Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | STUDIME | Pesë aspektet e munguar të thelbizmës së shkrimit në ...

Pesë aspektet e munguar të thelbizmës së shkrimit në ...

Font size: Decrease font Enlarge font
image Dr Fatmir Terziu

 

Pesë aspektet e munguar të thelbizmës së shkrimit në monizëm

Dr Fatmir Terziu

 

Shkrimi i një romani ishte “një detyrë e frikshme” më thoshte gjatë bisedave të lira shkrimtari elbasanas, Bahri Myftari. “Shkrimtari e merrte lejene tij krijuese dhe dridhej”, - shtonte ai, kështu që linte të nënkuprohej se mungonte gjëja parësore, mbetej ajo që i jepte lirinë e të shkruarit shkrimtarit të viteve të komanduara nga ideologjia dhe partishmëria. Sipas metodës së komanduar të “Realizmit Socialist” për shkrimtarin bëhej akoma më e vështirë ajo që dihet kudo në fushën e krijimtarisë, se pak njerëz kanë sukses në krijimin e një historie që mban të gjithë atë që ka në mendje autori me atë që duhet të ketë në mendjen e tij dhe lexuesi, me atë që duhet ta bëjë një vepër komplekse së bashku. Kështu që në atë situatë nënkuptohet dhe ndoshta ende bëhet më evështirë edhe për tu kuptuar dhe sot se edhe ata që kanë marrë klasa të panumërta studimi, dhe ata që kanë shkëlqyer në Universitete dhe që lexonin dhe ende lexojnë dhjetra libra mbi shkrimin e romanit ende e kanë të vështirë të kenë një ide të plotë, se si të ndërtonin në atë kohë një roman të fortë, kjo pasi direktivat dhe sugjerimet, kanali në të cilin duhet të ishte romani ishte i parastrukturuar (ndryshe kartonizimi dhe pasojat ishin jo të pakta). Po pse ishte kaq e vështirë? A nuk ishte si kurdoherë vetëm një çështje e nxjerrjes së një komploti interesant dhe hartimi i karaktereve empatikë? Jo nukishte. Shembujt janë të shumtë. Shumica e romaneve ishin dhe nga leximet e sotme kuptohet fare qartë se janë me të meta serioze, pavarësisht planifikimit të kujdesshëm dhe ideve kreative, pavarësisht “gjykimit” për nivelin dhe metodën me të cilën u ndikuan. Pse? Sepse struktura nuk është një shtyllë që mban historinë dhe se vetë koha në të cilën u ndal historia e të shkruarit ka “prop-realizmin” si një pasqyrë e ngjashme me situatat tek “Borëbardha”.

            Po të shohim në thelb nga vetë ajo që thuhej në atë kohë dhe nga ajo që ende ekziston edhe edhe sot në teoritë krijuese romanet, sikurse ndërtesat, duhet të përputhen me parimet strukturore të testuara me kohë. Po a përputheshin realisht me kohën vetë romanet e asaj kohe? Në leximin e vetë propagandës së asaj kohe shihen “dyshime”, “kritika”, “devijime”, por në asnjë rast argumentime shkencore dhe të bazuara të paktën në thelbin e shtyllave që mbajnë gjallë një letrësi, dhe për vetë kohën ndoshta. Në thelb ato janë katër shtylla në fakt. Dhe përderisa shumë libra në artin e shkrimit të asaj kohe japin dhe mbesin si vlera të asaj kohe për kohërat e tjera, nëse një shkrimtar i krijoi në kushtet e asaj kohe, me rregullat dhe udhëzimet e detyrueshme të asaj kohe, edhe nëse shpëtuan dhe kanë jetën e tyre, natyrshëm pos një leximi të detajuar shihet dhe kuptohet qartë se kur shkrimtari nuk krijon së pari katër shtyllat kryesore të nevojshme për mbështetje, historia dhe ideja e tij, është shembur pa u mbyllur libri, shembet në një kohë tjetër, ose do të shembet në një të ardhme të afërt. Është kaq e thjeshtë. Ashtu sikurse një strukturë e fortë drusore ose me material tjetër të fortë që është e nevojshme për një ndërtesë për të mbështetur një çati të rëndë, një roman ka nevojë për një themel të fortë për të mbështetur një komplot. Dhe ky themel nuk mund të ndërtohet në pjesë të veçanta.

            Duke munguar një themel i fortë me të gjitha shtyllat kryesore natyrisht është ndjerë dhe mungesa esenciale. Kjo mungesë esenciale ka të bëjë me atë që sot njihet në fushën akademike se esenca me “pesë shtyllat e esencializmit”. Kohë më parë në lidhje me këtë studiuesi i Universiteti Rutgers, SHBA, Eviatar Zerubavel, u ndal hollësisht mes “Reifikimit dhe ndërtimit social të një realiteti objektiv” për të na shpjeguar thelbin e një teorie të bazuar në diskutimin e Berger dhe Luckmann për këtë qëllim. Në këtë teori natyrshëm del qartë pse esencializmi i shkrimeve dhe letrave shqiptare të kohës moniste kishte dhe dikton qartzi mangësinë e tij. Këto mangësi sqarohen pa ndonjë sforcim të madh, pasi në argumentin e mbështetur tek kjo teori që mbetet ndër më të avancuarat e strukturimit dhe ideimit të një romani me thelbin esencial. Pra e thënë shkurt, duke ditur se koha në të cilën u shkrua dhe u propagandua letërsia shqiptare e viteve të monizmit, ishte nën diktatin dhe efektin laik, në tërësinë e saj mungon njëra nga pesë aspektet e thelbizmës që e bëjnë të mundur ndërtimin social të një realiteti objektiv në dukje, që është feja. Pra pesë aspektet e thelbizmës, që janë feja (siç zakonisht manifestohet në idenë e “Zotit”), shkenca (siç zakonisht manifestohet në idenë e “Natyrës”), arsyeja (siç zakonisht manifestohet në nocionin e “Logjikës”), universalizmi (si zakonisht mbetet i manifestuar në nocionin e “Gjithkushit”), dhe eternalizmi (siç zakonisht manifestohet në nocionin “Gjithmonë”), përbëjnë themelet e procesit të bërjes së të thjeshtës intersubjektive dhe konvencionale, që të duket objektive dhe e pashmangshme në ndërtimin social të një realiteti objektiv në dukje.

            Po ti shikojmë me kujdes të pesë këto aspekte, që sipas Berger dhe Luckmann, janë shtylla të një romani, pos një leximi të motivuar të mjaft prej veprave të kohës së realizmit socialist natyrishëm kuptojmë se “mungesa” është parësore dhe kështu që ndjehet se destinacioni i tyre është i kushtëzuar. Asnjëri nga aspektet e lartcituara nuk merr frymë lirshëm në këtë krijimtari të asaj kohe. Tek-tuk ka kaplime sipërfaqësore, por gjithnjë me destinacionin e kundërt, ose të sforcuar të anës që shkon për tek propaganda. Të tjerat janë probleme të debatueshme, pasi kur shqyrton pesë aspektet e thelbizmës që e bëjnë të mundur ndërtimin social të një realiteti objektiv në dukje duken larg leximit, fati dhe fakti i shkrimit mbetet larg vitrinave të librit.

 

 

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1