Newsletter
Email:
Poll: Fjala e Lire
Si ndiheni tek Fjala e Lire?
Home | STUDIME | Shkolla e sotme, reflektim i tërë pamjes sociale shqiptare

Shkolla e sotme, reflektim i tërë pamjes sociale shqiptare

Font size: Decrease font Enlarge font
image Dr Fatmir Terziu

Shkolla e sotme, reflektim i tërë pamjes sociale shqiptare

Dr Fatmir Terziu

 

Problemet e shkollës së sotme janë një model i pastër i problemeve të të gjithë shoqërisë shqiptare. Kjo tregohet nga mjaft sondazhe, por dhe në analizën e vetë problematikave, që ndodhin sot në tërë shoqërinë shqiptare, ku elementi dhe pozicioni i termit “mësues” në të gjithë vendin në periudhën e viteve të fundit, është vetëm një nyjë e propagandës së sistemit arsimor-edukativ për tërë Arsimin Gjithëpërfshirës. Një raport me financimin e disa organizmave e quan arsimin gjithëpërfshirës, atë që nënkupton nxënës të ndryshëm dhe të veçantë që mësojnë së bashku në të njëjtën klasë. Raporti studimor “Përballimi i sfidave të arsimit gjithëpërfshirës në Shqipëri (TIRANË, 2016) thotë se “Sistemet gjithëpërfshirëse ofrojnë një arsim më cilësor për të gjithë fëmijët dhe janë instrumentalë përsa i përket ndryshimit të qëndrimeve diskriminuese. Sipas UNICEF (2015), arsimi gjithëpërfshirës është përgjigje ndaj nevojave të nxënësve dhe jetës së tyre. Prandaj, Arsimi Gjithëpërfshirës nuk ka të bëjë me faktin për t’u mësuar nxënësve të përballen me sistemin arsimor jo-reagues. Arsimi Gjithëpërfshirës është mjeti sipas të cilit metodat e mësimdhënies, kurrikula, mbështetja për stafin dhe pedagogjinë përshtaten ndaj të nxënit për të GJITHË nxënësit, duke përfshirë ata nxënës të cilët sistemet tradicionale nuk kanë mundur t’i mbulojnë.”

Dihet që të rriturit janë një model i sjelljes për fëmijët, edhe nëse mund të thuhet se ata “nuk e kuptojnë këtë”. Ajo që ne mund të shohim ose të dëgjojmë në oborr ose në korridoret e shkollës është rezultat i gjithçkaje që të rriturit demonstrojnë në sferat e tjera të jetës së përditshme dhe publike, madje është dhe ajo që ata komunikojnë me njëri-tjetrin. Ndër problemet më të mëdha, mësimdhënësit raportojnë ndjenjën e mosndëshkimit mes nxënësve (51%), mungesën e disiplinës (48%), agresionin fizik (45%), ndjesitë e humorit të keq dhe arsimit të keq (37%), agresionit verbal (36% mirëkuptimi dhe toleranca mes nxënësve (29%) Këto probleme janë në një masë të madhe rezultat i modeleve të sjelljes dhe komunikimit ndërmjet të rriturve që adoleshentët vëzhgojnë.

Mes problemeve specifike të sistemit arsimor, mësuesit theksojnë se mbetet mungesa e interesit të nxënësve për materialin mësimor dhe kompleks (49%) dhe metodën e vështirë për tu qasur në kurrikula (31%). Këto dy probleme janë të dy sfida të mëdha, që qartazi duken dhe në paraqitjet e programeve ministrore, po aq dhe në detajet e vetë lidershipit aktual (Kryeministrit që formën alegorike e transmeton sa në publik, aq dhe në mbledhjet ministrore) dhe vetë Ministres së Arsimit (ku duket një dështim total dhe madje heshtak), duket qartë pra, se nuk janë hartuar ende efikasitete për të kapërcyer sistemin arsimor. Bazuar në mediat dhe raportet përkatëse të lidhura me këtë temë, që gjaton në itinerarin e viteve të fundit, pra në të njëjtën kohë, shumica e mësuesve besojnë se shkolla luan një rol të rëndësishëm në formësimin e vlerave të të rinjve dhe theksojnë se shkolla duhet të edukojë në cilësi të tilla si toleranca (85%), respektimi i jetës njerëzore dhe dinjitetit (75%). Në anën tjetër (61%), mendojnë se duhet të theksojmë respektin për të drejtat e njeriut (60%), solidaritetin dhe ndihmën e ndërsjellë (59%), ndjeshmërinë dhe bashkëjetesën (51%), vetëvlerësimin dhe lirinë e shprehjes (66%), respektin për kulturat dhe fetë e tjera, ku duhet të spikasë barazia gjinore (45%).

