Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | STUDIME | KRITIKA E “SHKENCËS” MALOKI-KUTELI

KRITIKA E “SHKENCËS” MALOKI-KUTELI

Font size: Decrease font Enlarge font
image Dr Fatmir Terziu

KRITIKA E “SHKENCËS” MALOKI-KUTELI

 

Dr Fatmir Terziu

 

Në vitin 1937, Doktori i Shkencave, Krist Maloki, botoi në revistën “Hylli i Dritës” artikullin e mjaft vlerësuar “Oriental apo Okcidental”, një punë jashtëzakonisht ambicioze që krahas sqarimit të termave dhe mentaliteteve të kohës, synonte të ofronte një studim të njohurive shkencore mes poezive dhe shembujve të tjerë poetikë, duke komunikuar gjithashtu aspektet metafizike, morale dhe estetike të shkencës tek lexuesi. Krist Maloki shqyrton atë që fundi i një mentaliteti, si shkas ai “me pleq e të rrinj”, mund të na mësojë për dëshirat e asaj kohe, në të cilën ai shkroi, për të pajtuar gjuhët e poezisë dhe shkencës, si arsye të vetme që shuajnë dhe sfidojnë mentalitetet.

Në një përmbledhje të Mitrush Kutelit, të botuar me ndihmën e studiuesit Aurel Plasari, vonë dolën në dritë “Shënime Letrare” (2007) në të cilat botimi grumbullon direktiva letrare që mund të shërbejnë mjaft mirë për studimin shkencor të problemeve dhe dukurive letrare. Kjo kishte nisur në vitet 1928-1933 kur Kuteli drejtoi gazetën “Shqipëria e Re” në Kostancë, në faqet e së cilës hapi më 1929 rubrikën “Shënime Letrare”.

Të dy këta figura të nderuara arritën të tregojnë se shkenca, natyra me të vërtetë e shpjegueshme, mundet, ashtu si vetë natyra, të rivendosë në ndonjë formë të re çfarëdo që ajo ndërton dhe shkatërron, se, në vend që të na lidhin, siç do ta kishin disa, në zinxhirë të ashpër shfrytëzues, kur ajo na çliroi nga një bestytni e dëmshme, ajo i ofron mendimit tonë diçka më të mirë dhe më të bukur, diçka që, me të drejtë, është më e ngritur për shpirtin, më fisnike dhe më stimuluese për frymëzimin dhe inspirimin krijues; është një objekt i shëndoshë, i mençur, i shëndetshëm. Është për të gjithë krijuesit, për të gjithë brezat, për të gjitha kohërat. 

Pavarësisht nga kushtet bujare në të cilat kjo mbështetje afron ndihmë për krijimtarinë, kritikën dhe vetë shkencën, vepra e të dy dyve, gjithashtu zbulon tensione që përhapin qëndrime ndaj njohurive të pakta dhe në zhvillim në Shqipërinë e kohës që jetuan. Admirimi për objektivitetin e qartë dhe saktësinë analitike përzihet me një frikë, trashëguar pjesërisht nga romantizmi dhe pjesërisht nga diletantizmi i shkruesve, se e gjitha është  eksperimentale, është destruktive, reduktuese dhe degraduese, që zvogëlon natyrën në një mekanizëm sasior dhe pa shpirt. 

Por kjo pikëpamje e ardhur nga lëvrimi kritik i Malokit dhe Kutelit, si variant didakt natyrisht është kundër një sistemi “të ashpër utilitar” në krijimtari, si pasojë i vlerave që ngjizen mes bukurisë natyrore dhe imagjinatës. Kështu që autorët e këtyre vlerave kritike letrare i sigurojnë lexuesit e “krijimtarisë së pabazë”, edhe “objektin e shëndoshë, të mençur, dhe po aq dhe atë që rrjedh nga versioni i shëndoshë” për të hedhur poshtë atë është që ishte arritur me sukses në krijimtarinë dhe në mesin e krijuesve që ata trajtuan. Sot na duhet shfletimi dhe studimi më i detajuar i dy shembujve të tillë, por dhe mjaft të tjerëve që hodhën bazat e kritikës dhe direktivave më të përparuara të kohës që jetuan në ndihmë të letrave shqipe. 

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1