Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | STUDIME | Paradoksi i absurdit

Paradoksi i absurdit

Font size: Decrease font Enlarge font
image Dr Fatmir Terziu

Paradoksi i absurdit

Dr Fatmir Terziu

 

Mund të mendohet se mishërimi me demokracinë ndjek revoltën, por gabimisht. ... [R] evoli (ta) i jep vlerë jetës. ... Për një njeri të lirë të cilin e frymëzon pamja e lirisë, nuk ka pamje më të shkëlqyer se ajo e inteligjencës që mbërthehet me një realitet që e tejkalon atë, pra vetë mosbindjen e revoltës. Kështu shkruan, pak a shumë, Albert Camus tek “Miti i Sizifit”. Albert Camus (1913-1960) nuk ishte thjesht shkrimtari francez me emër por dhe filozofi ekzistencialist i mirrënjohur. Ai lindi në Algjeri, që ishte një koloni e Francës, e cila i dha atij një perspektivë unike për jetën. Camus është pranuar gjerësisht si një ndër filozofët më të mëdhenj të “absurdit”. 

Ideja e tij është e thjeshtë: Qeniet njerëzore kapen në një përpjekje të vazhdueshme për të nxjerrë kuptimin nga një botë e pakuptimtë. Ky është “paradoksi i absurdit”.

Paradoksi i absurdit ka pasur kënd dhe në letrat shqipe. Në vitet tridhjetë ai hyri pa ndonjë çelës imediat. Ashtu natyrshëm ai ka krijuar formën e tij demokratike. Andrea Varfi mishëroi mes paradoksit të vetë absurdit të kohës, çka më demokratike. Ai kishte në deje përparimtaren. Ishte njësh me rrymën e brezit të ri të viteve ’30, që karakterizoheshin nga kjo rrymë. Kishte në gjak dhe deje idealin më të shtrenjtë kombëtar dhe shoqëror. Shpirti i tij ishte kërkues. Ai mbeti i revoltuar. Nuk u pajtua me padrejtësitë. Varfi ishte një dëshirues i një të ardhmeje me të vërtetë njerëzore. Ai gjithnjë luftonte me pakuptimësinë e botës që e rrethonte. Këto nuk mjaftohen vetëm të lexohen gjetkë. Të gjitha duken qartë tek “Në zgjim”, “Vlorës”, “Punëtorit”, “Kushtrimi i të shtypurve” etj. 

            Për Andrea Varfin “të çfryjë me tërbim” tek “Në zgjim”, apo “ndiej: po ngrihet kënga labçe/nga Çipini gjer te Çika:/ti sërish “Selam Musaçe”/do ta zësh “topin nga grika”! tek “Vlorës”, janë ajo që Camus thoshte: “Për të afirmuar absurditetin e ekzistencës dhe për të vazhduar më tej: kjo është revoltë”. Në tekstet e Varfit ndoshta mjaft më thjeshtë, por me një shpirt të lirë kuptojmë atë që tek Camus reflekton. 

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1