Arritja e këtyre synimeve të përbashkëta nga mësuesit, megjithatë, përballet me përmbajtjen komplekse të të nxënit dhe sfidën për të paraqitur materialin e diskursit të munguar të këtyre vlerave në një mënyrë interesante dhe tejpërfshirëse interesante. Në përgjigje të këtyre vështirësive shfaqet filozofia e arsimit gjithëpërfshirës, ​​duke u fokusuar në nevojat e secilit fëmijë dhe duke zhvilluar potencialin e tyre, duke mbështetur mësuesit dhe duke punuar me bashkësinë e gjithëpërfshirjes shoqërore, me tërë elemëntët angazhues, të thirrur në angazhim, të detajuar për angazhimin dhe për të gjithë ata që shihen si elemëntë plotës në këtë rol. Më një sërë shtetesh ka vite që funksionon Programi “Një shkollë për të gjithë” (One School for All), i mbështetur edhe nga SHBA dhe BE. Në mjaft vende të  Ballkanit, ky program punonnë disa shkolla partnere për të ndërtuar Modulin Arsimorr për Arsimin Gjithëpërfshirës për të ndihmuar me metodologjinë dhe për të mbështetur mësuesit në krijimin e gjithnjë e më shumë komuniteteve shkollore gjithëpërfshirëse. Edhe pse programi në këto vende është në fazën e tij të parë, ndryshimet në qëndrimet tashmë janë të pranishme. Si rezultat i projektit për vetëm një vit, qëndrimi pozitiv i mësuesve drejt arsimit gjithëpërfshirës në shkollat ​​pilot pothuajse është dyfishuar. Për shembull në Bullgari, nga 36% në vitin 2014 arriti në 69% në periudhën që rezultoi studimi. Thuhet se edhe raporti i mësuesve që mbështesin fuqishëm arsimin gjithëpërfshirës në shkollat ​​ku po zbatohet programi është duke u rritur. Si shembull i këtij programi, në nivel kombëtar, 62% e mësuesve në Bullgari janë të vendosur dhe të interesuar në shkollë për të punuar në një program arsimor gjithëpërfshirës, ku ​​25% e tyre thonë se kjo është e rëndësishme, por vetëm pjesërisht dhe vetëm 2% mendojnë se arsimi gjithëpërfshirës nuk është i rëndësishëm. Ndërsa 10% nuk ​​kanë mendimin e qartë për këtë çështje.

Nevoja për të zgjeruar idetë dhe praktikat e arsimit gjithëpërfshirës është shumë e rëndësishme për të gjithë edukatorët që të përdorin modelet dhe përfitimet e arsimit gjithëpërfshirës, ​​të mbështesin në mënyrë adekuate diversitetin e klasës dhe të krijojnë një organizatë në nivel shkolle, ku të gjithë fëmijët, prindërit dhe mësuesit ndihen të pranuar dhe mirëangazhuar. Këtë në fakt asnjë program konkret në nivelet e gjithë qasjeve didaktike shqiptare nuk e ka angazhuar, përshtat situatës në të cilën ndodhet arsimi shqiptar, madje tej retorikave teorike, qasjet në më të shumtën e rasteve janë thjesht programi i strukur në termin debatues “Rilindje”. Reforma në Arsimin e lartë, ishte një dështim, të paktën këtë e konfirmon edhe vetë Ministria e Arsimit, pas ndryshimeve të bëra në ligj. Ka qenë ish-kryeministri Sali Berisha i cili ka bërë publik mesazhin e një Pedagogu në fillimin e këtij viti, bazuar në një shkresë të Ministrisë së Arsimit, datuar 29/12/2017, i cili tregon se si Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla, ka firmosur një udhëzim për riorganizimin e strukturave akademike në administratën e Institucionet Publike të Arsimit të Lartë. Por, ndërsa kjo ndodh për këtë nivel, farsa ndëshkuese në nivelet e tjera duket se kënaqet vetëm me postimet e “frutshme” në rrjetet sociale të Kryeministrit, që bazon ecurinë në “projektet e vogla”. Sidoqoftë, nëse mund të ndalemi tek projektet e tilla, pamja e parë duket ndryshuese.

Sidoqoftë, megjithëse projektet pilot janë ende të vogla, idetë dhe filozofia e arsimit gjithëpërfshirës ka filluar të gjejë një vend në pikëpamjet dhe perceptimet e mësuesve shqiptarë, që ende janë larg informimit të plotë me rregullat dhe reformën e saktë në arsim. 71% e mësuesve kanë ende qëndrimin se nevojat e secilit fëmijë janë në qendër dhe ata përpiqen të zhvillojnë potencialin e të gjithë alumnit të tyre. Kështu që, mësimdhënësit nuk ndihen plotësisht të sigurt se mund të ndikojnë në zhvillimin e studentëve, pavarësisht mjedisit familjar, përpjekjeve prindërore dhe edukimit të fëmijëve. Pak më shumë se gjysma e mësuesve thonë se kanë përvojë në mësimin e fëmijëve me nevoja të veçanta arsimore (58%). Por dihet qartë se vetëm përvoja nuk mjafton për t'i bërë mësuesit më të sigurt dhe më të hapur. E gjitha mbetet tek fokusi i arsimit gjithëpërfshirës. Po a ndihet ende efikas në rrjetin e programuar shqiptar?

