Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | STUDIME | Sari i Nënë Terezës, shenjtores shqiptare, emblema e fuqishme e zemrës njerëzore

Sari i Nënë Terezës, shenjtores shqiptare, emblema e fuqishme e zemrës njerëzore

Font size: Decrease font Enlarge font
image Sari me kufijtë blu është ndoshta emblema më e fuqishme e të gjithëve, sepse përfaqëson thellësitë e pallogaritshme të zemrës njerëzore.

 

Sari i Nënë Terezës, shenjtores shqiptare, emblema e fuqishme e zemrës njerëzore

 

Sari me kufijtë blu është ndoshta emblema më e fuqishme e të gjithëve, sepse përfaqëson thellësitë e pallogaritshme të zemrës njerëzore.

 

Dr Fatmir Terziu

 

Reuters, ka raportuar se veshja tipike e Shën Terezës, i quajtur ndryshe edhe Sari i kuq i Terezës përfaqëson thellësitë e zemrës njerëzore. (Reuters). Sari i Jayalalithës ndoshta më emblematiku në Indi njihet dhe tregon një fakt real, që u përcoll nga brezat tek brezat, për qindra vite, duke treguar se si të shtypurit bëhen shtypës, se si pushteti josh dhe korrupton dhe çon në shumë të meta. Por në kontrast të dukshëm (por jo më pak të fuqishëm) me këtë fakt studiuesja Radhika Oberoi, në një studim të saj me titull “Si sari u vesh bashkë me politikat e Indira Gandit, fuqinë e Jayalalithës dhe dhembshurinë e Nënë Terezës” tregon se ikonografia e Nënë Terezës shqiptare. Oberoi thotë se “Është ikonografia e Sarit të bardhë të pambukut me ngjyrë të kaltër të Nënë (tani Shën) Terezës. Sari me modelin e saj blu të kufirit - tre kufijtë blu, kufiri i jashtëm me një brez më të gjerë se dy të brendshmet - u vesh së pari nga Nënë Tereza në vitin 1948, kur ajo iu përkushtua të sëmurëve dhe të varfërve në rrugët e Kalkutas”. Dizajni tani është një markë e regjistruar - ajo u njoh si “Pronësia Intelektuale e Urdhrit të Misionarëve të Bamirësisë” më 4 shtator 2016, ditën kur Nënë Tereza u kanonizua nga Kisha Katolike Romake. Sari të tilë të veçantë janë endur në Qendrën e Leprosjes Prem Nivas Gandhiji në Titagarh në Bengalinë e Perëndimit, të drejtuar nga Misionarët e Bamirësisë.

Sikurse kuptohet nga kjo, Dashuria, ndoshta, nuk ka nevojë për përfaqësim simbolik. Por shenjtorja e lindur Agnes Bojaxhiu në një familje katolike shqiptare në vitin 1910, shndërroi modelin e thjeshtë të sarit të saj në një motiv universal të bamirësisë, me veprimet e saj të dashamirësisë dhe devotshmërisë. “Ne duhet të shikojmë në të kaluarën për të kuptuar Nënë Terezën, te motivi i Shën Françeskut të Asizit, i cili shëroi një lebroz duke e puthur dhe duke u mbushur me një ‘gëzim të pallogaritur’, në Shën Pjetër Clavier, i cili thau plagët e skllevërve të zezakëve, Margaret Mary e cila thithi gjoksin nga një çiban,” shkruan Mark Tully në librin e vitit 1992, përkuhstuar Nënës Terezë. Sari me kufijtë blu është ndoshta emblema më e fuqishme e të gjithëve, sepse përfaqëson thellësitë e pallogaritshme të zemrës njerëzore.

 

Comments (1 posted):

Rina on 23/03/2018 01:14:34
avatar
(Nga libri i Nene Terezes "Meditations from a simple path" botuar ne anglisht)

Njerezit me pyesin se cfare keshille mund te jap per nje cift te martuar qe e kane marredhenien ne veshtiresi. Une gjithmone pergjigjem "Lutuni dhe falni"; te rinjve qe vijne nga familje te dhunshme, "Lutuni dhe falni"; nenes se vetme pa te aferm ta mbeshtesin, "Lutu dhe fal". Ju mund te thoni, "Zoti im, te dua. Zoti im, me vjen keq. Zoti im, besoj ne Ju. Zoti im, shpresoj ne Ju. Na ndihmo te duam njeri tjetrin ashtu sic na doni Ju."

Faleminderit Fatmir, nene Tereza s'kishte as me shume dhe as me pak ne gjakun e saj se cdo shqiptar tjeter, dje dhe sot. E vecanta e nene Terezes qe e ben model dhe frymezim per ne dhe brezat qe do vijne, eshte se Nene Tereza I falej vetem Perendise, dhe besonte vetem ne te. Ne sot i falemi parave, pushtetit, fames, karrieres, bejme idol cfare nuk bejme, vetem Perendine s'e afrojme kollaj... Blessings.

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1