Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | STUDIME | Dy poezi “Tomorit” të Lef Nosit

Dy poezi “Tomorit” të Lef Nosit

Font size: Decrease font Enlarge font
image Lef Nosi: "Tomori"

Dy poezi “Tomorit” të Lef Nosit

Dr Fatmir Terziu

 

Në arkivat britanike ndodhen dhe këto dy vjersha të shkruara nga dy shqiptarë, nga Leskoviku dhe nga Tuzi. Vjershat janë shkruar në muajin Mars të vitit 1910-të. Ato janë botuar në gazetën “Tomorri” që në atë kohë botohej nga Lef Nosi. E para është e shkruar nga G. Petrit Përmeti dhe titullohet “Urim “Tomorit” dhe e dyta është e shkruar nga Duro Guri dhe titulli i saj është “Tomorit”.

            Poezia e parë fillon si një urim i drejtëpërdrejtë për gazetën “Tomorri” me një varg tejet të thjeshtë, me një gjuhë të pastër, sublim dhe dedikim të arsyeshëm, ku thotë:

“O moj fletë e bekuar/

Që pate fatbardhësinë/

Me shkronjat e arta të shkruara/

Të lulëzosh Shqipërinë”.

Ndërsa poezia e dytë, e cila vjen nga Tuzi, ka një arsye më shumë të shkojë tek ngjizja e emrit të kësaj gazete me emrin e Malit Tomor, aty ku ajo është emërtuar, me fjalët:

“O zëri i malit të bekuar/

Të uroj këmbën e mabrë/

T’i sjellësh kombit të uruar

Bashkim të madh të pa ndarë”.

            Që në dy strofat e para, jo vetëm nga gjeografia nga ata vijnë në botimin e tyre, por dhe nga mënyra e mesazhit natyrshëm kanë në pah “plagën” që dhemb më shumë për secilën anë gjeografike të Shqipërisë. E para që vjen nga Leskoviku ka në thelb lulëzimin e Shqipërisë dhe e dyta ka si qëllim bashkimin e madh e të pa ndarë të Kombit.

            Më tej poezitë vazhdojnë përkatësisht në strofat e tjera. E para vazhdon si vijon:

“emrin e shenjtëruar

Të atij mali të lartë

M’a tregove e liruar

Dhe me jetë të gjatë

 

Të shëndritësh pas zakonit

Me të drejtat atdhetare

Që t’i lapësh dritë Tomorit

Pas nevojës shqiptare.

 

T’u japësh dërmën armiqve

E faqezinjve intrigantë

Që errësira të hiqet

Dhe mendimet që ata kanë.

 

Pas emrit që more

Dhe pas programit të lartë

Perëndia shenjtërore

Do të të ndrisë ditë e natë”

(Urim “Tomorit”)

 

Poezia e dytë ka dhe dy strofa të tjera që vazhdojnë kështu:

 

“Te kërthizë e Shqipërisë

U shfaqe dalë e ngadalë

T’ju ndriçosh mendjen djelmërisë

Të së bekuarës Normalë.

 

Engjëjt paç ndihmëtarë

Mëmëdhetar i vërtetë

Për këtë punë e marë

Mos të lodhemi për jetë”

(Tomorit)

 

Këto poezi janë pjesë e disa materialeve që ndodhen në British Library dhe në arkivat britanike, të cilat sikurse dihet tashmë i kishte dhuruar Engleska e Elbasanit, emri i së cilës ishte Margaret Hasluck, që ishte një qytetare skoceze e ardhur në Shqipëri me mision britanik dhe që ishte dhe mbledhëse folklori. Ajo ishte një mike e ngushtë e Lef Nosit, por jo një e dashuruar me të.

Comments (2 posted):

Guri Naimit D. on 04/04/2018 19:44:51
avatar
Sa ne sillni me"Falen e lire"na mahnite i nderuar atdhetar mbi atdhetare fatmir Teziu, me sa na perciell. (2 vecar jam e me duket se sa po belbezoj.Faleminderit.
Me Ju po pleqeroj...
Guri Naimit D.
Rina on 05/04/2018 19:23:50
avatar
Baba Tomorri, I shtrenjte emri i tij, si dje per ata qe ishin por s'jane me, per ne sot, e te tjeret qe do vijne pas nesh...

Faleminderit z. Fatmir qe e sillni shpesh Baba Tomorrin ne faqet e gazetes suaj, se na jep gaz, e na behet ilac, na jep shprese, se Shqiperia do behet nje dite, te kete nder e te kete prosperitet, te na beje ne, femijeve te saj, krenare qe mbajme emrin dhe gjakun e atij vendi, te miren ne karakter, edhe pse fatkeqesisht kohet jane trazuar, na kane ndare dhe percare...

Respekte

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1