Qëndrimet në favor të arsimit gjithëpërfshirës kanë qenë në vetvete në qendër të debateve të ndryshme. Ato janë vetëm faza e parë dhe ka ende shumë hapa që duhet të ndërmerren për ta bërë atë të vërtetë në shkollë. Përkundër gatishmërisë së deklaruar profesionale, mësuesit shpesh nuk i njohin teknikat dhe modelet e mirëpërcaktuara për të punuar me fëmijët që kanë nevojë për mbështetje shtesë, kështu që ata preferojnë të mos kenë fëmijë të tillë në klasën e tyre. Kjo pasiguri është veçanërisht e dukshme në dallimet në nivelet e pranimit të fëmijëve të ndryshëm, në varësi të vështirësive të tyre të të mësuarit dhe përparimit akademik, por mbi të gjitha aftësinë e tyre për të respektuar edhe kërkesat e klasës.

Nga raportet e Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë mësohet se mësuesit janë shumë më të mbështetur në përfshirjen e fëmijëve me vështirësi në mësim në socializim, si dhe nevoja të veçanta për shkak të aftësive të kufizuara fizike. Nivele të ulëta të mbështetjes për përfshirje janë në dispozicion për fëmijët me dëmtime shqisore. Kjo mbështetje e ulët, thuhet në këto raporte, lidhet drejtpërdrejt me gatishmërinë e dobët të mësuesve për të planifikuar aktivitetet e duhura në klasë dhe mungesën e mbështetjes në punën me fëmijët e klasës. Megjithëse përfshirja është një proces që është deklaruar teorikisht gjithnjë, siç është e qartë nga qëndrimet, arsimi gjithëpërfshirës për ta shpesh reduktohet në frekuentim në klasë.

Rritje të shumta në përfshirjen e fëmijëve me probleme të sjelljes si agresioni verbal dhe mospërputhja e sjelljes janë detaje që i bashkëngjiten dhe ikjeve masive të fëmijëve nën moshë, ku më së shumti në dosjet e kërkesave të tyre për azil raportojnë elemntë të tillë që qasen tek dështimi i arsimit dhe procesit arsimor. Dhe në këtë aspekt të arsimit gjithëpërfshirës, ​​mësimdhënësit kanë nevojë për mbështetje nga njohuritë dhe aftësitë e pedagogjisë pozitive dhe nga përmirësimi i organizimit në shkollë, pasi sjellja është një aspekt që manifestohet jo vetëm në klasë, por edhe në shkollë, si në mesin e familjes ashtu dhe të shoqërisë. Por, duhet thkesuar dhe parë me entusiazëm fakti që raportohet se përkundër vështirësive me të cilat ballafaqohen, mësimdhënësit shqiptarë e shohin veten si frymëzues dhe nxitës të nxënësve të tyre (83%). Mësimdhënësi shihet jo vetëm në rolin si një transportues i njohurive dhe fakteve, por dhe në rolin aktiv të bërjes pjesë të programeve, duke shtuar intervenimet teorike, praktike, gojore dhe akademike, duke inkurajuar pjesë të strukturës arsimore në plane konkrete, inkurajuese, shpresëdhënëse dhe mjaft didakte për kohën dhe të ardhmen e brezave që mendojnë se kanë humbur shpresat tek arsimimi shqiptar. Duke ditur se qasja e UNICEF-it ndaj Arsimit Gjithëpërfshirës bazohet te shtatë parimet bazë të të drejtave të njeriut: universaliteti dhe patjetërsueshmëria; pandashmëria; ndërvarësia dhe ndërlidhja; barazia dhe mosdiskriminimi; pjesëmarrja dhe përfshirja; fuqizimi; dhe llogaridhënia dhe respektimi i sundimit të ligjit, problemi që ngritëm shkon më në brazdën e tij të duhur. Pra sikurse dhe raporti i lartcituar shtjellon “Sistemi arsimor shqiptar dhe kompleksiteti i tij janë një pasuri e një sërë zhvillimesh dhe aktivitetesh historike, politike dhe sociale. E drejta për arsimim për të gjithë fëmijët, edhe pse është e përfshirë në legjislacion, duket se krijon një konflikt me praktikat dhe strukturat e rrënjosura të shoqërisë shqiptare.” 

Comments (1 posted):

A. H on 02/02/2018 07:19:50
avatar
Që në titull paraqitet siç vijon, një përshkrim-analizë i thukët dhe i nevojshëm!
Respekt!

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1