Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | STUDIME | “Kilt dhe fustanellë”: ende na emocionon thellë

“Kilt dhe fustanellë”: ende na emocionon thellë

Font size: Decrease font Enlarge font
image Dr Fatmir Terziu

“Kilt dhe fustanellë”: ende na emocionon thellë

Dr Fatmir Terziu

 

Fustanella ka përfshirë mjaft studime. Studimet e dala nga faktet dhe kërkimet kanë përfshirë hera-herës studiuesit në debate. Mes kërkimeve të shumta debatet variojnë. Disa prej studiuesve, gjithësesi mes argumentave shkencore dhe kërkimore me këtë bazë, kanë gjetur me të drejtë se debatet janë transferuar dhe ende tranferohen sipas interesave dhe pozitave gjeografike. 

Dhe kështu fustanella, disa herë debatet në këtë gjeografi studimesh i rrek me kiltin skocez. Megjithëse në përgjithësi studiuesit kur citojnë kilt, mendojnë malësorët skocezë, kilti nuk është aspak një kostum ekskluzivisht skocez. Në arkivat britanike me bazë shkencore dhe akademike të argumentuar thuhet se një fund i gjatë i ngjashëm nga gjoksi tek gjunjët u vesh nga ushtarët asirianë qindra vite para Krishtit. 

Në arkivat britanike të përqëndruara në disa studime që bvariojnë herët dhe të përsërituara dhe në vitin 1946-të thuhet “Në kohët moderne, malësorët e vendeve të Ballkanit veshin një të tillë të shkurtër prej liri të bardhë që quhet fustanella, e cila është me të vërtetë një kilt, dhe me një veshje të tillë ka një regjiment ushtarak të grekëve, që quhet dhe uniforma ushtarake pjesa e së cilës përfshin dhe një fustanellë.

Duke u kthyer në Ishujt Britanikë, gjithashtu, kilt nuk është në thelb veshje skoceze, sepse kjo veshje është pjesë e së kaluarës së veshje kombëtare të Irlandës. Por që ta kuptosh se fustanella është shqiptare, shkruhet në këtë material, duhet të kuptosh atë që shkon paralelisht me muzikën shqiptare që e shoqëron atë në sfondin e saj. Muzika dhe fustanella plotësojnë një limit të kahershëm që u shfaqet vetëm perceptimeve të shqiponjave. Fustanellat furfurijnë, këngët dhe muzika shqiptare të ngrejnë në lartësi. Dhe kështu nuk duhet shumë përhumbje të kuptosh se fati i kësaj veshjeje është vetë shqiptar. 

Më vonë është Joe Boyd theksoi kështu: “Unë kam filluar të kuptoj se kur të përfshin qoftë vetëm një herë muzika shqiptare, ajo merr fokus nga ju, ndaj ajo nuk lejon që përqëndrimi, fokusi të kalojë lehtë”. Joe Boyd në fakt solli dhe historinë misterioze të anglezit nga Shefildi i South Yorkshires së Anglisë, Enzo Puzzovio që në vitin 1988 kishte marrë pjesë në Festivalin e Gjirokastrës, dhe madhje kishte kthyer me një video të festivalit të muzikës shqiptare të atij viti në Gjirokastër. Dhe kjo ishte realizuar kur Shqipëria ishte një vend i mbyllur atëherë, dhe miqtë e saj të vetëm Koreja e Veriut dhe Kuba. 

Ndërsa Joe Boyd shtron disa pyetje , që natyrisht i shkojnë përshtat asaj kohe: “Si e ka marrë vizën? Si arriti ai të kalonte kasetën në një kontroll aq të reptë të doganave shqiptare?”, ajo që bie në sy në këtë kasetë VHS të arkivuar është përkujdesja paralele, sa për muzikën aq dhe për fustanellën shqiptare dhe bukurinë e veshjes shqiptare në këtë festival.

Dihet se Enzo Puzzovio ishte flautist. Dhe ai kishte hyrë në kështjellën e madhe të kohës së gurtë shqiptare me një ndihmë të huaj. Ndihma ishte e disa shoqatave “kulturore” m-l që natyrisht i dhanë mundësinë të realizonte atë që kishte synim. Dhe aty ai kishte parë dhe shënuar për veshjet e burrave me jakuçe, qeleshe, këmishë të bardhë, opinga, xhedikë, por dhe veshjet e grave ku dallonte taje zbukuruese, riza, futa etj. 

Ndërsa ndalej të theksonte se burrat përdornin fustanella me mëngore e në këmbë çorape shumëngjyrëshe e tirqe të bardha, ai shkonte përtej asaj që dihej në lidhje me gjeografinë  e fustanellës.

Fustanella qëndronte e përhapur në shënimet e tij edhe në zonën e fushës, ku thuhet se kishte ardhur nga shpatarakët e Elbasanit në fillim të shekullit të 19-të. Dhe aty dallimi shkon tek kostumet e burrave të Belshit dhe të Grekanit, po aq dhe të Sulovës, ku në të parin përdoren edhe jelekët blu, ndërsa në Sulovë përdoret takija në vend të qeleshes. Xhoket me veshë, me përparëse të rëndë i përkasin Shtërmenit.

Në atë vit kur mori pjesë në mënyrë “misterioze’ dhe Enzo Puzzovio Elbasani u paraqit në festival me 9 kostume të reja. Vajza që është bardhë e zi në këtë foto, ndoshta është e vetmja foto që ka mbetur në arkiva, nga fiksimi asaj kohe bardhë e zi të autorit realizues. Sidoqoftë shënimi e shënon veshur me kilt. Pra kilt dhe fustanellë, është një udhë që ka përshkuar shekujt mes veshjes që i tejkalon gjeografitë, debatet, arritjet kërkimore dhe shkencore, por që ende përjetohet, ende emocionon. 

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1