasilit në Provincën e Himares. Të dy vellezerit u ndanë, Gjergji u vendos në Chieuti (Kieuti), ndërsa Merkuri në Portokanone. (1)

Në vazhdim të relacionit, Filia tregon se në vitin 1680, zbarkuan në Pulja familja Golemi, nga fshati Golem i Epirit, si dhe familja e arvanitasve Gjergji, të ardhur nga Maina e Moresë, se bashku me dy priftërinj ortodoks Giorgio dhe Makario Sevasto, të cilët u stabilizuan në Chieuti (Kieuti), ku kryenin sherbime te ritit ortodoks.

Më 4 mars 1743, në Pulja zbarkoi një grup i madh familjesh himariote, të cilat me urdhër të mbretit të Napolit, u sistemuan në Villa Badesse, në provincën e Peskarës - Abruco.  Në këtë, grup ishin dhe 18 familje me origjinë nga Piqerasi, të cilët pas sulmeve dhe grabitjeve që kishin pësuar nga banorët e Golemit, të Borshit, si dhe nga turqit, ishin detyruar të braktisin vendlindjen, të zbarkonin në Brindizi dhe të vendosen në Faggiano (Faxhiano). Sëbashku me piqerasit ishin dhe disa familje nga Lukova.

Nder familjet e vendosura ne Vila Badessa, ne shekullin XVIII u shquan kapitenët Kostantin Blassi e Pati Gjini dhe majori Demetrio De Mikeli, të cilët u inkuadruan në radhët e Regjimentit Maqedon të Napolit. (1)

Komuniteti albanez në Vila Badessa, shërbehej nga priftërinj të ritit ortodoks, si basiliani Makario Nika nga Piqerasi dhe nga priftërinjtë himariotë Demetrio Atanasi, Gjon Nika, Spiridon Andrea, Mikel Spiro Andrea, të

cilët si shkruan Andrea Filia “me zell dhe dashuri i shërbyen kësaj gregje të vogël albanezësh”. (1)

Piktoria dhe shkrimtaria anglosaksone Estella Canziani (Kanciani), në vitin 1911 vizitoi Abrucon dhe rezultatet e studimeve etnografike, i botoi në veprën “Permes Apenineve dhe trojeve te Abrucos”, ku ndër të tjera shkruan: “Kishim dëgjuar të flitej për arbëreshët në fushat e Sulmona. Ata ruanin besime të vjetra të çuditëshme, besonin në drekësit(Driadat), në murgarat(shtrigat) dhe në fiatazat (zanat). Nga këto takime mbresëlënëse, Kanciani realizoi një pikturë në vaj, portertet e dy grave arbëreshe të Vila Badessa. (5)

Në Villa Badessa jeton një komunitet arbëresh, më saktë italo-albanez, një thesar historik dhe kulturor pak i njohur. Në komunën Rosciano (Roshiano) të Peskarës, në vitin 1743 jetonte një komunitet historik, i lidhur me mbretërinë e Borbonëve të Napolit. (5)

Si theksohet në enciklopeditë italiane të vjetra dhe aktuale, arbëreshët e Villa Badesse, për shumë shekuj e ruajtën kulturën etnike, ritin ortodoks, veshjet, doket dhe deri në vitin 1956 e ruajtën dhe gjuhën albaneze. (6)

Për mobilizimin e himariotëve nëRegjimentin Maqedon tëMbretërisësëNapolit, kontribuoi Imzot Giuseppe Schirò (Zef Skiroi) nga Piana degli Albanesi, i cili pasi shërbeu 18 vjet misionar nëHimarë, nëvitin 1736 u konsakrua Ipeshkëvi i Durrësit. Imzot Skirò i kerkoi dy himarioteve Strati Gjika dhe Zotit Pani, tëmobilizojnëdjemë himarjotëpër nëRegjimenti Iliro – Maqedon tëNapolit. (1, 4)

Konti Strati Gjika, fisnik i pasur i Himarës, nëvitin 1734 u thirr nga Mbreti Borbon Karli i Napolit (mëpas Karli III – mbreti i Dy Siçilive), i cili e ngarkoi tërekrutonte bashkatdhetarët e tij, për tëformuar Regjimentin Iliro – Maqedon tëMbretërisësëNapolit. (3,4, 7, 8, 9)

Nëvitin 1735, Mbreteria e Napolit u shfaq nëskenën europiane e drejtuar nga Karli, njësovran ambicioz, i cili për ta ngritur shtetin e tij nënivelin e fuqive tëtjera, kërkoi tëshkëputej nga hegjemonia spanjolle. Karli krijoi nje aparat modern adiministrativ, ekonomik dhe sidomos ushtarak, qe e forcoi nëpërmjet rekrutimit tëmercenareve tëhuaj, duke krijuar ushtri tëfuqishme per t’u perballur me fuqitëe medha europiane. (4, 7, 10)

NëPeruxhia, më5 mars 1734, Karli Borbon kaloi nërevistëushtrinë, e cila perbehej kryesisht me ushtar te huaj si spanjollë, vallonë, zviceranë, gjermanë, albanezë, maqedonë, irlandezë, grekë, malazeze e pak italianë.

Më24 maj 1734, nëbetejën e Bitonto, regjimentet e Karlit korrën njëfitore tëbujshme kundër garnizoneve austriake. Nëkëtëbetejëu shqua batalioni i albanezëve i komanduar nga konti Strati Gjika. Pas kësaj disfate, ushtria perandorake u tërhoqnga Pulja. Siçilia e mbetur e pambrojtur, u pushtua lehtënga ushtria e Montemar. Pasi mori me rradhëtëgjitha keshtjellat napolitane, më10 maj 1735, Karli hyri triumfues nëNapoli, i pritur me entusiazëm nga populli. (4, 10, 11)

Më3 korrik 1735, në katedralen e Palermos, Karli III u kurorzua Mbreti i Napolit dhe i dy Siçilive. (4, 9).

Më 10 gusht 1744, ushtria e Karlit III e përbërë kryesisht me regjimente mercenarësh të huaj, në betejën e Velletri, korri një fitore tjetër kundër ushtrisë perandorake. Suksesin e kësaj beteje, mbreti Karli III ia dedikoi albanezëve të fanterisë Maqedono – Ilire, i përbërë nga albanezë, malazezë dhe maqedonë. (10, 11)

Themelimi i regjimentit Maqedono - Ilir, ka protagonist kryesor kontin albanez Strati Gjika nga Dhermiu, i cili pasi kishte shërbyer toger në ushtrinë e Republikes së Venedikut, per konfliktet me eprorët, e degraduan, madje Serenisima e shpalli person i padëshirueshëm. Në këto rrethana, Strati Gjika u largua nga Venecia dhe shkoi në Napoli. (6, 7, 11)

Mbreti Karli III e ngarkoi Strati Gjikën të mobilizonte himariotët në sherbim të koronës së Napolit. Gjika organizoi dhe drejtoi operacionet e rekrutimit tëmercenarëve ne territoret e Albanisë, Maqedonisëdhe Greqisë.

Banorët e këtyre vendeve shquheshin si luftëtarëtrima, por nuk ishin tëdisiplinuar për tëmilituar nëreparte tërregullta. (9, 10)

Strati Gjika nuk u kufizua vetëm nëterritore tëpushtuara nga Perandoria Osmane, por shkoi dhe nëDalmaci. Këto aktivitete tëGjikës rane nësy tëVenedikut, që e kishte dënuar nëmungesë, madje shpalli se paguanin 100 monedha ari për atëqëdo ta vriste. (11, 13) Ky lajm nxiti ambicjen e piratëve ulqinakë, tëcilët sulmuan njëanije me rekruta malazeze, duke menduar se aty ndodhej dhe konti Strati Gjika, por nuk e gjetën dhe mbetën duar bosh, nuk e fituan shpërblimin e majmur të premtuar nga Serenisima. (12, 13)

Cesare Vignola përfaqesues i Venecias nëNapoli, e informonte rregullisht Serenisimën për aktivitetin dhe lëvizjet e Strati Gjikes për rekrutimin e albanezëve. Në informacionin e 10 korrikut 1736, Vinjola shkruante se 500 albanezë, pasi kishin zbarkuar nëOtranto, ishin nisur për nëNapoli, per t’u inkuadruar nëRegjimentin

e komanduar nga Strati Gjika. (10, 14)

Nëvitin 1737, në “Piazza di Capua”, u formua zyrtarisht batalioni “Real Macedonia”, i përbërënga albanezë, me komandant nën-kolonelin Strati Gjika. Me shtimin e rradhëve me mercenarë tëtjerë, nëvitin 1739 u themelua Regjimenti Maqedon, me dy batalione, i pari me komandant Strati Gjika, nëtëdytin Giorgio Korafa. Nëceremonine e organizmit te regjimentit, nëprani tëmbretit Karl, komandanti i batalionit II, koloneli Korafà, u prezantua me veshje albaneze dhe me shpatën e Gjergj Kastriotit Skenderbeut, shpatën e famëshme “Enesis”, qëAi e mori nëmuzeumi e Kapodimonte tëNapolit. Me këtëgjest fisnikërie Karafa krijoi entusiazëm tëmadh nërradhët e ushtarëve dhe tëpjesmarrësve. (4, 9, 10, 11, 13)

Nëpërbërje tëushtrisëtëMbretit Karli III Borbon, ishin inkuadruar 11 regjimente me ushtarëtëhuaj:

1. Regjimenti“Reali Guardie Svizzere”, i komanduar nga koloneli zviceran Giuseppe Antonio Tschudy.

2. Regjimenti “Fonseca”,i përbërënga mercenare korsikas, ku militonte oficeri Paskuale Paoli,udhëheqësi i

irredentizmit për pavaresi tëKorsikës nga Republika e Genova.

Nëprill tëviti 1755 Korsika fitoi pavarësinëdhe Paskuale Paoli u zgjodh kryetar i Republikës.

3. Dy regjimente “Macedone”ose “Illirico”,me mercenarëtëardhur nga Macedonia, Albania, Greqia

dhe Dalmazia (kryesisht nga Mali i Zi). Komandant Regjimentit I u emërua nën-kolonel Strati Gjika, i cili

në vitin 1784 u gradua gjeneral, ndërsa regjimenti II komandohej nga koloneli Giorgio Karafa, të cilin në

vitin 1775 e graduan gjeneral. (9, 10)

4. Dy Regjimente Svizeriane “Jauch”e “Wirtz”, qëmbanin emrat e dy komandantëve respektiv.

5. Tre Regjimente “Hainaut”, “Anversa”dhe “Namur”,tëformuar me ushtarëvallonezë dhe gjermanë.

6. Regjimenti “Re”, i formuar me mercenarëtëmobilizuar nëIrlandë.

7. Dy regjimente kavalerie “Rosiglione”dhe “Dragoni Tarragona”,tëformuar me spanjollë..

Pas vdekjes tëKarlit III, nëfronin e mbretërise u ngjit i biri Ferdinandi IV, i cili u kurorzua mbret me 6 tetor 1759, por me qëAi ishte minoren, për drejtimin e mbretërisëu krijua njëkëshillëregjence i drejtuar nga kryeministri Tanuçi, ndërsa Ferdinandi iu besua princit tëSan Nikadro, i cili u kujdes për edukimin e tij.

Koloneli Giorgio Korafa vdiq nëIskia ne vitin 1775 dhe komandën e Regjimentit Maqedon e mori koloneli Strati Gjika. Pas vdekjes sëtij, komandant u emërua i biri Anastas Gjika. (4, 9, 10, 13)

Mbreti Ferdinand IV e vazhdoi traditën e tëAtit, urdhëroi mobilizimin e ushtarëve nëAlbania. Këtëmision ia ngarkoi gjeneralit Diego Naselli, i cili për rekrutimin e ushtarëve albanezë, dërgoi nëHimare dy oficera tëbesuar Xhiovan Spiro dhe Kristofor Dukagjini, tëcilët u lidhën me parinëe fshatrave tëHimarës, nëveçanti me Kostantin Kasnecin. Tëdy emisaret e mbretit, firmosën njëmarrëveshje tëre, për rekrutimin e himarjotëve nëushtrinëe Ferdinandit IV, si dhe garantuan 10 vende studimi nëKolegjin Nunziatella tëNapolit, për fëmijët e parisëtëfshatrave tëHimarës. Kjo marrëveshje u firmos edhe nga Ali PashëTepelena. (4, 9, 10, 13, 14)

Ferdinandi IV, nëvitin 1778 e riformoi nëmënyrëradikale ushtrinëdhe marinën. Nëkrye tëushtrisëemëroi gjeneralin irlandez John Akton, tëcilin mëpas e emeroi Ministër i Luftës. Pothuaj nëtëgjitha njesitëushtarake u emëruan oficera tëhuaj, mes tyre albanezë, tëcilet krijuan njëaparat ushtarak tëfuqishem dhe me efikasitet drejtues, qëe shndërroi armatën nënjëinstrument luftarak efiçient. (9, 10, 11, 13, 15)

Regjimenti me albanezë, i quajtur “Coppoloni” (Coppoloni do të thotë kapuçanët, sepse ushtarët mbanin kapuçin, apo festen karakteristike albaneze), ishte ndër repartet më të shquara në veprimet luftarake, por edhe më i pa disiplinuari, nëperiudhat kur qëndronte nëkazermat e Napolit.

VAZHDIMI KETU

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1